Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e marrë sot që i jep Shqipërisë kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2020.
Në një postim në Twitter, Soreca shpreh mbështetje për këtë rol të rëndësishëm që do të marrë Shqipëria.
“Ambasada e BE në Shqupëri mirëpret vendimin për miratimin e kandidaturës së Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së. Presim me padurim të japim mbështetjen tonë për këtë rol të rëndësishëm” – shprehet ambasadori i Bashkimit Evropian.
/A.Rada