• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në fokus të përplasjeve politike në Britani

by A R
03/05/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muajin që shkoi, ministri britanik i Drejtësisë shkaktoi një furtunë reagimesh me sugjerimet se në rastin e një Brexit-i, partneritetin e saj me Europën, Britania mund ta zëvendësonte me një marrëveshje të tregtisë së lirë me vende si Shqipëria.

Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama gjeti pasqyrim të menjëhershëm në shtypin vendas pas deklaratës për “The Times” se e kjo ishte “ca si e çuditshme” e se nuk pretendon që vendi ynë të ketë fuqinë politike dhe ekonomike për të qenë rivalë të BE-së.

Në mbështetje të tij, thotë “London Evening Standard”, ka dalë dhe Miriam González Durántez, juriste e njohur në vend dhe njëkohësisht bashkëshorte e ish-zëvendëskryeministrit, Nick Clegg.

“Sapo e degjova, ma përshkuan trurin imazhet e mijëra britanikëve që sulen të kontrollojnë Wikipedia-n për të pare se ku është Shqipëria”, shkruan Durantez në blogun e saj “Mum and Sons”.

Është e qartë, vazhdon ajo, se kushdo që e ka shkruar atë fjalim për ministrin, qoftë edhe ai vetë, nuk është lodhur ta bëjë një kërkim të tillë, përndryshe do e kishte kuptuar sa absurd tingëllon në vetvete komenti në fjalë.

“Shqipëria është një vend që po mundohet të bëhet pjesë e BE-së e për këtë arsye dhe po punon për të forcuar sundimin e ligjit e tranzicionin drejt një ekonomie tregu të plotë”, shkruan më tej juristja.

Durantez nuk lë sidoqoftë pa lëvduar bukuritë natyrore të vendit tonë, apo ushqimin që siç thotë, i ka lënë pa mend të afërmit e miqtë e saj që kanë ndaluar këtu dhe si për ta bërë më të besueshme të gjithën, postoi dhe një recetë të fërgesës aq të preferuar prej turistëve, shoqëruar me komentin: “Përveç fëmijës tim më të vogël, të gjithë të tjerët i dhanë pa hezitim pëlqimin e tyre kësaj pjate!”/Tch/a.m.

Next Post

Xhesika Ndoj flet për intervistën e saj tek Çani dhe zërat se kishte paguar para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In