• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria ndër vendet me borxhin më të lartë por të ardhurat…

by A R
24/04/2018 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka rendimentin për mbledhjen e të ardhurave më të ulëtin në Europë, por kjo nuk e ka penguar që të rrisë vazhdimisht borxhin publik, në nivelin më të lartë në rajon, por edhe ndër kryesuesit në Europë. Edhe planet për uljen e borxhit janë shtyrë vazhdimisht në kohë.

Të ardhurat që u mblodhën në në buxhet në vitin 2017 ishin sa 27% e prodhimit të brendshëm bruto (27.7%, duke përfshirë edhe ndihmën), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Ndonëse në rritje në raport me vitet e kaluara, ato mbeten më të ulëtat në Europë dhe shumë më poshtë sesa mesatarja e rajonit (me përjashtim të Kosovës, që është një shtet relativisht i ri).

Nivelin më të lartë të të ardhurave në rajon, sipas të dhënave nga pasqyra ekonomike globale e FMN e kanë Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi që mbledhin mes 42-44% të prodhimit të brendshëm bruto. Maqedonia i ka ulur ndjeshëm të hyrat buxhetore, në rreth 28.3% të PBB-së, nga mbi 32% që i kishte disa vite më parë, si rrjedhojë e uljes së taksave.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të taksave (TVSH, tatim fitimin, sigurimet shoqërore), së bashku me Serbinë, por kjo e fundit ka rendimentin shumë më të larta sesa ne.
Mesatarja e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të fundit të Eurostat është rreth 45%, ku kryesojnë Suedia, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, që mbledhin të ardhura më shumë sesa gjysma e asaj që prodhon ekonomia në një vit.

Pak të ardhura dhe shumë borxh
Shqipëria në vitin 2017 kishte nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon, me rreth 71.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas burimeve zyrtare të financave. Serbia, që ka qenë në nivele të ngjashme me ne, ka arritur ta ulë këtë tregues në 61.5% të PBB-së për një periudhë të shkurtër kohore. Fqinjët e tjerë kanë një ngarkesë shumë të ulët borxhi ndaj PBB-së, Maqedonia prej 39%, Bosnja 30%, Mali i Zi 63%. Kosova, që ka të ardhura pak më të ulëta sesa ne, ka një borxh minimal prej vetëm 17% të PBB-së.

Shqipëria ka marrë vazhdimisht angazhim për uljen e borxhit, plane që janë shtyrë. Psh në vitin 2015, parashikimi i buxhetit afatnesën ishte që në 2017-n ai të kishte zbritur në 65.6% (nga 71.5 që është fakti) dhe deri në vitin 2018 ai të ishte ulur në 62% të PBB-së, por tashmë plani i rishikuar në rritje është rreth 68%, sipas kuadrit të fundit makroekonomik.

Në Europë ka vende që kanë borxhe më të larta, por me përjashtim të Greqisë, që kaloi krizën e madhe, ato janë shtete shumë më konkurruese se Shqipëria ndaj dhe aftësinë shlyese të detyrimeve e kanë shumë më të lartë.

Gjermania, ekonomia më e fuqishme e Europës e ka ulur ndjeshëm këtë tregues në 64.1% të PBB-së, nga 74.7 në vitin 2014, dhe mbi 80% që e kishte rritur në 2012-n për të nxitur ekonominë e goditur nga kriza globale, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Greqia, Italia, Portugalia, Belgjika e kanë stokun më të lartë sesa 100% e prodhimit të brendshëm bruto. Mesatarja e Bashkimit Europian është 86.7% e PBB. Për vendet në zhvillim, një nivel i përshtashëm borxhi konsiderohet në rreth 40-50% të PBB-së, ndërsa për ato në zhvillim në rreth 60-70%./ Monitor

Next Post
Arrestohen hajdutët e kapakëve të pusetave në Fier

E rëndë në Fier! Polici vret veten në ambjentet e komisariatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In