• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në Olimpiadën Dimërore Pekin 2022

by A R
25/01/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pekini ka hapur dyert për pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike Dimërore. Shqipëria në këtë garë botërore të sporteve të bardha do të përfaqësohet nga 18 vjeçari Denni Xhepa, i cili do të garojë në sllallom dhe sllallom gjigant. Ai është përzgjedhur përgjatë Kampionatit Kombëtar të Skive, të zhvilluar në Alpet e Italisë.

Sipas traditës olimpike edhe Tirana zhvilloi ceremoninë e dorëzimit të flamurit delegacionit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore, në Pekin.

Deni Xhepa do të jetë flamurmbajtësi i delegacionit olimpik kuqezi në ceremoninë e hapjes. Në një ceremoni në Tiranë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dorëzoi flamurin olimpik për delegacionin shqiptar, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Ajo premtoi mbështetje për sportin.

“Sporti i bën njerëzit bashkë me paqe, harmoni, si një familje e madhe. Sportistët e rinj medalistë për ne kanë një vlerë të veçantë. Sot shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për sportin dhe sportistët e rinj. Ka nevojë emergjente për më shumë investime, sidomos në infrastrukturën sportive. Veçanërisht në sportin e skive investimet në pista skish, jo vetëm ndihmojnë zhvillimin e këtij sporti, por dhe të turizmit”, u shpreh ministrja Kushi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi

Ndër të tjera ajo shtoi se edhe pse e ka të pamundur të jetë pjesëmarrëse në Kinë e këtyre Lojërave, ndjehet krenare dhe ka besim se sportistët atje do të ngrenë flamurin shqiptar, duke na bërë krenarë.

Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding duke vlerësuar përfaqësimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike në Pekin, theksoi se kjo Olimpiadë përkon me Vitin e ri kinez, që sivjet është viti i Tigrit.

Ambasadori Zhou Ding bashkë me skiatorin shqiptar Dennis Xhepa në ceremoninë e dorëzimit të flamurit

Ambasadori kinez Zhou Ding bashkë me delegacionin shqiptar në ceremoninë e dorëzimit të flamurit

“Shqipëria gjithmonë ka qenë një pjesëmarrëse aktive në Lojërat Olimpike dhe promovuese e shpirtit olimpik. Pres me padurim që delegacioni të arrijë rezultate të mira , duke u bërë ambasador i miqësisë. Mbajtja e Lojërave olimpike dimërore është manifestim i Kinës i përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare. Në 6 vitet e fundit Kina ka ndjekur konceptin “të gjelbra, gjithëpërfshirëse, të hapura dhe të pastra “për të përgatitur Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Kemi besim të plotë t’i ofrojmë botës një olimpiadë të efektshme, të sigurtë dhe të shkëlqyer. Viti i ri kinez po vjen. Në kulturën tonë tigri simbolizon guxim dhe forcë. Le të frymëzohemi nga shpirti “më shpejt, më lart, më fort së bashku” për të mposhtur të gjitha vështirësitë që kemi përpara. Së bashku për një të ardhme të përbashkët”, tha kryediplomati kinez në Tiranë.

Kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli

Ndërsa për kryetarin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në të gjitha edicionet e Lojërave Olimpike.

“Ndodhemi në prag të festimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, ndonëse në mes kufizimesh të shumta. Pavarësisht kufizimeve, KOKSH është gati të përfaqësohet me vlerat më të mira në këto Lojëra me sportistin e ri Denni Xhepa, të disiplinës ski alpine. Ndonëse mund të konsiderohemi një ekip i vogël, ai është vlerë, me anë të të cilit Shqipëria dhe KOKSH do të përfaqësojnë më të mirën”, tha kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ka bërë të qartë prioritetin për sportin dhe për aktivitetet sportive, duke theksuar se këtë vit Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“ I dashur Denni, ti do të jesh ambasador i Shqipërisë në Kinë në këto Lojëra. Do të jesh personifikim i asaj që ky vend investon në sport”, tha Seferi.

Presidenti i Federatës së Skive Elvis Toçi në këtë ceremoni vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

“Është një moment që skija shqiptare po i sjell fame Shqipërisë sonë të vogël. Ky lloj sporti mund të bëhet sporti i së ardhmes së shqiptarëve, sepse është turizëm, industri dhe do të sjellë në Shqipëri mjaft të ardhura”, tha Toçi.

Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës

Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës

Përgatitjet e Kinës për Lojërat Olimpike Dimërore janë vlerësuar nga kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës .

“Jam i bindur te serioziteti i qeverisë kineze, që do të jenë Lojërat më të mira në botë për sa i përket mënyrës së organizimit”, theksoi kryetari i KOKSH-it

Vetë skiatori Denni Xhepa, i lindur dhe rritur në Itali po pret me shumë emocion garimin në Olimpiadën e Pekinit.

Ministrja Kushi i dorëzoi skiatorit shqiptar Denni Xhepa flamurin kombëtar

Ministrja Kushi i dorëzoi skiatorit shqiptar Denni Xhepa flamurin kombëtar

“Është një ngjarje e jashtëzakonshme. Jam vetëm 18 vjeç dhe po shkoj në Olimpiadë, ky është eventi më i madh për një sportist, për një skiator, dhe mezi po pres që të shkoj në Kinë”, u shpreh ai.

Sipas raportit botëror për turizmin dimëror dhe malor, Shqipëria, edhe pse ka 70% të territorit malor, nuk është e njohur si destinacion skish dhe i vetmi teleferik është instaluar vetëm në vitin 2012. Edhe numri i personave që bëjnë ski për sport apo për pasion është i vogël. Shqiptarët e apasionuar pas skive e ushtrojnë këtë sport në resortet në vendet fqinjë.

Ndryshe nga fqinjët, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në Shqipëri mungojnë restortet e dedikuara për turizëm malor dhe pistat moderne të skive. E vetmja pistë modeste skish funksionale 700 metra e gjatë ndodhet në Bigëll të Boboshticës, në Korçë, e krijuar me nismë private. Dëshira dhe përkushtim, i ndërthurur me punën me siguri do të masivizojnë sportet dimërore në Shqipëri, për të shënuar një faqe të re dhe në përfaqësimin rajonal e ndërkombëtar në këto sporte. Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë një hap i rëndësishëm në ngritjen e sporteve dimërore shqiptare në piedestalin e merituar.

Eda Merepeza

Next Post
Protesta e 8 janarit/ Pas Berishës, në Prokurori edhe Basha. Kur pritet të merret në pyetje. I pari paraqitet Bardhi

"Ka hall të përbashkët me Berishën e Ramën"/ Bardhi i përgjigjet Metës: Gjuha e Foltores e padenjë për Presidentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja e vërteta e pezullimit të vizave amerikane

Ja e vërteta e pezullimit të vizave amerikane

January 15, 2026
SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk preken ato turistike, por vetëm…

January 15, 2026
Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

January 15, 2026
Vrasja e një gruaje nga oficeri i emigracionit, Trump: Ishte për vetëmbrojtje!

Arktiku nën tension/ Si politika e Trump dhe aktiviteti rus rrezikojnë marrëveshjet ndërkombëtare

January 15, 2026
E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

January 15, 2026
“Ke faj o Sali, ke faj..!”/ Ish ministri i LSI sulmon Bashën: Grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon faqen e zezë

“Vendimi 44/25 i Kushtetueses rrëzon hetimet e ngritura mbi grabitjen e të dhënave nga celularët”

January 15, 2026
Ngjarje e rëndë në Korçë, e moshuara ndërron jetë nga asfiksia

Ngjarje e rëndë në Korçë, e moshuara ndërron jetë nga asfiksia

January 15, 2026
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

January 15, 2026
Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In