• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria më afër BE”, Rama: Ata vlerësojnë faktet dhe provat, kemi dalë me kokën lart nga dhomat pa dritare të Brukselit

by A R
13/02/2025 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian vlerëson faktet e provat, deklaroi kryeministri Edi Rama teksa prezantoi modulin AI të zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më tepër se 1400 ekspertë integrimi. Në fjalën e tij kreu i qeverisë vlerësoi punën e Ministrisë së Administratës publike dhe AKSHI-t, duke theksuar se falë tyre Shqipëria ka dalë me koën lart në tryezat e Brukselit në dhomat pa dritare.

“Ju jeni parararoja e një populli të tërë atje në tryezat e Brukselit në dhomat pa dritare, ku duhet të përballosh shumë herë më tepër pyetje se çdo dhomë tjetër dhe duhet të dalësh me kokën lart se ndryshe nuk të qasin më. Falë jush kjo nuk ka ndodhur përkundrazi dy dyer të hapura në dy javë janë risi në procesin sa i përket rajonit dhe janë shprehja më kuptimplotë e të vërtetës që ky vend po përparon me shpejtësi për t’u bërë vend anëtar i BE. Pse? Jo se unë vesh atlete kur takohem me ata, se ata janë zemërbutë, as se përtojnë të shohin se çfarë bëjmë ne përditë. Vlerësojnë faktet, provat, të dhënat e shifrat, bëjnë vlerësime mbi të tjera parametra dhe të gjitha faktet, shifrat e provat thonë që ky vend meriton të afrohet nga ata dhe ata po e afrojnë e afrojnë. Kjo është historia që po shkruajmë ne. Të gjitha që po jetojmë në të përditshmen do t’i marrë era. Ajo që do mbetet është arkitektura e shtetit të ri europian dhe flamuri ynë atje në oborrin e BE”.

Në prezantimin e modulit të AI Rama foli për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt familjes së bashkuar europiane. Sipas tij ky modul do të përfundojë në 2027 dhe 2030 do ta gjejë sipas tij Shqipërinë anëtare të BE.

“Me këtë model do jemi të gatshëm ta mbyllim brenda afateve dhe nga pikëpamja teknike të konsiderohemi gati brenda vitit 2027, për t’i dhënë kohë procesit politik, për t’i dhënë kohë ratifikimit të parlamenteve të vendeve të BE-së dhe brenda një harku dyvjeçar që parashikojmë, maja e 2030-ës të na gjejë me flamurin tonë në rresht, i pari, se në gjuhën e Europës fillon me A në gjuhën tonë fillon me Sh. Dhe tani jemi në një fazë ku të huajt na shohim me A në çfarë bëjmë, kurse brenda vetes Sh…sh…sh…sh, histori e njohur që e përndjek Shqipërinë denbabaden, por që me anëtarësimin në BE do të mbarojë”.

Next Post
Plani i Trump për paqen në Ukrainë është një “faturë” 3 trilion dollarë për BE-në

Plani i Trump për paqen në Ukrainë është një "faturë" 3 trilion dollarë për BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In