• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

by B K
25/12/2024 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si “Maldivet e Evropës”. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, ministrja u shpreh se vendi nuk është reklamuar në mënyrë të tillë, por duke ecur me realitetin.

Ministrja tha se reklama më e mirë është ajo që e quajti si “reklamë bio”, pra turistët.

Pjesë nga diskutimi:

Sokol Balla: Fakti që Shqipëria nga PR është klasifikuar si Maldivet e Mesdheut apo të Evropës, fakti që ju tentoni te turizmi elitar, njerëzit që kanë para, a mos vallë e bën kjo stratregji të paarritshme turizmin vendas nga klientët shqiptarë.

Mirela Kumbaro: Nuk jam dakord, dhe kjo është pjesë e paragjykimeve që rrethojnë disa zhvillime për të cilat mbase nuk ishim përgatitur, të cilat e kanë bërë Shqipërinë shumë të njohur, një diplomaci shumë fantastike. Ka dy anë të medaljes. Nuk e kemi quajtur ne Maldivet e Evropës dhe as nuk e kemi shitur kurrë Shqipërinë si Maldivet e Evropës.

Sokol Balla: Po thoni tani se nuk keni fare lidhje me fushatën e PR që është bërë në internet…

Mirela Kumbaro: Nuk jam kundër. E kam detyrë funksionale të bëj atë që ju e quajtët propagandë, të bëj marketing të Shqipërisë si destinacion. E kemi kemi bërë por në mënyra të tjera. Ajo që iu referuat është kollaj e verifikueshme. Në rrjete sociale nuk mund të ndikojmë mijëra, miliona vizitorë të cilët janë të lirë të lirë të thonë çfarë të duan dhe PR apo reklama më e mirë na është bërë nga vetë turistët. Se mund të themi që Shqipëria është e bukur, por nëse ata që e vizitojnë nuk e thonë se Shqipëria është e magjishme, unë nuk e them dot. Nuk mund të më dëgjojnë miliona vizitorë. Interesante ishte se sivjet ne me të vërtetë kishim deri në nëntor 11 milionë vizitorë, më shumë se vit i kaluar, por është diversifikimi i hartës.

Në tre vitet e fundit kemi vizitorë nga Amerika latine, nga vendet aziatike, nga Afrika e veriut, Australia që nuk janë destinacioni apo tregje turistike që vijnë deri në Shqipëri. Ne rrethohemi nga gjigandë të turizmit, ndërkohë na kanë vizituar. Është futur një treg i ri që është spanjoll. Deri para tre viteve, spanjollët ishin pak qindra, tani janë dhjetëra mijëra. Vijnë të zbulojnë dhe që kanë interesa kulturore. Në këtë pikëpamje, sado propagandë të bëjmë ne, nuk mund të shtohen fluturimet siç janë shtuar. Aeroporti i Rinasit foli për trajtimin e 10 milionë pasagjerëve që hyjnë e dalin që në fund fare nuk është aeroport gjigant, është modest krahasuar me Parisin e Romën. Flet për atë që është në fakt “Reklamë bio” dhe të tilla cilësi si Maldivet e Evropës, i kam pak frikë sepse është më mirë të ecim duke e prekur realitetin por duke iu besuar përvojave individuale. Kjo e ka sjellë shtimin e turizmit dhe fakti që po përsëritet për të tretin vit, do të thotë se turistët vijnë dhe nuk zhgënjehen. Sepse mund të kemi 100 eksperienca të mira, një e keqe ta përmbys tavolinën.

Next Post
“Listat e mbyllura do t’i lëmë bosh”, Alibeaj: U penalizuan shqiptarët, ne do të ecim me lista të hapura

“Listat e mbyllura do t’i lëmë bosh”, Alibeaj: U penalizuan shqiptarët, ne do të ecim me lista të hapura

TË FUNDIT

Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

February 17, 2026
Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

February 17, 2026
Jepet preteca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Jepet preteca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

February 17, 2026
U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

February 17, 2026
Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

February 17, 2026
Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

February 17, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

February 17, 2026
Rubio uron Pavarësinë: SHBA, e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

Rubio uron Pavarësinë: SHBA, e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

February 17, 2026
Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

February 17, 2026

Veliaj uron Kosovën: Shpresoj që procesi i drejtuesve të UÇK-së të përfundojë me drejtësi

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In