• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria ndër 10 vendet që kanë përmirësuar luftën ndaj pastrimit të parave

by Java News
07/09/2016 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indeksi i Bazelit 2016 e renditi Shqipërinë në mesin e 10 vendeve në rang botëror që ka përmirësuar më së shumti luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Shqipëria u rendit e 102-ta ndër 149 vendet që u morën në vëzhgim nga indeksi, çka do të thotë se sa me poshtë në renditje, aq më i ulët është rreziku i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Shqipëria në këtë indeks mori një pikëzim 5.04, duke përmirësuar pozicionin e saj edhe në krahasim me vitin 2015, ku u vlerësua me 5.56 pikë.

Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Kosta Rika kanë përmirësuar kornizën e tyre ligjore me standardet ndërkombëtare, të cilat kanë ndikuar edhe në renditjen më të mirë këtyre vendeve. renditja-e-baselit

Finlanda mbetet vendi me rrezikun më të ulët të pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit. Gjithashtu Letonia, Estonia konsiderohen vende me rrezik të ulët.

Në mesin e vendeve me rrezik të ulët, Sllovenia, ka përkeqësuar rezultatin e saj në mënyrë të konsiderueshme, duke u vlerësuar në 4.06 pikë në vitin 2016 krahasuar me 3.41 pikë vitin e kaluar.

Serbia, Sri Lanka dhe Vanutuja kanë shënuar një nivel të lartë të rrezikut këtë vit.

Vendet me rrezikun më të lartë të financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave janë Vanatuja, Kili, Sri Lanka, Kina, Estonia, Serbia, Maqedonia dhe Turqia.

Ky raport u publikua me rastin e fillimit të edicionit të pestë të Bazelit kundër pastrimit të parave (AML). Organizata i ka renditur vendet në bazë të rrezikut të tyre për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.tabela-me-renditjet-e-Baselit

Rezultatet e indeksit të AML Basel janë nxjerrë nga 14 treguesit që kanë përdorur burime të tilla si FATF, Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror.

Indeksi i AML Basel synon të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të nivelit të rrezikut të vendit dhe për të shërbyer si një pikë e fortë fillestare për shqyrtimin e progresit me kalimin e kohës./monitor/a.k

Next Post
Punimet në Sheshin Skënderbej, Bashkia tregon fazat dhe hartën e lëvizjes së trafikut

Punimet në Sheshin Skënderbej, Bashkia tregon fazat dhe hartën e lëvizjes së trafikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In