• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria nën ujë/ Tirana “ndahet” nga Durrësi, ja situata në orët e natës

by S M
01/12/2017 00:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria vijon të kalojë dramatike, pas një vale me mot të keq që ka pushtuar të gjithë territorin. Emergjencat Civile japin informacion për situatën e deritanishme nga përmbytjet në vend. Sipas njoftimit janë disa rrugë të bllokuara në mbarë vendin për shkak të vërshimit të ujërave. Kjo është situata e deritanishme.

Si pasoje e intensitetit te larte rreshjeve te shiut, aksi rrugor Kardhiq -Gjirokaster kalohet me veshtiresi pasi ka dale uji ne rruge tek pika e Viroit.

Aksi Fushe Kruje-Laç kalohet me veshtiresi pasi perballe lokal Arberia ne Fushe-Kruje ka dale lumi ne rruge.

Rruga e Ndroqit per ne Durres tani eshte drejt bllokimit per shkak te ujit qe po bllokon rrugen ne disa pika.

Te dyja krahet e autostrades Tirane- Durres jane te pa kalueshme.

Nga Durresi per te ardhur ne Tirane drejtuesit e mjeteve te qarkullojne ne aksin Durres-Vore-Rinas-Laknas-Kames.

Akset e tjera per momentin jane te kalueshme pa probleme.

Policia e Shtetit ka kaluar ne gadishmeri te perforcuar.

Te gjitha Repartet e FNSH, Tirane, Shkoder e Fier jane angazhuar ne mbeshtetje te Policive lokake per t’ju ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje.

Policia Rrugore eshte 100% ne rruge ne te gjitha akset rrugore.

Policia e Rendit ka shtuar patrullat te cilat jane ne gadishmeri per te nderhyre ne rast nevoje.

Policia e Shtetit po bashkepunon ngushtesisht me Emergjencat Civile, Ushtrine, Zjarrfikesit dhe ARRSH per te menaxhuar situaten.

Valias: Uji mbulon rruget, shkon në 1.5 metra, bllokohen 13 persona

Moti i përkeqësuar ka rënduar situatën në disa vende. Gjendja paraqitet e vështirë në Valias, ku 13 persona kanë mbetur të bllokuar në mes të ujit.

Edhe zjarrfikësja që shkoi t’i shpëtonte banorët ka mbetur e bllokuar në ujë. Mësohet se niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra. Forcat e Armatosura kanë mundur të shpëtojnë të bllokuarit dhe punonjësit e zjarrfikëses.

Mes të bllokuarve në 10 banesa ishin dhe 4 fëmijë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Në vendgjarje ka shkuar edhe Shefi Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Bardhyl Kollcaku. Po kështu e Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dalë në terren. Banorët janë akomoduar në qendrën shëndetësore të forcës tokësore në Zall Herr ndërkohë që të moshuarve po u ofrohet ndihma mjekësore.

Përmbytjet kanë sjellë probleme të shumta në Tiranë, ku autostrada Tiranë-Durrës është përmbytur dhe qarkullimi është devijuar në rrugë kryesore. Për shkak të përmbytjes së nënstacionit të Kasharit autostrada ka mbetur pa energji elektrike.

Gjiknuri: Golemi dhe Kashari, situatë problematike

Situata eshte teper e veshtire per shkak te permbytjeve ne te gjithe vendin. Ministrat dhe deputetet jane ne terren.

Ministri Gjiknuri deklaroi se situata vijon që të paraqitet e rëndë në Kashar dhe në Golem nga përmbytjet.

“Në përgjithësi situata është në kontroll, ka disa ndërprerje të energjisë për arsye sigurie. Më keq situata është Kashar dhe Golem, pasi janë zonat të përmbytura.

Të pjesa e City Park rruga është e përmbytur po rrezikohen edhe disa biznese. Personeli është në gatishmëri dhe është duke ndjekur situatën.

Punonjësit e lënduar në Shkodër janë në spital, por mund të dërgohen edhe jashtë shtetit. Përsa i përket HEC-eve, Komani po punon me kapacitet të plotë, ndërsa Fierza nuk ka asnjë rrezik, pasi është në nivel të ulët, pasi edhe një javë si të bjerë vështirë të mbushet” deklaroi ai në Report Tv.

 

Next Post

Shirat, Rinasi devijon disa fluturime e anullon disa të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In