Pas dy tërmeteve të rënë gjatë ditës së djeshme me epiqendër zonën e Kukësit, sot një tjetër tërmet ka tronditur Shqipërinë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipërinë e mesme është ndjerë një tërmet, pikërisht në zonën e Librazhdit.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 06:25 të mëngjesit dhe kanë qenë 7 kilometra në perëndim të Librazhdit.
Tërmeti ka qenë i shkallës 2.5 rihter me thellësi 1 kilometër.