• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria me masa shtesë për sigurinë kibernetike

by Java News
05/11/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito thotë se dimë ta imagjinojmë çdo të thotë të jemi 48 orë pa ujë, por e kemi të vështirë të imagjinojmë të jemi 48 orë pa internet, pa telefon dhe të mos kemi më rrjetin e komunikimeve. Përparimi teknologjik e ka bërë më të lehtë jetën për qytetarët, por njëkohësisht ai e ekspozon shoqërinë ndaj sulmeve kibernetike, të cilat mund të kenë pasoja të rënda. “Rrjeti i energjisë vetë mund të ndërpritet sepse ai menaxhohet nga sistemet digjitale. Nëse këto sisteme sulmohen nuk kemi më energji, nuk kemi më ujë”, thotë ministrja.

Për të mbrojtur rrjetet digjitale që komandojnë këto shërbime jetike, Qeveria ka dërguar në Kuvend një ligj të posaçëm për sigurinë kibernetike.

“Për të gjithë operatorët që operojnë infrastruktura kritike për shtetit dhe qofshin këta privatë apo publikë, do të ketë masa shtesë sigurie. Një masë shumë e thjeshtë si shembull është dublimi i sistemeve dhe të gjitha këto do të kontrollohen”, deklaron Harito.

Në raste sulmesh që cenojnë bankat, Thesarin e Shtetit, rrjetet e transportit ajror, apo shërbimet të tjera kritike, ligji parashikon shpalljen e emergjencës.

“Gjatë periudhës së krizës kibernetike merren një sërë masash specifike, të cilat përcaktohen me akte nënligjore dhe që ndiqen ora-orës deri në stabilizimin e situatës. Kjo është njësoj si çdo emergjencë tjetër civile”, sqaron ministrja e Inovacionit.

Në vitin 2008, Gjeorgjia u përball me një sulm kibernetik, i cili ndërpreu thuajse çdo shërbim publik duke e çuar vendin në kaos total. Ngjarja shqetësoi qeveritë kudo në botë, të cilat janë duke forcuar masat e sigurisë për rrjetet kompjuterike, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kjo është mbretëresha e Instagramit

Kjo është mbretëresha e Instagramit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In