• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria kërkon medaljen e artë në KAS, Prizreni: Valievit iu rrëmbye ndeshja në Paris

by A R
13/08/2024 11:07
Chermen Valiev dhe Islam Dudaev

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare e Mundjes ka ankimuar në KAS ndeshjen mes mundësit shqiptar Chermen Valiev dhe mundësit nga Uzbekistani Razambek Salambekovitch Jamalov. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti i federatës, Sahit Prizreni, i cili tha se Valievit “iu mohua dhe rrëmbye mundësia për të kaluar në gjysmëfinale” në lojërat olimpike Paris 2024.

Në një intervistë për RTSH 24, Prizreni tha se pret që drejtësia të vihet në vend dhe nëse kjo ndodh atëherë Shqipëria do të kishte një medalje të artë. Sipas tij ka dhe precedentë të mëparshëm ku drejtësia ka vepruar edhe pas përfundimit të lojërave.

“Ishim përgatitur për një fitore dhe para se të niseshim e pata deklaruar se ajo që pash te djemtë dhe isha i bindur se do e merrnim një medalje dhe morëm dy. Ato janë medalje bronzi por kanë shijen e atyre të arit. Chermen Valiev i është mohuar ndeshja në gjysmëfinale, i është vjedhur dhe ne kemi bërë një ankimim në KAS. Unë pretendoj që drejtësia të vihet në vend. Ajo që ka ndodhur me Chermen Valiev dhe kundërshtarin nga Uzbekistani është një vjedhje e hapur pasi nuk ka rregullore që justifikon ato që bëri arbitri ku morën 10 sekondat e fundit duke i marrë pikë djalit tonë. Ndjemë që na është bërë padrejtësi por kur morëm dy medalje ndihem pak I lehtësuar dhe I lumtur që ne ja dolëm. Unë shpresoj që drejtësia do të vihet në vend dhe nëse kjo ndodh do të thotë që ne do kemi një medalje ari dhe një bronzi. Ka precedent të një rasti të një vajze në Indi, e cila mori medaljen e artë nga SHBA pasi drejtësia foli pas përfundimit të lojërave. Shqipëria e ka kryer misionin e saj”, tha Prizreni.

Prizreni i është përgjigjur edhe kritikave se fituesit e dy medaljeve të bronzta në lojërat olimpike, historike për Shqipërinë, nuk ishin shqiptar me origjinë. Ai tha se Islam Dudaev dhe Chermen Valiev ngritën lart dhe nderuan flamurin shqiptar dhe se për këtë meritojnë mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve.

“Unë kam vënë re që shqiptarët janë shumë të ndjeshëm kur bëhet fjalë për flamurin. Këta djem kanë bërë detyrën e vërtetë të një shqiptari duke e nderuar dhe ngritur lartë flamurin shqiptar, dhe ndoshta edhe më mirë se ç’ mund ta ngrinte një shqiptar i lindur dhe rritur në Shqipëri. Jam mirënjohës ndaj gjithë atyre që nderojnë flamurin shqiptar dhe kjo është detyra e çdo shqiptari si ato që janë në vendit tonë dhe si ata që e ndjenë veten pjesë të vendit tonë. Këta djem meritojnë një vlerësim nga ana e çdo shqiptari”, tha ai.

Në fund Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes bëri thirrje që duhen më shumë investime dhe politika për sportin.

“Këto medalje janë për mbarë sportin shqiptare dhe dua ta besoj që këto do të sjellin një histori tjetër sportit shqiptar. Ne kemi dëshmuar që mund të marrim medalje evropiane dhe botërore dhe duhet një bashkim forcash përmes politikave, pushtetit dhe njerëzve që e duan sportin”, u shpreh Prizreni.

Për herë të parë në histori Shqipëria artriti të merret në lojërat olimpike Paris 2024 dy medalje bronzi, konkretisht përmes Islam Dudaev dhe Chermen Valiev në kategorinë 65 dhe 74 kg në disiplinën e mundjes stil i lirë.

/a.r

Next Post
Zjarre në Lushnje dhe Selenicë, Mali i Thatë digjet prej 8 ditësh, mungon ndërhyrja nga ajri

Zjarre në Lushnje dhe Selenicë, Mali i Thatë digjet prej 8 ditësh, mungon ndërhyrja nga ajri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Bëjnë “xing” me orarin/ Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij njofton takim me PD në Korçë

December 27, 2025
Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur, parashikimi i horoskopit për sot

December 27, 2025
Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

December 27, 2025
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

December 27, 2025
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Rezoluta kopile që do rrëzojë Ramën në mars…

December 27, 2025
Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com