• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria, në fazë kritike në rrugën drejt BE”, Gonzato: Integrimi të konsiderohet prioritet strategjik nga politika

by A R
26/09/2024 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, tha gjatë takimit mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura se Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme në rrugën e saj në BE. Ai tha se parlamenti dhe institucionet e pavarura kanë rol kyç në procesin e negociatave.

“Mesazhi im i parë është që të theksoj rëndësinë e parlamentit, gjithashtu institucioneve të pavarura në kontekstin e hyrjes në BE. Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe aktualisht janë duke punuar shumë për t’u hapur shumë shpejt negociatat për kapitujt thelbësorë që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve demokratike, institucioneve gjyqësore, lirinë, sigurinë, por edhe fusha të tjera thelbësore që janë pjesë e shtyllës kurrizore të të gjithë strukturës siç është reforma në administratën publike, statistikat, prokurimet publike dhe kontrolli financiar. Ky parlament ka një rol kyç për të luajtur duke filluar me komitetin e BE-së që do të rishikojë nesër pozicionin e negociatave që do i paraqiten Këshillit Europian. Në termat konkrete negociatat do të konsistojnë në reforma thelbësore që do ta sjellin Shqipërinë në standardet në të gjitha këto fusha”, tha Gonzato.

Ai u shpreh se për procesin e anëtarësimit kërkohet dialog ndërparlamentar dhe bashkëpunime ndërinstitucionale.

“Shpresoj që në parlament, besoj, që integrimi europian do të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kombëtar strategjik së pari për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, tha Gonzato.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Nick Abbot, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar.

“Besojmë shumë për rolin e këtij parlamenti në ushtrimin e saj që të drejtojë mekanizma, për të theksuar që këto mekanizma të mos bëjnë konfuz procesin, por të garantojnë përfshirjen e të gjitha institucioneve të pavarura. Ka nevojë për llogaridhënie, por gjithashtu ka nevojë për transparencë”, tha ai.

Ndërsa zv/drejtuesja e komanduar e ambasadës së SHBA-së, Kathryn Hammond tha se mbështesin rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësinë e institucioneve.

“Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarur duhet të forcojnë mbikëqyrjen e tyre, llogaridhënien dhe të veprojnë me integritet”, tha ajo.

/a.r

Next Post
“Babai, dashuria e jetës time!” Misteri, çfarë e shtyu italianin të vriste familjen. Shkon në 5 numri i viktimave

“Babai, dashuria e jetës time!” Misteri, çfarë e shtyu italianin të vriste familjen. Shkon në 5 numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In