Faqja e njohur e internetit, BrightSide ka përfshirë Shqipërinë në një listë me 12 vende për të vizituar për 2018.
Lista është hartuar duke ekuilibruar atë çfarë ofron vendi me çmimin e lirë.
“Shqipëria është plot me vende magjike, që nga qyteti i Gjirokastrës, Syri i Kaltër, Liqeni i Shkodrës, Ksamili, Butrinit, Thethi dhe akoma më shumë.
Për më tepër, është e lehtë të gjeni dhoma në hostel për 5 euro në ditë dhe hotele për 10 euro.
Çmimet e ushqimeve dhe të pijeve janë ndër më të lirat në Europë dhe restorantet ofrojnë një kuzhinë të pasur tradicionale dhe mesdhetare”, thuhet në përshkrimin e bërë nga Bright Side për vendin tonë.










