• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria mikpret botën”/ Rama prezanton nismën e re: Do ta kthejmë në traditë të përvitshme, fillojmë me Francën!

by
25/04/2022 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipëria mikpret botën”, kjo është nisma e re kulturore e prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Në një konferencë të përbashkët me ministren e Kulturës Elva Margariti, kryeministri u shpreh se kjo nismë do të kthehet në një traditë të përvitshme.

Sipas kryeministrit kjo nismë do t’i japë mundësi të gjitha vendeve që të shpalosin traditat e tyre. Java kulturore u shpreh Rama do të nisë me Francën dhe më pas me vendet e tjera.

“Prezantojmë nisjen e një cikli të ri aktivitetesh argëtuese në kuadër të një nisme të re që e kemi quajtur “Shqipëria mikepret botën” dhe që në bashkëpunim me vende të tjera mike dhe partnere apo prezentë në Shqipëri, përmes përfaqësive të tyre e kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore. Ne synojmë të jenë një traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura, për të shpalosur forma dhe shprehje nga më të larmishmet të aktivitetit të çdo qytetërimi dhe për të krijuar hapësira të reja të ndërveprimit me kulturat e tjera, por edhe të argëtimit të qytetarëve dhe turistëve që mund të gjenden në vendin tonë.

Si vit i parë që nis ky program i ri është i gjithi me një fazë nisjeje që do të pasurohet në vitet e ardhshme. Është një eksperiencë e re që do të mësojmë dhe kuptojmë më shumë.

Këto fillojnë me javën e Francës dhe më pas sipas një kalendari që ministrja do ta paraqesë. Dua të theksoj se disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh në organizimin e javëve të tyre kulturore, siç është Italia, Gjermania apo Franca.

Ky angazhim i nxjerr nga mbyllja e tyre duke i bërë më të aksesueshme. Duke përfshirë aktivitetet fizike apo të lidhura me krijimtarinë në fushat e ndryshme të artit, por duke përfshirë edhe aktivitete që janë më popullore. Aktivitete në rrugë apo kulturën dhe traditën e gatimit të vendeve të tjera”, tha kryeministri.

Sipas Ramës aktivitetet do te jene për të gjitha grupmoshat, nga fëmijët tek pensionistet. Javët e Kulturës u shpreh Rama nisin sot dhe vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

Është një program që ne synojmë të jetë një program ku të gjitha moshat dhe kategoritë të gjejnë arsye për ti frekuentuar javët e kulturës. Është një program që synojmë të kenë hapësirë që nga moshat e reja dhe deri tek pensionistët.

Ne po vazhdojmë punën për kalendarin e vitit tjetër duke pasur parasysh që javët e fiksuara të këtyre vendeve të jenë javë fiks të çdo vitit. Gjërat mund të lëvizin, por ky është qëllimi. Kjo do të nxisë  aktivitetet jo vetëm në Tiranë por edhe në vende të tjera. Qëllimi është që ta shtrijmë këtë përzierje kulturash në gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

/b.h

Next Post
Vali Bizhga do të jetë Presidentja e re e vendit? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Vali Bizhga do të jetë Presidentja e re e vendit? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In