Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e ri për qarkullimin e qytetarëve.
Duke filluar nga dita e hënë të gjitha pikat e produkteve ushqimore do të punojnë duke filluar nga ora 05:00 e mpngjesit deri në orën 13:00.
Ndërkohë, këmbësorët dhe ata që kanë mjete nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 13:00 e ditës së nesërme, deri në orën 05:00 të ditës së hënë. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të mund të marrin asnjë shërbim.
Të vetmit që do të jenë në rrugë jashtë këtyre fashave të orarit, do jenë ushtria, policia, njesite kritike te sherbimit shteteror si dhe kompanite mediatike.

g.kosovari











