• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në javën e shpërthimit masiv të Covid-19/ DW: Të ndalet me çdo kusht kërdia! Si t’i shpëtoni skenarit italian

by Java News
24/03/2020 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandemia e COVID-19 ka hyrë në javën e shpërthimit intensiv në Shqipëri. Dyfishohet numtri i viktimave dhe të infektuarve.

Stuhia e paralajmëruar për shpërthimin e COVID-19 nisi. Pandemia e shkaktuar nga COVID -19 hyri të hënën, (23.03.2020) në javën e tretë, në atë të shpërthimit të saj intensiv. Deri në orët e para të pasdites, të hënën u dyfishuan viktimat dhe rastet e reja të prekura nga virusi vdekjeprurës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Përkrahjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri pasdite bilancin e ditës së parë të javës së rrezikshme: “Numri i viktimave arriti të hënën në 4, njëri prej tyre në moshën 43 vjeҫare, që nuk vuante nga asnjë sëmundje; rastet e reja janë 15; personat e testuar arritën në 856. Hartës së të prekurve iu shtuan të hënën Vlora dhe Shkodra”, tha ajo për mediat.

Tirana vazhdon të kryesojë me 68 të prekur, e ndjekur nga Fieri me 8 raste, Durrësi me 7, Vlora me 4, Kavaja dhe Korҫa me 3, Elbasani, Lushnja, Rrogozhina me 2 dhe Shkodra me 1 rast.

Në Spitalin infektiv në Tiranë numri i të prekurve arriti në 49 pacientë. Nga pacientët e shtruar në dy javët e para të pandemisë janë shëruar vetëm 5 vetë.

Qeveria po forcon masat për izolimin e vendit. Pas mbylljes së të gjitha lidhjeve ajrore dhe detare me Italinë, vendet fqinje dhe Britaninë e Madhe, ajo ndërpreu në mesnatën e djeshme, (22.03.2020) të gjitha fluturimet nga dhe drejt Shqipërisë, E vetmja linjë ajrore që funksionon për ndihma humanitare është ajo nga dhe drejt Stambollit, e kompanisë ajrore Air Albania, me 51% të aksioneve të zotëuara nga Shqipëria dhe 49 % nga Turqia, që udhëton me flamurin shqiptar.

Rama apel qytetarëve: Mos luani me zjarrin

Pas 40 orësh në karantinë totale, autoritetet lejuan të hënën daljen e kufizuar nga vetë -izolimi: vetëm 8 orë, nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13.00, të pashoqëruar me askënd dhe në distancë të paktën prej 1 metri nga ҫdo kalimtar dhe klient në supermarket dhe farmaci.

Kryeministri Rama, që ndodhet në vetë-izolim bashkë me familjen në shtëpinë e tij që nga 12 marsi, u solli në vëmendje qytetarëve të hënën, vlerën e paҫmuar të jetës përmes respektimit strikt të kufizimeve apo sic i cilësoi ai ato “të ligjit të luftës.” “Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë. Mos luani me zjarrin. Duhet të ndalim me çdo kusht kërdinë. Do humbasim njerëz, por të mos humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës” iu drejtua kryemnistri Rama, të hënën qytetarëve.

A kërcënon Shqipërinë skenari italian i epidemisë?

Por frika nga kërdia është e pranishme tanimë. Numri ҫdo ditë në rritje i viktimave në veriun e Italisë është tmerrues: mbi 400 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj. Virusin në Shqipëri e sollën lëvizjet e shqiptarëve në muajin shkurt në dy anët e Adriatikut. Autoritetet bëjnë me dije se më shumë se 100 mijë shqiptarë kanë udhëtuar gjatë shkurtit nga Italia në Shqipëri dhe në drejtim të kundërt.

A kërcënohet Shqipëria nga i njëjti skenar si ai në Itali? Kjo është pyetja tronditëse që ngrihet tani në Shqipëri.

Prof. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist i njohur në Shqipëri thotë për DW, në komunikim on line se ” këtë javë rastet do të shtohen shpejt. Ne shohim majën e ajsbergut të kesaj pandemie, pasi njohim rastet që kanë simptomat e sëmundjes dhe gjurmojmë për të identifikuar rastet e kontaktit,” thotë ai për DW. “Nuk besoj që në Shqipëri do ndodhë skenari Iitalian. Kjo ngaqë autoritetet morën që herët masa kufizuese dhe mospasja e të njëjtës strukture moshore të popullatës me sëmundje kronike” thekson ai. Ai vë në dukje, se nëse ky skenar do të ndodhte në Shqipëri, do të ishte shumë e vështirë për ta përballuar.

Shqipëria – kapacitete të pamjaftueshme, jetik vetë-izolimi

Një mundësi hipotetike e skenarit italian do të ishte katastrofë për Shqipërinë. „”Është fakt që kemi nje numër te kufizuar respiratorësh dhe shtretërish në repartet e terapisë intensive. Kemi emergjencë për pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe medikamentet e reja qe kanë treguar më shumë efikasitet dhe siguri për qytetarët”, thotë Dr. Pipero.

Ai thekson se pandemia e COVID-19 i ka tejkaluar parashikimet dhe kapacitetet në shumë vende. “Tani është bërë pothujse e pamundur për të trokitur në porta të tjera për ndihma apo blerje. Prandaj më shumë se respiratorët dhe medikamentet, rezultatet efikase për të mos ndodhur skenari italian apo spanjoll është bindja e qytetarëve për të respektuar në mënyrë të rreptë vetë-izolimin dhe rregullat e mbrojtjes të vehtes dhe të të tjerëve,” thotë Dr. Pipero për DW.

Thirrjet për të respektuar kufizimet nga të gjithë pa asnjë përjashtin janë shtuar. Dr. Dritan Kalo, infeksionist u bëri apel atyre që thyejnë kufizimet: „Me këtë mënyrë sjellje të papërgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni veten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtojë mjekësia” bëri ai thirrje publike të hënën. /DW/

Next Post
Lezha zgjeron hartën e Covid-19 në Shqipëri, infermierja e infektuar izolon edhe kolegët

Lezha zgjeron hartën e Covid-19 në Shqipëri, infermierja e infektuar izolon edhe kolegët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

January 25, 2026
Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

January 25, 2026
Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

January 25, 2026
1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

January 25, 2026
Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

January 25, 2026
“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

January 25, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

January 25, 2026
“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

January 25, 2026
Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

January 25, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In