• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria ndër të parat në botë për më shumë orë pune, por kur fjala vjen tek pagat…

by Java News
12/09/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 44 orë pune në javë, sipas një vrojtimi të INSTAT, Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë orë pune në botë dhe Europë. Por nuk është aspak e njëjta gjë kur bëhet fjalë për pagesën dhe produktivitetin…

Turqia, Kosta Rika dhe Meksika janë vendet ku punohet më shumë orë në javë, sipas të dhënave të reja të OECD-së (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim), mesatarisht mbi 44 orë.

Në vendet e Bashkimit Europian, shteti me më shumë orë pune në javë është Greqia, me 42 orë.

Shqipëria, edhe pse nuk është pjesë e këtyre statistikave, renditet ndër vendet me më shumë orë pune në botë dhe e para në Europë. Zyrtarisht, bazuar në Kodin e Punës, në vendin tonë punohet rreth 40 orë në javë. Ndërsa sipas një vrojtimi të publikuar nga INSTAT në vitin 2015 (Anketa e Kostos së Punës 2013), numri mesatar vjetor i orëve reale të punës në vit është 2,102 ose mesatarisht rreth 44 orë pune në javë.oret e punes

Kjo është më e lartë se mesatarja e vendeve të OECD-së prej 36.8 orë në javë.

Me mw shumw orw pune pune vlerësohen vende si: Greqia (22) Izraeli (40.4), Polonia dhe Portugalia me secila 39.9 orë në javë, Sllovakia me 39.7 orë.

Bie në sy fakti se Gjermania është një nga vendet ku punohet më pak në javë, me një mesatare prej 26.37 orësh.

Fqinji ynë, Italia, renditet ndër vendet ku punohet rreth 33.7 orë në javë. Australia gjithashtu është një parajsë për punëtorët, pasi aty punohet mesatarisht 31.5 orë në javë. Austria është po në këto nivele, me rreth 31.25 orë në javë. Holanda dhe Norvegjia llogarisin mesatarisht 27 orë në javë, ndërsa Danimarka dhe Franca, rreth 28 orë.

Shqipëria, aty ku shitësit rrinë më shumë në punë

Në Shqipëri, sipas një vrojtimi të publikuar në vitin 2015 (Anketa e Kostos së Punës 2013) nga INSTAT, numri mesatar vjetor i orëve reale të punës në vit është 2,102 ose 43.79 orë pune mesatare në javë.

Kjo shifër është më e lartë se mesatarja e vendeve të OECD-së e cila për vitin 2015 është llogaritur në 1,770. Ajo ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2012.

Sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë llogarit kohën reale më të lartë të punës me 2,171 e ndjekur nga aktiviteti i menaxhimit të mbeturinave me 2,153, për të vazhduar me informacionin dhe komunikacionin me 2,132, akomodimin dhe ushqimin me 2,128, me industrinë përpunuese 2,126 etj.

Më pak orë pune (por jo nën 2,000 orë) llogarit sektori i furnizimit me gaz dhe energji me 2,059 orë pune në vit.

Në Shqipëri, dita standarde e punës llogaritet në 8 orë, koha minimale mes ditëve të punës është 11 orë, ndërsa pushimet javore janë 36 orë.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës, për vitin 2015, cenimi i marrëdhënies së punës (ku përfshihet mosrespektimi i dispozitave ligjore në lidhje me orët shtesë të kryera dhe të papaguara, punës së papaguar në turnin e dytë e të tretë, në ditët e pushimit javor dhe të festave zyrtare etj.) llogariti numrin më të lartë të ankesave, rreth 36%. Kjo tregon për një nivel të lartë të cenimit të kësaj marrëdhënieje.

Por, edhe pse punojnë më shumë, shqiptarët paguhen më pak.

Sipas anketës së INSTAT, kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë në vendin tonë është 2,2 euro. Më pas renditen shtete si Bullgaria dhe Maqedonia, me kosto orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë, përkatësisht 3.4 dhe 3.5 euro.

Shqiptarët më pak produktivë, s’ka teknologji dhe forcë pune të kualifikuar

Raporti i Konkurrueshmërisë 2015-2016 i realizuar nga Forumi Botëror Ekonomik e rendit Shqipërinë në vendin e 97 (3.97 pikë) nga 120 në total për sa i përket eficiencës së tregut të punës. Hong Kongu, Kanadaja, Danimarka janë vendet që renditen në krye të këtij klasifikimi.

Në Shqipëri, ekspertët thonë se orët e gjata në punë nuk e justifikojnë gjithmonë nivelin e produktivitetit. Sipas tyre baza e krahasimit është struktura e kapitalit dhe burimet njerëzore të kualifikuara. Sa më të trajnuar dhe profesionale të jenë burimet njerëzore dhe sa më e përparuar të jetë teknologjia, aq më eficient është tregu i punës.

“Vërtet një grek apo shqiptar punon më shumë se një gjerman, por rezultati në punë nuk është i njëjtë dhe kjo matet me produktin. Teknologjia nuk është e njëjtë e po kështu aq forca e punës”, thonë ekspertët shqiptarë.

Sipas tyre, investimet në të dy këto aspekte do të rrisnin produktivitetin në vendin e punës.

Nga ana tjetër, studimet tregojnë se është e nevojshme që qeveritë të adresojnë çështje që mbështesin punën me orare fleksibël. Sa më shumë njerëzit të punojnë, aq më pak kohë u dedikojnë ata aktiviteteve të tjera dhe kjo cenon raportin mes punës dhe cilësisë së jetës, që vlerësohet si faktor që ndikon në produktivitet.

Ruajta e balancës mes punës dhe jetës po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Studimet tregojnë se rreth 46% e menaxherëve në botë punojnë më shumë se 40 orë në javë dhe 4 në 10 thonë se orët janë shtuar përgjatë pesë viteve të fundit.

Orët e gjata të punës, mjediset që nuk inkurajojnë rritjen në karrierë, mungesa e fleksibilitetit janë ndër shkaqet që studimet rendisin, për dorëheqjet nga puna./ monitor/a.k

Next Post
Nishani mesazh homologut Mattarella: Jemi me popullin mik italian

Presidenti Nishani uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In