• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në pikën ZERO

by Java News
28/04/2020 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prof. Dr. Pajtim Lutaj

Pamjet  e  rrugeve dhe tregjeve të  Tiranës, me turma qe leviznin pa zbatuar as edhe rregullat me minimale të mbrojtjes nga  Virusi SARS-CoV-2,  jane shumë shqetësuese. Po aq e pa kuptueshme duket edhe mosreagimi i kolegeve te mij, anetare te task-forces shteterore, drejtuesve politik qe bejne be e rrufe neper ekrane e selfie, facebookisteve dhe portalisteve qe ngjirin zerin duke bere gjithollogun, duke mbyllur syte perpara turmave qe mbjellin virusin, por ngrejne shpaten para nje pensionist qe ka dale pa leje.

Ku eshte policia qe me zell te madhe la ne te ftohte jashte kufirit qytetaret e vet dhe nuk gjen forca te kufizoje shetitjen e ndaluar? Hapja ne kete menyre hedh poshte rezultatet e izolimit 45 ditor, shume rezultativ per  nderprerjen  e hallkave te transmentimit te virusit , dhe perhapjen e epidemise.

Shqiperia e popullata e Tiranes dje u kthye ne piken ZERO, mundi dhe sakrifica qe bene personeli  shendetsor u perdhos, kurajua qe popullata tregoi 45 dite e izoluar duke braktisur punen, biznesin, te afermit, dje u hodh ne det nga papergjegjshmeria e vendimmarresve, të cilet prej 45 ditesh edhe pse perdoren diktatin ne vend te pedagogjisë, ja arriten ta ruajne rregullat e karantines.

Ndersa ky weekend, celebroj paaftesine e tyre, ky weekend e degradon Shqiperine nga vendi « fanar ndriçues » ne luften kunder CoViD-19 ne nje vend me nje mase te madhe njerzish te pa pergjegjshem, (me mungese te theksuar te pergjegjesise civile), vend me drejtues politik të paafte. Ku shkoi gjithe ai angazhim, gjithe ato premtime, gjithe ato ligje, .. kush eshte pergjegjesi i ketij leshimi vrases. Shpresoje qe koleget e mij te mos jene autore te ketij leshimi.

Fatkeqsisht frutet e hidhura te kesaj hapje te pa menduar do t’i marim pas 2 javesh.  Asnje shkencetar infeksionist apo epidemiologjist nuk e perjashton rifillimin e epidemise pas një situate te njashme. Budallallek qe mund te paguhet shtrenjt. Ndoshta na ndihmon fati, nje fije shprese , o Zot, mos valle virusi po dobesohet nga ndikimi i klimës ngrohte dhe ka ulur virulencen. Dy jave pritje… Urgjentisht te ndalohet kjo baterdi Stop, Stop, Stop.

« Mbyllja e deturuar … Hapja e mire menduar »

Prej dy javesh, qe kur kurba e epidemise filloji te perkulet, te gjitha vendet filluan te mendojne dhe punojne per modalitet e hapjes.  Nese cdo qeveri objektin kryesor ka ruajtjen e kurbes se epidemise ne nivele sa me te ulta po tashme ne kushte te tjera: te hapjes , te levizjes se lire,  te rifillimit te ekonomise …  qeveria e vendit tim nuk me la kete pershtypje. Pas nje vetkenaqje te pa nevojshme per efikasitetin e izolimit dha orjentime per hapje kaotike, e cila mund te perfundoje me kosto te madhe. Orientimet e OBSh dhe keshillat e specialisteve me te mire te botes jane te qarta:  «   nuk mund te mendohet per hapje pa siguruar, maska per gjithe popullaten dhe testime diagnostikuese ». Per deri sa nuk ka nje mjekim te validuar dhe as vaxine ne duhet te mesohemi te jetojme me virusin.  Vendet tona fqinje Italia, Franca, Gjermania praktikojne modele hapje me synimin qe masat mbrojtese ne «  kohe hapje » ta mbrojne popullaten pothuajse si « ne kohe izolimi ». Qëllimi  eshte nje dhe vetem nje;  te kontrollojme shpejtesine e perhapjes se virusit (R0). Vetem kjo ruan ate pak sistem spitalor qe kemi, qe ne  e dime si e kemi.  Data e hapjes duhet të jetë data kur te jene gati te gjitha rethanat e domosdoshme.  Konkretisht, sigurimi i maskave per gjithe popullaten, testime, testime, testime diagnostikimi per cdo person qe paraqet qofte edhe shenjat me minimale te CoViD-19, te personat me rrisk te larte, te personat e kontaktit, te personeli shendetesor.  Adaptimi i masave mbrojtese te distancimit fizik ne cdo vend publik apo privat ( rregullimi i tavolinave ne restorante e bare, në shkolla, bllokimi i 1/2  vendeve ne autobuza, trena) adaptimi i tregjeve, magazinave, matje temperature, solucion hidroalkolik, doreza per cdo klient.

Epidemia nuk ka kaluar, ky virus me patollogjine qe shkakton ka shume te panjohura dhe shume te papritura, cdo veprim i pamenduar mund te behet fatal, ne dime vetem se duhet te ruajme R0 ne shifra te pranueshem per kapacitetin tone spitalor dhe te diagnostikojme sa me shume paciente duke i trajtuar dhe izoluar rastet CoViD-+ . Dhe ne fund do te shtoja se bota po punon fort, po investon shume per Vaksinen dhe gjetjen e nje mjekimi alternative nga dy studime Discovery dhe Solidarity trial 1. Respekto shkencen dhe ushtro pergjegjesi civile.

Next Post
Prostituta! Ah ju Shitoftë Zana!

Prostituta! Ah ju Shitoftë Zana!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In