Prof. Dr. Sokol Mati*
* Këshilltar i Bordit të Drejtorëve – Beralb ShA,
* Pedagog, Universiteti Politeknik i Tiranes, Fakulteti i Gjeollogjisë dhe Minierave.
SHQIPERIA DHE POLITIKAT EUROPIANE PER MINERALET KRITIKE (CRM DHE SRM)
Situata aktuale dhe zhvillimi përspektiv në aktivitetin minerar, tregu dhe kërkesat për minerale, sidomos të atyre kritike apo strategjike kërkojnë domosdoshmërisht nje aplikim rigoroz të legjislacionit të miratuar dhe një strategji afatgjatë të përshtatur me reformat politike e institucionale që realizohen në vend në kuadër të prioriteteve strategjike, si turizmi, energjitika, integrimi europian për ta parë industrinë minerare jo thjesht si dëmtuese të mjedisit, por si mbështetje për zhvillim dhe ndihmesë e madhe në zgjidhjen e shumë problematikave, që lidhen me punësimin e aspekte të tjera sociale të rajoneve minerare duke garantuar një mjedis minerar të pastër e të qëndrueshëm. Përmirësimet në strukturat institucionale të shërbimit minerar dhe bazën legale e rregullatore të këtij aktiviteti duhet te krijojnë mundësi per shfrytezim racional te potencialit tone minerar nepermjet aplikimit korrekt të ligjit, dhe një vizion të qartë për misionin që ka kjo industri në ekonominë shqiptare me moton ”Minerale dhe Energji për një zhvillim të qëndrueshëm”.
Bashkimi Europian ne vleresimin e lendeve te para jo-energjitike, si lende te para kritike apo lende te para strategjike ne Raportin final te vitit 2023, (Study on the Critical Raw Materials for the EU-2023-Final Report), i pergatitur ne kuader te punes per nje nga tre shtyllat e strategjise se lendeve te para kritike te nisur ne nentor 2008, (COM [2008] 699 “The raw materials initiative — meeting our critical needs for growth and jobs in Europe”), ka shtuar dhe metalet baker e nikel.
Lista me 34 mineralet te propozuara si lista e lendeve te para kritike (CRM) per vitin 2023 per Bashkimin Europian. | Lista me 34 mineralet te propozuara si lista e lendeve te para strategjike (SRM) per vitin 2023 per Bashkimin Europian. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
BE per të diversifikuar burimet e furnizimit, garantuar sigurimin e lëndëve të para jo-energjetike për zinxhirët e vlerës industriale të BE-së po ecen me nje strategji aktive duke vleresuar krahas riciklimit, të marrë lëndë të para primare nga BE-ja dhe vendet e treta qe aspirojne të jene ne BE, duke rritur furnizimin e lëndëve të para dytësore përmes efikasitetit dhe qarkullimit të burimeve dhe gjetjen e alternativave ndaj lëndëve të para kritike.
Strategjia e BE per CRM dhe SRM i vlereson lëndët e para thelbësore për transformimin e gjelbër dhe dixhital të Evropës dhe kerkon ti transformoje ato në një forcë strategjike për Evropën duke zvogëluar varësinë e furnizmit, diversifikuar ofertën dhe burimet e furnizimit, me rritjen e minierave brenda BE, investimit në inovacionin në miniera (miniera plotësisht të dixhitalizuara dhe të automatizuara, të cilat do të përmirësojnë efikasitetin, sigurine, do të minimizojnë ndikimin mjedisor dhe do të rrisin pranimin shoqëror të minierave), ne arsimim (zhvillimi i talenteve dhe rritjen e pjesëmarrjes se fuqisë punëtore evropiane të lëndëve të para, të kualifikuar në miniera të qëndrueshme, shkencën e materialeve dhe teknologjitë e riciklimit), ne zgjerimin e kapacitetit përpunues të mineraleve e materialeve dhe riciklimin qe të nxisë rritjen ekonomike dhe reduktojë ndjeshëm ndikimet mjedisore, duke ndërtuar themelet për një Evropë të qëndrueshme, konkurruese dhe të pavarur. Situata aktuale dhe zhvillimi përspektiv në aktivitetin minerar global, tregu dhe kërkesat për minerale, sidomos të atyre kritike apo strategjike në BE, vendndodhja gjeografike e vendburimeve minerale, do të ushtrojnë presion mbi furnizimin e Evropës me minerale sidomos per lendet e para metalike.
Pare ne ketë kuader duhet, qe strategjia dhe politikat tona minerare te jene ne linje me keto prioritete, si ne aspektet e riciklimit, inovacionit, rritjes se kapaciteteve profesionale por infrastrukturore te institucioneve minerare.
Duke vleresuar potencialin tone minerar dhe mundesite nga ky ndryshim i strategjise se BE, veprimtarite minerare duhet të drejtohen në rritjen e prodhimit të mineraleve (vecanrisht per CRM dhe SRM), nepermjet nje shfrytëzimi racional, ekologjik duke rritur përpunimin e tyre në vend per produkte të gatshme për industritë e ndryshme të makinave, aeronautikës, kimike, etj.
Ne ketë kuader potenciali yne minerar mund të jetë ndihmes ne ketë periudhe negocimi me BE (negocimi i disa kapitujve si kapitujt 8: Politika e Konkurrencës; 20: Ndërmarrjet dhe Politika Industriale; 25: Shkenca dhe Kërkimi; 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimaterike), pasi siguria e furnizimit me lëndë të para minerale kritike është një parakusht për një rritje të qëndrueshme.
Shqiperia me resurset e saj minerale ka shume mundesi per të bere të rendesishem kontributin e saj per lende te para tashme, qe ne listat e CRM dhe SRM jane shtuar dhe metalet baker e nikel dhe te jete konkuruese me produkte minerare perfundimtare te ketyre metaleve ne tregjet minerare europiane. Kjo do ti jepte vlere të shtuar burimeve tona minerale dhe do të shkonte ne drejtim të nje shfrytëzimi racional të tyre, inkurajimit të rritjes së prodhimit dhe perpunimit të xeheroreve metalore, përmirësimit të klimës për investime të huaja, lehtësimit të barrierave administrative, promovimit dhe mbeshtetjes të bizneseve me vlerë të shtuar jo pengimin e tyre, duke ruajtur profesionalizmin dhe rritur transparencën per nje impakt të shtuar ne ekonomi.
Ky orientim i ri ne politikat e BE karshi qasjes per lendet e para kritike na jep mundesi ne vendeve të Ballkanit me nje potencial të vleresuar me vendburime te vogla deri të nivelit të mesem sidomos per bakrin e nikelin, që të orientojme politikat tona minerare per te qene koherente me politikat evropiane për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit minerar, me qëllim të garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm e të harmonizuar dhe fitim maksimal të shtetasve shqiptarë.
Ne aspektin e lendeve të para kritike puna jone gjykoj qe duhet të orientohet ne disa drejtime qe lidhen me:
- mineralet të cilet perfshihen ne ketë listë per të cilet Shqiperia ka nje informacion gjeologjik të reduktuar ose thene me mire jo të plotë dhe të pavleresuar si nga ana gjeollogjike por dhe e rezervave, (si Litiumi, LREE, PGM, etj), ndaj kerkohet ofrim i veprimtarive të kerkim-zbulimit sipas principit “I pari ne kohe I pari ne të drejta”, pjese e legjislacionit minerar pak ose aspak i aplikuar per të eliminuar procedurat burokratike të lejedhenjes apo konkurimit mbi objekte kerkimi pothuaj pa informacion gjeollogjik.
- disa minerale të tjere pjese të kesaj liste, (si titano-magnetitet, boksidet, vanad, feldshpati, fluorite, mangani, fosforite, etj) per të cilet ka informacion gjeollogjik dhe vleresim të rezervave qoftë dhe sipas standarteve A, B, C1 dhe C2, të realizohet nje rivleresim i rezervave bazuar në sistemet e klasifikimit nderkombetar të rezervave, qe të mund të promovohen, të ketë mundesi të tërhiqen investime si ne drejtim të nxjerrjes se tyre por me teper ne drejtim të perpunimit të tyre me metoda të reja inovative.
- mineralet si bakri e nikeli ku mund të thuhet se informacioni gjeollogjik apo dhe ai i vleresimit të rezervave ka qene shume me i madh dhe i plotë, puna duhet të orientohet ne perdorimin e metodave inovative ne proceset e perpunimit, riciklimin e mbetjeve minerare, pa lene menjane rivlersim sipas standarteve nderkombëtare të rezervave per te krijuar hapesira dhe iniciuar dialogun e partneriteteve strategjike të BE-së.
- nje bashkepunim me BE per përfshirje në studime gjeologjike kombëtare dhe rajonale, pjesemarrje aktive ne institucionet euopiane të sektorit minerar për të përmirësuar bazën e njohurive të depozitave minerale, lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe shpërndarjen e të dhënave per rajonin tone dhe me gjere me gjithe BE, ndërtimin e rritjen e kapaciteteve intelektuale por dhe të infrastruktures studimore, përmirësimin e ndërveprimit, shkëmbimin e praktikave më të mira.
MINERALET E BAKRIT DHE NIKELIT NE BALLKAN DHE SHQIPERI
Te dy keta minerale kane rezerva qe konsiderohet deri te nivelit te mesem ne rajonin e ballkanit.
Rezervat e nikelit per gjithe Ballkanin vleresohen me 9,596 milion ton metal nikel rezerva gjeollogjike dhe perbejne 1.63% te rezervave boterore te ketij metali.
Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te Fe-Ni dhe Ni-Si, sipas rajoneve ne Ballkan
Shtetet | Vendosja e objekteve minerare | Sasia e rezervave gjeollogjike te xeheroreve te nikelit
(ne milion ton) |
Permbajtja e Nikelit
(% Ni) |
Sasia e Nikelit metal
( ne milion ton metal) |
Shqiperia | Objektet ne Jug lindje (Bitincke, Kokogllave, Strana, Kapshtica, etj); zonen Qendrore (Librazhd-Pogradec); zonen verilindore (Has-Kukes-Lure) | 311,70 | 1,06% | 3,30 |
Greqia | Objektet ne Kastoria, Agios Ioannis, Evia | 280,60 | 1,16% | 3,25 |
Maqedonia e Veriut | Objektet ne Ržanovo, Takovo, Rakle | 230,00 | 0,48% | 1,10 |
Serbia | Objektet ne Mokra Gora , Serbine perendimore, rajoni Šumadija | 150,00 | 0,85% | 1,28 |
Bosnia Herzegovina | Objekti ne Vardište | 67,00 | 0,80% | 0,54 |
Kosova | Objektet ne Çikatova, Glavica | 10,00 | 1,22% | 0,12 |
Total Vendet e Ballkanit | 1 049,30 | 0,91% | 9,596 | |
Turqia | Objektet ne Çaldagˇ, Gördes | 99,70 | 1,03% | 1,03 |
Total (Ballkani dhe Turqia) | 1 149,00 | 0,92% | 10,62 |
Rezervat e bakrit per gjithe Ballkanin vleresohen me 6,467 milion ton metal baker rezerva dhe perbejne 0,31% te rezervave boterore te ketij metali.
Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te bakrit, sipas rajoneve ne Ballkan
Shtetet | Vendosja e objekteve minerare | Sasia e rezervave gjeollogjike te xeheroreve te bakrit
(ne milion ton) |
Permbajtja mesatare e bakrit
(% Cu) |
Sasia e bakrit metal
(ne milion ton metal) |
Shqiperia | Rajoni Kukesit: Golaj, Nikoliq 1 dhe 2,Krume, Gjegjan, Leproi-Shenmeri, Gdhesht, Gjegjan, Thire; Rajoni Pukes: Munella, Qaf bari, Tuci, Tuci lindor, Paluce, Lak Roshi, Qaf Bari Kcire, Paluce, Rr. Rinise, Fushe Arresi; Rajoni Mirdites: Spac, Reps, Gurth, Maja e madhe, Letitne, Gurth Spac, Perlat, Laj, Kullaxhi, Kurbnesh, Derven, Kacinar, Rrenjolle, Thirra, Rubik, Shmi, Kabash, Kcire,; Rajoni Palaj-Karme: Palaj, Karma 1, Karma 2; Rajoni Korces: Rehove-Bregu i Geshtenjes- Vithkuq, Ciflik, Dushk, Porave. | 40 | 1,61% | 0,640 |
Greqia | Objektet ne Olympias dhe Skouries. | 6 | 0,53% | 0,030 |
Maqedonia e Veriut | Objektet ne Buchim te Radovis | 11 | 1,20% | 0,134 |
Serbia | Objektet ne Bor, Jama Mine (Borska Reka, Cerovo, Dumitru Potok, Kiseljak), Majdanpek mine (West dhe Pojas), Veliki Krivelj mine, Levonac, Timok, Tulare, Donje Nevlje dhe Donje Tlamino | 476 | 1,19% | 5,664 |
Total Vendet e Ballkanit | 532 | 1,21% | 6,467 | |
Turqia | Objektet ne Kastamonu, Murgul, Anayatak, Cakmakkaya, Artvin, Tepeoba, Kocayayla, Yenice, Canakkale, Sebinkarahisar, Yomra, Cayeli, Madenkoy, Lahanos, etj. | 631 | 1,03% | 6,500 |
Total (Ballkani dhe Turqia) | 1 164 | 1,11% | 19,435 |
Per keta dy metale krahas disa vendeve të Ballkanit, Shqiperia vleresohet me rezerva per vendburime të vegjel deri ne të mesem, me permbajtje të Cu dhe Ni ne keto rezerva ne nivelet deri ne mesatare.
Burimet totale gjeologjike (A+B+C1+C2) të vendburimeve të xeheroreve te nikelit ne Shqiperi vlerësohen të jenë rreth 310 milion ton xeheror Fe-Ni dhe Ni-Si me një përmbajtje mesatare prej 1,06 % Ni , dhe 0,044 % Co (230,3 milionë ton xeheror Fe-Ni me permbajtje 1,027 % Ni dhe 0,038 % Co dhe xeheror nikel-silikati 81,4 milionë ton me permbajtje 1,145 % Ni, dhe 0,061% Co; pra rreth 3,22 milion ton nikel metal ose rreth 0,49% e rezervave te identifikuara ne bote te ketij minerali).
Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te Fe-Ni dhe Ni-Si, sipas rajoneve ne Shqiperi
Rezervat e vleresuara gjeollogjike (A+B+C1+C2) te hekur-nikelit dhe nikelit silikat ne Shqiperi | |||||
Xeherori | Sasi (000/ton) | Fe% | Ni % | SiO 2 % | Co % |
1. Devolli | |||||
Total Ni-Si | 52 179 | 16,600 | 1,200 | 35,120 | 0,060 |
Total Fe-Ni | 59 193 | 38,660 | 1,074 | 12,200 | 0,056 |
Total Fe-Ni + Ni-Si | 111 372 | 28,325 | 1,133 | 22,938 | 0,058 |
2. Kukësi | |||||
Total Ni-Si | 29 221 | 21,730 | 1,047 | 40,120 | 0,063 |
Total Fe-Ni | 65 504 | 37,220 | 1,029 | 26,930 | 0,055 |
Total Fe-Ni + Ni-Si | 94 725 | 32,442 | 1,035 | 30,999 | 0,057 |
3. Librazhd-Pogradec | |||||
Total Fe-Ni | 105 592 | 44,720 | 1,000 | 9,780 | 0,017 |
Total Shqiperia | |||||
Total Fe-Ni | 230 289 | 41,029 | 1,027 | 15,280 | 0,038 |
Total Ni-Si | 81 400 | 18,442 | 1,145 | 36,915 | 0,061 |
Total Fe-Ni + Ni-Si | 311 689 | 35,130 | 1,058 | 20,930 | 0,044 |
Depozitimet e mineraleve të nikelit jane të shperndara ne tre rajone kryesore Kukësi, Librazhd-Pogradeci dhe Devolli. Per kete mineral duhet te kemi një vizion i qartë me objektiva e një plan veprimi real, ide të reja mbi metodat e trajtimit të xeheroreve tane te nikel-silikatit dhe hekur-nikelit dhe mbi të gjitha t’i zbatojmë ato drejt dhe në kohë.
Mineralizimi i nikelit Rajoni i Kukësit | Mineralizimi i nikelit Rajoni i Bilishtit |
Krijimi i mundësive për trajtimin ne Shqiperi si një proces me vlerë të shtuar, aktualisht eshte bere domosdoshmeri per industrinë minerare të nikelit si një burim i munguar fitimi për ekonomine e vendit, si burim i madh punësimi dhe si sektor mbeshtetes për zhvillimin e qëndrueshëm sidomos të sektorit minerar dhe ekonomisë ne teresi. Nisur nga vlerësimet e gjendjes aktuale të industrise së nikelit në vendin tonë për perspektivën e zhvillimit të saj jane :
- Projekti per rajonin juglindor me nje objekt perpunues (Bitincka, Kokogllave, Tren, Strana, Kapshtica).
- Projekti per rajonin verior e verilindor me nje objekt perpunues ( Trull, Surroi, Mamez,Nome duke perfshire këtu dhe rajonin e Lures).
- Projekti per rajonin e Librazhd-Prenjas-Pogradecit per hekur nikel me nje objekt përpunues.
Ose nje objekt i vetem perpunues ne qender me kapacitet perpunimi per te tre zonat kryesore.
Burimet totale gjeologjike (A+B+C1+C2) të vendburimeve të xeheroreve te bakrit ne Shqiperi llogaritente jene 39,7 milion Ton me nje permbajtje mesatare 1,6 % Cu. Vendburimet e bakrit ndodhen ne ofiolitet e Albanideve, kryesisht ne pjesen e siperme dhe te mesme te kesaj sekuence. Nga aspekti gjeografik zona me e rendesishme e vendodhjes se ketij xeherori eshte Mirdita Qendore, ku jane shume te perhapur shkembijte vullkanike. Nga vendosja gjeografike vendburimet e bakrit ndodhen kryesisht ne zonat Has-Kukes (Golaj, Nikoliq-1.2, Gjegjan, Shenmeri dhe Gdhesht, etj), Puke (Munella, Tuc, QafBari, Rruge e Rinise, Kcire, Paluc-Lak Roshi, Fush Aresi etj), Mirdite (Spac, Gurth 1, 2, 3, Laj – Kulleshi, Kurbnesh, Perlat, Drenove, Derven, Rubik, etj) dhe me pak ne Shkoder (Palaj, Karma 1, 2, Turec-Vig, etj) e Korce (Rehove, Bregu i Geshtenjes, etj). Rezervat gjeollogjike aktuale te ketij xeherori.
Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te bakrit, sipas vendburimeve kryesore ne Shqiperi
Objekte minerare | Rezervat minerare gjeollogjike
(ne ton) |
Permbajtja e Cu
(ne %) |
Objekte minerare | Rezervat minerare gjeollogjike
(ne ton) |
Permbajtja e Cu
(ne %) |
Golaj | 429630 | 0.62 | Rruga e rinise | 680920 | 1.00 |
Nikoliq-1 | 518000 | 1.68 | Qaf bari | 338774 | 1.23 |
Nikoliq-2 | 663344 | 2.23 | Munelle | 8272566 | 1.00 |
Krume | 125683 | 2.98 | Gurth spac | 1716694 | 1.35 |
Leproi(shemri) | 405362 | 1.36 | Spac | 5446749 | 1.04 |
Gdheshte | 274000 | 1.00 | Maja e madhe | 53713 | 0.60 |
Gjegjan | 61256 | 2.56 | Laj | 252646 | 0.97 |
Thire | 737000 | 0.94 | Kullaxhi | 370094 | 0.89 |
Kurbnesh | 133470 | 1.30 | Perlat | 2525889 | 2.51 |
Shmi | 900 | 1.40 | Karriere perlat | 18000 | 2.08 |
Kabash | 42000 | 2.60 | Rrenjolle | 12000 | 1.07 |
Kcire | 203539 | 1.45 | Kacinar | 126334 | 1.45 |
Fushe arresi | 1115612 | 1.04 | Derven | 3147620 | 0.77 |
Porave | 115000 | 1.50 | Palaj-karme | 1170000 | 2.24 |
Paluce | 323626 | 1.25 | rubik | 968570 | 1.86 |
Lak roshi | 3878100 | 1.65 | Rehove | 3242500 | 2.10 |
Tuc | 2100000 | 1.00 | Porave | 185158 | 1.85 |
Tuci lindor | 1116926 | 2.03 | Total | 39 722 005 | 1.60 |
Minerali i Bakrit i cili ka potencial eksplorues shume te larte për vendburime te vogla deri ne te mesme kerkon terheqjen e kompanive minerare, te cilat janë ne gjendje te përdorin teknologji moderne eksploruese dhe studime komplekse qe do te sherbejne si baze e nevojshme te dhenash per te terhequr kompanite ne procese investuese shfrytezimi. Bazuar ne situaten ekzistuese te industrise se bakrit, riaktivizimi i saj sot sipas skemes ekzistuese do te ishte nje ndermarrje e vershtire dhe pa rezultat, nje proces i tille mund te kryhet kur do te kete nje sasi rezervash te vleresuara qe do te justifikojne ngritjen e nje metalurgjie te re, apo metoda te reja inovative te hidrometalurgjise per perpunimin e xeheroreve te bakrit. Projekte te se ardhmes per prodhim koncentratesh bakri jane:
- Projekti per 2 million ton rezerva ne zonën e Perlatit Jugor per prodhim koncentrati bakri.
- Projekti per 3.5 million ton rezerva ne zonën e Mirdite Puke duke perfshire disa zona minerare me nje objekt përpunues Jugor per prodhim koncentrati bakri.
- Projekte kërkim zbulimi ne rajonin e Mirdites, Pukes.
- Riciklimi i mbetjeve minerare te objekteve përpunuese te bakrit.
VLERA E POTENCIALIT GJEOLLOGJIK DHE GJENDJA AKTUALE E PRODHIMIT MINERAR NE SHQIPERI
Nga studimet dhe punimet gjeologjike të kerkim-zbulimit të kryera, pergjatë 80 viteve janë konkretizuar vendburime të rëndësishme të mineraleve në Shqiperi. Rezervat gjeollogjike të dhena gjithsesi kerkojne rikonfirmimin e tyre, bazuar ne konceptet e reja të klasifikimit të rezervave minerare, por mbi bazen e tyre mund të vleresohen disa projekte të rendesishme minerare. E rendesishme eshtë që në planifikimin minerar projektet e reja minerare të kalojne ne projekte per nje nivel të caktuar rezervash qe të bejne të mundur investimin ne perpunimin e metejshem të mineralit deri ne produkte perfundimtare minerare. Premisat gjeollogjike per minerale kryesore metalike si per krom, baker, hekur-nikel, nikel-silikat, titano-magnetit, etj, jane vleresuar te jene disa qindra milione ton.
Ne nje perllogaritje te realizuar per vleren e produkteve perfundimtare minerare qe mund të realizohen nga rezervat e vleresuara duke u bazuar ne koeficentet e shfrytezimit (humbje, varferim), perpunimit (rikuperimit ne pasurim e metalurgji, e rafinim) per produkte finale ne tregjet minerare sipas cmimeve të ketyre produkteve minerare ne vitin 2025, Shqiperia ka potencial minerar të perllogaritur me nje vlere rreth 158 miliard USD dhe mund të garantoje nje të ardhur shtetit nese keto minerale shfrytëzohen ne 50 vite vetëm nga renta minerare ne mbi 2 miliarde USD (perllogaritja e perafruar me stadin e tanishem të takses se rentës minerare), ne nje kohe kur per produktet tona minerare me nivelin e shfrytezimit aktual, vlera e rentës minerare vjetore ne asnje vit nuk e ka kaluar 3milion USD/vit.
Ketë pasuri të fjetur ne duhet ta riveme ne pune, dhe venja e saj ne pune duhet bere ne menyre racionale, miqesore me mjedisin dhe e pranuar nga komunitetet qe banojne ne zonat minerare, duke menduar jo thjesht per brezin tone por dhe per brezat e ardhshem. Potencialin tone minerar duhet ta perdorim per të qene konkurent ne rajon (BE) dhe si nje mjet ndihmes ne procesin e negocimit per kapitujt e ekonomise dhe politikave industriale, sot kur dhe strategjia e BE per CRM dhe SRM po merr vemendje me të madhe. Sot Shqiperia me potencialin e saj minerar mund të luaj nje rol të rendesishem ne sigurine rajonale të furnizmit me lende të para kritike, për t’u bërë një kontribues i rëndësishëm në zinxhirin kritik të furnizimit të lëndëve të para në Evropë element qe do të na sherbeje per të qene konkurent ne rajon e BE por dhe globalisht me produkte minerare.
Vlera ne USD e rezerves minerale të vleresuar ne produkt të shitshem me cmimet ne tregun global per vitin 2025
Nr. | Minerali | Permbajtja e elementë ve të dobishem | Vlera ne USD e rezerves minerale të vleresuar të konvertuar ne produkt të shitshem me cmimet ne tregun global per vitin 2025 |
1 | Kromi | 8-46 % Cr2O3 | 6 808 314 024 |
2 | Bakri | 1.3% – 2.5% Cu | 3 444 895 483 |
3 | Zinku | 1.92 % Zn | 255 888 109 |
4 | Plumbi | 0.28 % Pb | 41 743 944 |
5 | Alumini | Al2O3- 32-55%; SiO2 – 3-13.42 %, Fe2O3 13.7-26.11 %; TiO2 1.7-2.6 %, CaO 2-2.4%, MgO 0.3-0.5%,Moduli Al2O3/SiO2 3-10.2 | 5 169 776 132 |
6 | Ari | Au 1-4.4 gr/t (total I perllogaritur 13742 kg Au) | 563 564 917 |
7 | Argjendi | Ag I llogaritur si bashkeshoqerues ne mineralet e bakrit | 96 383 229 |
8 | Platini | Pt 1.43-1.65gr/t, Pd 0.12-4.34 gr/ton, Os 0.04-0.17 gr/ton, Ru 0.03-0.35 gr/ton, Ir 0.02-0.3 gr/ton, Rh 0.015-0.2 gr/ton, ( Totali I perllogaritur 848 kg Pt) | 645 132 |
9 | Mangani | 15-35 % MnO | 8 653 524 |
10 | Titano-Magnetite | TiO2 5.56– 6.47 %; Fe2O3 17.04– 18.56%; V2O5 – 0.19-0.21% | 20 081 393 314 |
11 | Titani dhe Vanadi | 32-240 kg/ton TiO2, 1.1-2.05 kg/ton V2O5 | 4 930 860 000 |
12 | Polimetalet | Cu 0.15-0.89, Zn 0.15-0.89%, Pb 0.15-0.29%, Au 0.39gr/t, Ag 6.5 gr/t, S 12% | 148 500 000 |
13 | Uranium | 0.77 % U3O8,Intensiteti 50-500 ( µR/h) | 1 492 862 |
14 | Hekur-nikel | Fe- 20- 44%; Ni-0.2-1.08%; SiO2-12.8-28.12%; Co 0.048-0.063% | 30 437 173 231 |
15 | Nikel silikat | Fe -18.3%; Ni-1.13%; SiO2- 36.92%; Co- 0.043% | 15 243 845 760 |
16 | Magnezite | MgO 35-45%, SiO2 0.5-13%, CaO 0.3–3.6%, Fe2O3 0.4-3.8 %, Al2O3 0.5-0.75 % | 467 114 667 |
17 | Arseniku | Të pa-analizuara | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
18 | Zhiva | Të pa-analizuara | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
19 | Vanadium | 0.18-0.3 % V2O5 | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
20 | Dausoniti | Al2O3 30-37 %, Na2O 15-21 %, H2O+ 4 %, H2O 0.5-1 % dhe CO2 36-37 %. | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
21 | Ceolitë t | SiO2 51.50 %, Na2O 0.03 %, Al2O3 24.3 %, K2O 0.1 %, H2O+ 12.5 %, H2O 1.7 %. | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
22 | Qymyret | 3600 kkal/kg | 2 631 327 251 |
23 | Grafiti | Të pa-analizuara | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
24 | Torfat | Fuqia kalorifike 1790-2907 kkal/kg, lageshtia 11.3%, hiri 30%, S total 1.1-1.16 % | 3 300 000 000 |
25 | Bitumi | 4.41-9.73% rralle 11.94% bitum, lëndët flurore 69.7-77.2 %, fuqia kalorifike8561-9673 k.kal/kg. S 5.3-7.35 %, C 74.48-80.89 %, H2 4.5-8.9 %, O2 3.15-3.7%, N 1 %. temperatura e flakërimit 280-310o, pika e zbutjes 120o, hiri 17-18 %, asfaltene 42 %, naftene 29 %. | 266 868 000 |
26 | Pirrobitumet (zhavorret bituminoze) | 2000-3000kkal/kg, C 78-80.6%,O2 3.4-11 %, H2 4.85-9.24 %, N 0.7-1.4 %, S 2.5-7.81 %, lagështia 2-6 %. | 2 151 093 750 |
27 | Qymyri bituminoz | 3500-7400kkal/kg, C 82-90.6% | 50 832 000 |
28 | Rerat bituminoze | 8-10% bitum | 5 210 280 000 |
29 | Gelqerore | CaO-50-55%, MgO-0.25-4%, SiO2 15-23%, Fe2O3-0.1-0.8% | 593 222 652 |
30 | Dolomitet | CaO-30.34%; MgO- 18.21%, Fe2O3- 0.14-0.43% | 192 000 000 |
31 | Mergelet | CaO-36-38%, MgO-73-77%, SiO2 –1.9-2.6%, Fe2O3- 2.1-3.5% | 3 081 600 |
32 | Trepelet | CaO-0.03-0.35%, MgO-18-28%, SiO2 –1.5-4.9%, Fe2O3- 0.41-1.5% | 7 680 000 |
33 | Guret dekorative karbonatike | CaO 53.36%, MgO 0.8 %, SiO2 0.05 %, Fe2O3 0.48% | 1 613 983 147 |
34 | Olivinite | MgO 48.24 %, SiO2 38.36 %, Al2O3 0.25 %, Fe2O3 7.65 %, CaO 0.25 %, Cr2O3 0.39 % | 1 953 000 000 |
35 | Dunitet | Të pa-analizuara | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
36 | Harcburgitet | Të pa-analizuara | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
37 | Piroksenitet | Të pa-analizuara | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
38 | Gabrot, troktolitet dhe gabrot olivinike | Të pa-analizuara | 140 000 000 |
39 | Dioritet, plagjiogranitet dhe granitet, | Të pa-analizuara | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
40 | Serpentinitet | Të pa-analizuara | Të pavleresuara nga ana sasiore, Të pa-analizuara nga permbajtja |
41 | Gipsi | CaO –34%, SO3 –49%, H2O –5.8%, CaSO42H2O –90% | 1 535 517 620 |
42 | Travertinat | CaO 33-53%, MgO 0.6-3%, SiO2 0.7-9%, Fe2O3 0.4-1.5% | 1 952 205 696 |
43 | Mermeret | CaO- 11-32%, MgO-0.3-18.3%, SiO2 25-33%, Fe2O3- 0.1-0.8% | 3 780 000 000 |
44 | Bazaltet | SiO2 50.56 %, Fe2O3 13.17 %, Al2O3 12.90 %, CaO 10.09 %, MgO 5.85 %, Na2O 2.87 %, TiO2 1.16 % dhe HK 2.34 % | 9 000 000 000 |
45 | Argjilat | Al2O3 – 11-14%, MgO- 2.6-7%, SiO2 – 43-51%, Fe2O3- 0.4-11%, CaO –0.7- 0.8%, TiO2 – 0.3-0.7% | 1 575 942 000 |
46 | Kaolinat | Al2O3 – 29-35%, MgO- 2.8- 8%, SiO2 – 43-46.8%, FeO – 3.38 %, CaO –1.4-1.9%, | 38 000 000 |
47 | Tufet vullkanike | Al2O3–13.21-66.7%,MgO-1.1-3.14%, SiO2 –1.09-62.09%, Fe2O3- 3.01-17.37%, CaO 2.17-3.69%, Na2O+K2O- 0.36% | 75 000 000 |
48 | Xhami vullkanik | Al2O3 – 9.8-10.7%, MgO- 0.4-0.9%, SiO2 – 63.4%, Fe2O3- 1.1 – 5%, CaO –4.6-4.8%, TiO2 – 0.27-0.64%, Na2O –1.4-2%, K2o – 0.27% | 326 375 000 |
49 | Bojrat e dheut | MgO – .88-9.29%, SiO2 – 12-66.94%, Al2O3–5-19.94%, Fe2O3-0.81-14.72 % | 204 000 000 |
50 | Kuarci | 94-96.5 % SiO2, Al2O3 1.78-3.17 %, Fe2O3 0.54-0.64 %, CaO+MgO 0.27-0.89 %, TiO2 0.10-0.28 % | 770 000 000 |
51 | Kuarcite | SiO2 90,32-99,51 %, Al2O3 0,086 %, Fe2O3 0.032 %, CaO 0.014-0,078 %, MgO 0,015 %. | 9 600 000 |
52 | Rera kuarcore | SiO2 83-88 %, Al2O3 5-8 %, Fe2O3 0.2-3.0 %, Na2O 1.4-1.75 %, CaO 0.9-1.8 %, MgO 0.6-2.2 %,TiO2 0.1-0.12 %. | 1 560 000 000 |
53 | Kripa e gurit | NaCl – 81.95-82 %, CaSO4 4.8-4.9% | 218 400 000 |
54 | Fosforitet | P2O5 4-12%, CaO 48-50%, SiO2 5-8.5%, U3O8 > 0.005 | 182 720 000 |
55 | Squfuri | S – 2-51% | 4 480 000 |
56 | Inertet lumore | Rere 20-65.9%, zaje 16-83.2%, pluhur 1-3% (CaO 44.6-55.9%, MgO 0.25-1.55%, SiO2 0.33-11.57%, Fe2O3 0.04-1.93%) | 300 000 000 |
57 | Bariti | BaO 65.7 %, SO3 34.3 %. | 6 231 107 |
58 | Feldshpate, albitofire | Al2O3 – 17.74%, SiO2 – 71.2%, Na2O –3.47%, K2O – 4.42% | 204 161 540 |
59 | Talku | CaO 0.37-, MgO 1.09%, SiO2 68.4%, Al2O3- 18.58% | 254 219 112 |
60 | Fluoriti | CaF2=39.82% dhe SiO2=39.43%. | 7 504 200 |
61 | Shkrifërimet | kuarci, zirkoni, ilmeniti, rutili, sfeni, leukokseni, monaciti, titanomagnetiti, mikat, piriti e pak kromit. Të vleresuara me 0.3 % ZrO2, e deri 3 % TiO2. | 67 500 000 |
62 | Pirofiliti | SiO2 64-75 %, MgO 0.46-1.7 %, Al2O3 13-18 %, Fe2O3 1.1-4.6 %, CaO 0.2-0.5 %. | 24 000 000 |
Totali I vleres se mineraleve të vleresuara nga ana sasiore dhe cilesore | 127 909 469 003 | ||
63 | Minerale të pavleresuara ne menyre sasiore | Analizat cilesore jane të cunguara ndaj vlera totale e tyre eshtë e perafruar | 30 000 000 000 |
Totali i vleres se mineraleve të pranuara prezente ne Shqiperi deri sot ne konceptin e vleresimit të tyre nga ana cilesore dhe sasiore. | 157 909 469 003 |
Shenim: Per mineralet ndertimore eshtë bere nje perafrim me prodhimin vjetor mesatar per nje periudhe 50 vjeçare
Grafiku i Vleres ne USD te rezerves minerale të vleresuar ne produkt të shitshem me cmimet ne tregun global per vitin 2025 sipas llojit te mineralit
Pavaresisht faktit qe sektori minerar nuk është me sektor prioritar ai mund të jetë nje promotor i rendesishem i zhvillimit ekonomik, sidomos per ekonomitë e zonave rurale.
Aktualisht akoma ne po prodhojme ne pjesen dermuese minerale të paperpunuara. Perpunohet ne sasi të vogel ne produkte të ndermjetme minerare. Me ketë forme zhvillimi jo vetëm qe humbasim financiarisht, por nuk jemi konkurues ne tregun europian dhe per me teper atë global. Produktet finale minerare kane mundesi me të madhe të jene produkte konkuruese ne tregun europian dhe global. Ato sherbejne per te shtuar vleren e prones publike (të ardhurat nga renta dhe taksat e tjera per pasuritë minerare), vendet e punes, rritur produktet ne eksport me vlere jo me sasi, hapur rrugen per investime të industrive pasuese qe lidhen me atë minerare.
Prodhimi minerar ka patur luhatjet e tij të varuara kryesisht nga tregu global sidomos kur flasim per mineralet metalike gjithsesi mund të themi se industria minerare po zhvillohet në përputhje me kërkesat e ekonomisë së tregut, ka aplikuar një strukturë të ndryshme nga ajo tradicionalja, duke ruajtur thelbin e saj. Industria minerare ka humbur potencialin e saj ne kuader të ekonomise ne tëresi, kontributi i saj ne PBB ka rene me here krahasuar me atë të para viteve 1990, por ruan akoma pjesen dermuese te eksporteve.
Aktualisht në industrinë minerare janë aktive 552 leje minerare (raporti i fundit i AKBN 2023) dhe 2784 punonjes (raporti i fundit i Albeiti 2022), Pergjatë ketyre viteve është rritur prodhimi i mineraleve jo metalore, kryesisht për prodhimin e materialeve të ndërtimit të gelqeroreve, çimentos, gurët dekorative, etj, duke rritur gjithashtu gamen e mineraleve të shfrytëzueshme ne 44 lloje mineralesh ndertimore qe zene rreth 65-75% të prodhimit të pergjithshem minerar. Aktualisht është imperative aplikimi rigoroz i bazes legale të miratuar dhe rishikimi i saj ne drejtim të permiresimit dhe perafrimit me legjislacionin e BE. Kjo per gjithe pjeset e ekulibrit dinamik të veprimtarive minerare atij të zhvillimit raciona dhe miqesor me mjedisin.
Ne kuader të organizmit ligjor dhe institucional të sektorit, adaptimi i legjislacionit europian dhe zhvillimi i kapaciteteve njerezore duhet të mbeshtëtët ne tre elementë:
- Legjislacion i mirepërcaktuar; me permiresim dhe pershtatje legjislacioni që të përfshijë e udhëheqë dinamikën e zhvillimit të ekonomisë minerare, të jetë koherent në njohjen e situatës dhe zhvillimit prespektiv në aktivitetin minerar, t’i paraprije proceseve evropiano-integruese me nje perafrim me të mire të ligjit minerar me kerkesat e kohes se sotme europiane. (Lehtësimi i proçedurave burokratike; Ofrimi i lehtësive dhe i masave nxitëse për zhvillimin e biznesit privat në aktivitetin minerar; Shmangien e dublimeve dhe mbivendosjen e kompetencave të organeve menaxhuese; Përsosja e vazhdueshme e legjislacionit dhe e normave në fuqi për t’ju pergjigjur dhe harmonizuar kërkesat e biznesit dhe adaptuar direktivat europiane);
- Institucione eficente; nepermjet ndërtimit të strukturave të afta të menaxhojnë aktivitetin minerar dhe të zbatojnë me perpikmëri kërkesat e ligjeve në fuqi. Persosja institucionale, ridimesionimi i sistemit të administratës minerare ne qendrore dhe periferike (reduktime ne numur, dhe vendosje të meritoktracise), me qëllim që t’u përgjigjet nevojave të shtruara nga industria e ristrukturuar minerare dhe gjithashtu të kontribojë në një zhvillim të qëndrueshëm. Parimet kryesore mbi të cilin duhet të ndërtohen strukturat minerare dhe të përcaktohen funksionet e organeve menaxhuese të industrisë minerare duhet të jenë: Parimi RESPEKTIM I LIGJIT nga të dy palët. Organet menaxhuese të industrisë minerare duhet t’i kushtojnë një rëndësi të vëçantë atyre masave, që në përputhje me ligjin dhe pa e shkelur asnjëherë atë, të sigurojnë HARMONIZIMIN e interesave të shtetit me ato të privatit, pasi Shteti, si përfaqsues dhe mbrojtës i interesave të të gjithë shoqërisë, duhet të jetë njëkohësisht arbiter i paanshëm dhe të respektoje të drejtat e biznesit privat, dhe për këtë arsye duhet t’i kryejë funksionet e tij në PARTNERITET me këtë të fundit.
- Administratë profesionale dhe me integritet; per përsosjen e metodave të menaxhimit racional dhe me efektivitet të burimeve minerare nepermjet rritjes se nivelit profesional të strukturave administrative nepermjet trainimit profesional; rritja e bazes infrastrukturore të veprimtarise se tyre; bashkepunim mes institucioneve administrative minerare e mjedisore; aktivizim e perfshirje të aftësive shkencore, teknike, mësimore dhe kërkimore-shkencore në fushën e mineraleve, metaleve dhe energjisë dhe bashkepunim real mes institucionesh gjeologo minerare dhe universiteteve.
Prodhimi i mineraleve metalike, të ardhurat dhe kontributi i industrise minerare ne tëresi karshi PBB dhe eksporte ne vitet 1989-2024 |
||||||||||||
Vitet | 1989 | 1990 | 1991 | 1992 | 1993 | 1994 | 1995 | 1996 | 1997 | 1998 | 1999 | 2000 |
PPB (ne USD) | 2 253 090 000 | 2 028 553 750 | 1 099 559 028 | 652 174 991 | 1 185 315 468 | 1 880 950 864 | 2 392 764 853 | 3 199 640 815 | 2 258 513 974 | 2 545 964 541 | 3 212 121 651 | 3 480 355 258 |
PPB (ne milion USD) | 2 253 | 2 029 | 1 100 | 652 | 1 185 | 1 881 | 2 393 | 3 200 | 2 259 | 2 546 | 3 212 | 3 480 |
Te ardhurat nga industria minerare (ne USD) | 1 289 064 776 | 673 743 059 | 303 078 522 | 47 716 555 | 28 005 462 | 16 765 452 | 17 531 042 | 26 919 337 | 36 146 660 | 41 749 044 | 48 621 197 | 57 537 823 |
Te ardhurat nga industria minerare (ne milion USD) | 1 289 | 674 | 303 | 48 | 28 | 17 | 18 | 27 | 36 | 42 | 49 | 58 |
Kontributi ne perqindje I Industrise minerare karshi PPB (ne %) | 57,21% | 33,21% | 27,56% | 7,32% | 2,36% | 0,89% | 0,73% | 0,84% | 1,60% | 1,64% | 1,51% | 1,65% |
Te ardhurat nga te gjithe eksportet (ne USD) | 3 281 536 568 | 2 976 225 549 | 2 124 000 423 | 1 950 267 917 | 2 142 975 597 | 1 894 770 489 | 205 308 234 | 150 024 090 | 112 473 513 | 119 063 713 | 95 577 976 | 93 519 610 |
Te ardhurat nga eksportet minerare (ne USD) | 1 945 372 090 | 673 743 059 | 303 078 522 | 47 716 555 | 28 005 462 | 16 765 452 | 17 531 042 | 26 919 337 | 36 146 660 | 41 749 044 | 48 621 197 | 57 537 823 |
Perqindja ne eksporte e produkteve minerare (ne %) | 59,28% | 22,64% | 14,27% | 2,45% | 1,31% | 0,88% | 8,54% | 17,94% | 32,14% | 35,06% | 50,87% | 61,52% |
Prodhimi I mineralit te kromit (ne ton) | 1 101 260 | 909 710 | 586 760 | 322 310 | 291 130 | 222 880 | 236 360 | 236 360 | 157 200 | 150 290 | 79 450 | 82 796 |
Prodhimi I mineralit te bakrit (ne ton) | 1 135 659 | 930 768 | 561 389 | 240 000 | 240 000 | 178 000 | 187 765 | 187 765 | 24 895 | 53 477 | 34 348 | 0 |
Prodhimi I mineralit te hekur nikelit (ne ton) | 1 179 345 | 930 893 | 970 000 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Totali I mineraleve metalike | 3 416 264 | 2 771 371 | 2 118 149 | 562 310 | 531 130 | 400 880 | 424 125 | 424 125 | 182 095 | 203 767 | 113 798 | 82 796 |
Vitet | 2001 | 2002 | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 |
PPB (ne USD) | 3 922 100 794 | 4 348 068 242 | 5 611 496 257 | 7 184 685 782 | 8 052 077 248 | 8 896 075 005 | 10 677 324 853 | 12 881 352 894 | 12 044 205 550 | 11 926 926 616 | 12 890 760 315 | 12 319 834 195 |
PPB (ne milion USD) | 3 922 | 4 348 | 5 611 | 7 185 | 8 052 | 8 896 | 10 677 | 12 881 | 12 044 | 11 927 | 12 891 | 12 320 |
Te ardhurat nga industria minerare (ne USD) | 68 219 773 | 78 752 729 | 85 484 326 | 93 063 202 | 146 187 688 | 165 334 752 | 197 873 158 | 239 191 997 | 185 036 539 | 141 985 069 | 166 854 790 | 190 210 156 |
Te ardhurat nga industria minerare (ne milion USD) | 68 | 79 | 85 | 93 | 146 | 165 | 198 | 239 | 185 | 142 | 167 | 190 |
Kontributi ne perqindje I Industrise minerare karshi PPB (ne %) | 1,74% | 1,81% | 1,52% | 1,30% | 1,82% | 1,86% | 1,85% | 1,86% | 1,54% | 1,19% | 1,29% | 1,54% |
Te ardhurat nga te gjithe eksportet (ne USD) | 108 725 263 | 109 487 086 | 117 776 852 | 132 084 836 | 150 248 457 | 158 602 248 | 189 318 251 | 269 649 219 | 167 903 526 | 131 269 215 | 157 228 552 | 182 750 934 |
Te ardhurat nga eksportet minerare (ne USD) | 68 219 773 | 78 752 729 | 85 484 326 | 93 063 202 | 102 331 382 | 115 734 326 | 138 511 211 | 167 434 398 | 129 525 577 | 99 389 549 | 116 798 353 | 133 147 109 |
Perqindja ne eksporte e produkteve minerare (ne %) | 62,75% | 71,93% | 72,58% | 70,46% | 68,11% | 72,97% | 73,16% | 62,09% | 77,14% | 75,71% | 74,29% | 72,86% |
Prodhimi I mineralit te kromit (ne ton) | 74 060 | 83 173 | 152 742 | 144 809 | 162 772 | 58 333 | 187 498 | 230 000 | 370 239 | 322 597 | 349 873 | 360 349 |
Prodhimi I mineralit te bakrit (ne ton) | 0 | 0 | 2 000 | 27 523 | 68 312 | 0 | 98 000 | 105 000 | 114 336 | 139 926 | 305 284 | 479 720 |
Prodhimi I mineralit te hekur nikelit (ne ton) | 0 | 0 | 33 375 | 0 | 0 | 78 000 | 369 559 | 353 320 | 68 840 | 269 300 | 363 723 | 75 017 |
Totali I mineraleve metalike | 74 060 | 83 173 | 188 117 | 172 332 | 231 084 | 136 333 | 655 057 | 688 320 | 553 415 | 731 823 | 1 018 880 | 915 086 |
Vitet | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | 2019 | 2020 | 2021 | 2022 | 2023 | 2024 |
PPB (ne USD) | 12 776 224 497 | 13 228 147 516 | 11 386 853 113 | 11 861 199 831 | 13 019 726 212 | 15 379 509 892 | 15 585 105 131 | 15 241 458 745 | 18 032 010 564 | 19 017 242 586 | 23 547 179 830 | 24 000 000 000 |
PPB (ne milion USD) | 12 776 | 13 228 | 11 387 | 11 861 | 13 020 | 15 380 | 15 585 | 15 241 | 18 032 | 19 017 | 23 547 | 24 000 |
Te ardhurat nga industria minerare (ne USD) | 294 650 821 | 328 335 634 | 236 253 541 | 191 181 861 | 152 909 344 | 228 571 429 | 616 450 185 | 490 922 958 | 548 059 615 | 681 392 591 | 558 741 924 | 439 105 634 |
Te ardhurat nga industria minerare (ne milion USD) | 295 | 328 | 236 | 191 | 153 | 229 | 616 | 491 | 548 | 681 | 559 | 439 |
Kontributi ne perqindje I Industrise minerare karshi PPB (ne %) | 2,31% | 2,48% | 2,07% | 1,61% | 1,17% | 1,49% | 3,96% | 3,22% | 3,04% | 3,58% | 2,37% | 1,83% |
Te ardhurat nga te gjithe eksportet (ne USD) | 244 710 004 | 277 387 001 | 203 095 149 | 166 333 651 | 138 751 072 | 301 252 237 | 271 818 347 | 338 537 094 | 576 139 586 | 772 303 458 | 446 950 628 | 357 821 490 |
Te ardhurat nga eksportet minerare (ne USD) | 206 255 575 | 229 834 944 | 165 377 479 | 133 827 303 | 107 036 541 | 220 123 176 | 201 334 578 | 234 386 445 | 405 643 558 | 488 053 918 | 312 790 484 | 223 176 578 |
Perqindja ne eksporte e produkteve minerare (ne %) | 84,29% | 82,86% | 81,43% | 80,46% | 77,14% | 73,07% | 74,07% | 69,24% | 70,41% | 63,19% | 69,98% | 62,37% |
Prodhimi I mineralit te kromit (ne ton) | 521 080 | 683 874 | 646 639 | 726 671 | 808 016 | 1 156 444 | 1 014 448 | 626 627 | 650 200 | 932 686 | 920 770 | 680 000 |
Prodhimi I mineralit te bakrit (ne ton) | 507 105 | 259 137 | 140 386 | 0 | 0 | 236 459 | 394 530 | 333 715 | 618 518 | 641 245 | 460 628 | 423 000 |
Prodhimi I mineralit te hekur nikelit (ne ton) | 215 086 | 493 867 | 742 180 | 439 082 | 548 762 | 385 710 | 325 243 | 432 673 | 427 650 | 174 918 | 63 131 | 24 000 |
Totali I mineraleve metalike | 1 243 271 | 1 436 878 | 1 529 205 | 1 165 753 | 1 356 778 | 1 778 613 | 1 734 221 | 1 393 015 | 1 696 368 | 1 748 849 | 1 444 529 | 1 127 000 |
Burimi i informacionit: Raprte te BB, MIE, AKBN, SHGJSH, ALBEITI, INSTAT (Shenim: Te dhenat ne disa raporte kane mosperputhje me njeri tjetrin sidomos raportet e ketyre 10 viteve te fundit te publikuara nga institucionet minerare dhe INSTAT qe kane diferenca deri ne 10%.) Vitit 2024 sipas te dhenave paraprake |
Prodhimi i mineraleve metalike ne vite (1938-2024)