• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria në mesin e 8 vendeve të botës që ndaloi krishtërimin

by Java News
27/12/2015 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festat e Krishtlindjeve nuk festohen në të gjitha vendet e botës, por, përveç që nuk festohen, ato kohë më parë ishin të ndaluara nga disa vende. Së fundmi është Somalia ajo që ka ndaluar festat e të krishterëve, transmeton Koha.net. “Metro” raporton për tetë vendet në botë që kanë ndaluar krishterimin gjatë historisë, ndër to është edhe Shqipëria, që një gjë të tillë e kishte bërë në vitin 1967, e që madje ka hyrë në histori si vendi i parë i shpallur zyrtarisht ateist. Arabia Saudite- Si një vend që njihet për rregullat rigoroze në fenë islame, nuk është edhe aq befasuese që festat e të krishterëve nuk inkurajohen të mbahen. Në vitin 2015, Qeveria e këtij vendi ka ritheksuar qëndrimin e saj anti-krishterë, përmes gazetës Arab News, kur kishte lejuar punëtorët jo-myslimanë të festojnë Krishtlindjet brenda ndërtesës.

Sheikh Mohammed Al-Oraifi, dijetar saudit, ka thënë se “myslimanët nuk lejohen të festojnë dhe të përkrahin festat e të tjerëve”. Sipas tij, në rast se e bëni këtë, atëherë e predikoni besimin e tyre. “Nëse ata e festojnë lindjen e të birit të Zotit dhe ju i mbështetni, do të thotë se ju e predikoni besimin e tyre”, thuhet në shkrimin e kësaj gazete.

Anglia- Ndërmjet viteve 1647-1660, kur një lëvizje puritane e udhëhequr nga Oliver Cromëell u vendos në Angli, festat e shenjta ishin dekurajuese. Krishtlindjet në veçanti konsideroheshin si ditë “që i jep liri trupit dhe kënaqësisë seksuale”.

Dyqanet duhej të mbeteshin të hapura dhe për shkak të ndalimit kishte pasur përleshje të mëdha në këtë vend gjatë këtyre festave.

Koreja Veriore- Ky vend është mjaft armiqësor ndaj festimit të Krishtlindjeve. Aq shumë saqë ka qenë shumë afër që të hyjë në luftë me Korenë Jugore, për shkak se ata kishin dashur të ndërtojnë një bredh rreth 10 metra të lartë afër kufirit.

Koreja e Veriut nuk ishte e lumtur, duke e quajtur atë një mjet të luftës psikologjike dhe duke kërcënuar se do të përdor artileri.

“[Kulla] nuk është vetëm një mjet për ngjarjet fetare, por një simbol i dallaveres për të rënduar konfrontimin për përshkallëzimin tensioneve”, kishte shkruar media shtetërore e Koresë së Veriut. Koreja e Jugut përfundimisht hoqi dorë nga ndërtimi i tij.

Taxhikistan- Është një nga tre vendet që këtë vit ka ndaluar festimin e Krishtlindjeve.

Në vitin 2013 kishte ndaluar të shfaqet në TV një version të Babadimrit. Ndërsa këtë vit, vendi ka ndaluar edhe bredhin e Krishtlindjeve dhe dhënien e dhuratave fëmijëve në shkolla.

Ministria e Arsimit në këtë vend gjithashtu ka lëshuar një dekret përmes së cilit ndalon “përdorimin e fishekzjarrëve, ushqimet festive, dhënien e dhuratave si dhe ngritjen e fondeve për festat e Vitit të Ri”.

Brunei- Ky është vendi i tretë që gjatë këtij viti ka ndaluar festimin e Krishtlindjeve. Sulltani i Bruneit ka thënë se shtetasit e vendit të tij mund të dënohen deri në pesë vjet burgim në rast se festojnë Krishtlindjet. Jo-myslimanët janë të lejuar që të festojnë këtë festë në komunitetet e tyre, por nuk lejohen që të ndajnë planet e tyre me myslimanët e vendit, që përbëjnë 65 për qind të popullsisë. Në një deklaratë, Ministria e Çështjeve Fetare të këtij vendi ka thënë se ata besojnë se mund të kërcënohet feja myslimane në vend.

“Këto masa kanë për qëllim që të kontrollojnë festimin e Krishtlindjeve dhe haptazi mund të dëmtojnë komunitetin mysliman”.

Shqipëria- Fakt interesant është se Shqipëria ishte shpallur shteti i parë ateist në botë. Shqipëria kishte ndaluar krishterimin si religjion në vitin 1967, që nënkuptonte se nuk mund të festoheshin Krishtlindjet.

Ishte konstituar Ligji për dënim me burgim nga tre deri në dhjetë vjet për “propagandë fetare dhe prodhimin e saj, shpërndarjen ose ruajtjen e letërsisë fetare”.

Kjo ishte deri me rënien e regjimit komunist, në vitin 1990, kur janë lejuar që njerëzit të predikojnë ritet e tyre fetare.

ShBA- Për herë të parë ndalimi i festës së Krishtlindjeve kishte ndodhur në vitin 1620, kur pelegrinët e krishterë që kishin shkuar në Amerikë ishin detyruar që në ditën e Krishtlindjeve të punojnë. Ndërsa për vitet 1659-1681 Gjykata e Përgjithshme në Massachusetts kishte ndaluar festimin e Krishtlindjeve, dhe në rast se kapej dikush duke festuar, dënohej.

Krishtlindjet ishin bërë legale në vitin 1840.

Kina- Që kur Partia Komuniste ka ardhur në pushtet në vitin 1949 dhe kishte ndodhur ristrukturimi i religjionit, Krishtlindjet ishin një subjekt kontrovers. Në këtë vend mund të shohësh mënyra të ndryshme të festimit komercial, si në Pekin, apo në dyqanet e mëdha të këtij vendi. Megjithatë ka pasur ndalesa në festimin e tyre në shkolla dhe në Universitete.

Kjo ishte bërë për shkak të parandalimit të rritjes së kulturës perëndimore në vend.

“Nuk duam të ndalojmë festivalet e perëndimit, por shpresojmë që të balancojmë këto festa në shkolla. Studentët mund të mësojnë për festivalet perëndimore, por nuk duhet të jenë shumë të entuziazmuar për to”, ka thënë një zyrtar i edukimit nga provinca Zhejiang për “Global Time”.

Next Post

U mbajt peng tre orë, por Klajdi Gjeçi jep dëshmi të dyshimtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In