Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshje miqësore përballë Turqisë në muajin Nëntor. Ndeshja do të zhvillohet në Antalia dhe konfirmimi vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Më herët ishte përfolur për një sfidë me Norvegjinë, por duket se drejtuesit e dy federatave nuk arritën dot akordin. Ndërkohë, pas negociatave, me federatën turke, u fiksua 13 Nëntori si dita kur Turqia do të presë Shqipërinë në një miqësore.
Me ekipin turk Shqipëria është përballur 9 herë, duke fituar 3 herë, barazuar dy dhe humbur 4 ndeshje./a.m.