Shqipëria është në mesin e vendeve më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë. Të paktën kështu shkruan britanikja “The Telegraph”, e cila i referohet Raportit mbi Rreziqet në Botë për 2015-en.
Një nga arsyet pse Shqipëria shënohet në hartë më ngjyrën e kuqe, është edhe nga fakti se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e duhur për t’u përballur me katastrofat natyrore.









