• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria me sytë nga Arabia dhe Emiratet e Bashkuara për naftën/ Rama: Pa bukë nuk do ngelni, keni mundësinë të lani mëkatet

by Java News
11/03/2022 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me furnizuesit të thirrur sot për rritjen e çmimit të naftës se problemi më i madh sot nuk është kosto por mungesa e produktit.

Ai deklaroi se janë në bisedime me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara duke theksuar se kjo ishte arsyeja e takimit të tij me princin e kurorës.

Rama u shpreh se këto tre muaj bizneset në këtë sektor nuk do të kenë fitime ndërsa iu drejtua atyre duke shtuar se kjo është një periudhë e mirë për të larë mëkatet.

“Unë nuk jam ideolog i tregut të lirë apo i shtetit si fuqi diktuese në ekonomi. Besoj se liria është themelore dhe nuk i shkoj teorisë që shteti duhet të futet për të kontrolluar çmimet. Por kjo është kohë lufte. Unë kërkoj angazhimin tuaj me hir. Ligji do ta bëjë këtë me pahir. Ju e dini më mirë se unë. Çështja themelore që ne kemi dhe ajo që na kërcënon më shumë nuk është çmimi. Është mungesa e produktit. Gjithë kjo përpjekje për imponim që po bëhet edhe në vende të tjera mund të sjellë në pikën që nuk ka naftë apo energji. Problemi jonë kur dalim në treg nuk është vetëm se çmimi është çmenduri.

Çështja është se nuk e gjen produktin. Nuk do administrojmë çmime arbitrarisht. Por do bëjmë transparencë të përditshme që njerëzit ta kuptojnë. Ministrja do flasë për rezervën faktike që duhet të jetë e garantuar. Ndërkohë ne kemi nisur punën. Një nga arsyet kryesore pse vizituam princin e kurorës në Emiratet e Bashkuara ishte për të kërkuar një mundësi. Ishte kjo arsyeja pse ministrja e Jashtme vizitoi Arabinë Saudite. Askush nga ju nuk rrezikon të mbetet pa bukë.

Do dëshiroja shumë që këtë gjë ta bëjmë me një sens patriotik. Aksush nga ju nuk rrezikon të humbasë atë që ka fituar. Por ka sot detyrimin për këtë periudhë që është. Nëse zgjat më shumë se tre muaj është situatë tjetër jo për ju por për të gjithë. Për këtë periudhë kohe duhet ta ndani mendjen që do rezistoni dhe nuk do fitoni. Kjo është një mundësi e artë që të shpërlaheni nga mëkate dhe të ktheheni të fitoni sërish”, u shpreh Rama.

g.kosovari

Next Post
Gjenerali Farina: Lufta po mbërrin në portat e Italisë, boshti Serbi-Rusi po gjallërohet

Gjenerali Farina: Lufta po mbërrin në portat e Italisë, boshti Serbi-Rusi po gjallërohet

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    E nigjoni djalin e kristaqit,qe thote pa buke skeni per te ngelur,keni per te lare gjynahet,a per krimet e tyre a duhete flase kushe,apo duhet te degjojme kta hajdute te pa ngopur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

March 3, 2026
Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

March 3, 2026
India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

March 3, 2026
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In