• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria nën pushtetin e ujit, Porja: Rrebeshet vazhdojnë edhe sot, lajmi i mirë vjen nesër…

by A R
19/11/2025 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme, 18 nëntor, Shqipëria ishte në pushtetin e reshjeve intensive, të cilat sollën probleme dhe përmbytje në shumë zona të vendit. Në zonat rurale në veri si në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Krujë, Shkodër, pati përmbytje të shumë banesave dhe u evakuuan disa familje.  Problematike ishin edhe zona e Durrësit, Gjirokastrës dhe Vlorës.

Meteorologia Lajda Porja e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan tha se reshjet dhe rrebesh do të vazhdojnë të jenë prezente edhe këtë të mërkurë, 19 nëntor, ku zonat e veriut mbeten përsëri më të ekspozuara. Sipas Porjas lajmi i mirë vjen ditën e nesërme, pasi do të ketë një rënie të intensitetit të reshjeve. Megjithatë dita e premte dhe fundjava sjellin përsëri përkeqësim të motit.

“Pritet që fatkeqësisht të reshjet të vazhdojnë sërish në zonat më problematike si Lezha, Kruja, Durrësi, Shkodra… Veriu do të mbetet me reshje intensive, më pak qendra, kurse në jug nuk do të kemi shumë reshje intensive përjashtuar Gjirokastrën, ku do të ketë një celulë në pjesën e dytë të ditës, ku do të ketë rrebeshe. Dita e sotme, 19 nëntor, kështu do të jetë me rrebeshe, më të shpeshta dhe më të dendura në veri të vendit, më të rralla në qendër dhe në jug të vendit. Megjithatë herë pas here do të kemi erë të fuqishme.

Ka një lajm të mirë, dita e nesërme, pasi do të kemi një rënie të intensitetit të reshje, kjo për të krijuar dhe një hapësirë dhe mundësi për të tërhequr ujin në të gjitha zonat ku është raportuar për probleme. Reshjet kanë qenë shumë të dendura në veri, në zonat e thella ka rënë mbi 200 milimetra. Është një sasi shumë e konsiderueshme, e cila është në fakt një sasi mujore. Parashikohet që e enjtja dhe pjesërisht dita e premte të vazhdojë intensitetin.

Pasditen e së premtes dhe të shtunën do të kemi sërish vrenjtësira dhe reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Me reshjet që do të kemi të premten dhe të shtunën do të ketë edhe më shumë sasi të reshjeve. Është dhënë që mesin e javës së kaluar që ky fenomen do të ndodhte. Epiqendra ishte në Malin e Zi dhe u spostua në veri të vendit”, tha Porja.

Next Post
Nga SHBA në Rinas, ekstradohet drejt Italisë shqiptari i dënuar me 30 vite burg për vrasje

Nga SHBA në Rinas, ekstradohet drejt Italisë shqiptari i dënuar me 30 vite burg për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In