• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria ka shumë rrugë, dhe jo vetëm qorre

by Veton Surroi
12/06/2019 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

1.

Tri gjëra nuk do të ndodhin në Shqipëri.

Nuk do të ketë zgjedhje lokale, të lira dhe demokratike, më 30 qershor.

Nuk do të shkarkohet Presidenti Ilir Meta.

Nuk do të rrëzohet nga pushteti, jashtë verdiktit të votuesit, kryeministri Edi Rama.

(Ah, po, është dhe një e katërt, që nuk po ia vë veshin kush, por nëse nuk keni dëgjuar, nuk do të hapen negociatat e anëtarësimit në BE).

Lista mund të vazhdojë edhe më tutje, por për momentin e përshkrimit të gjendjes politike më duket se është kornizë e mjaftueshme.

Në këtë kornizë, edhe po të mos ishte shfuqizimi i dekretit nga Presidenti Meta, zgjedhjet që pretendohen të mbahen më 30 qershor nuk do ta kishin legjitimitetin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Shqipëria nuk mund të shndërrohet në katër komuna veriore të Kosovës, ku zgjedhjet përmbushin kriteret bazike organizative, por në to kandidon vetëm një parti, Lista Serbe dhe merr 96 për qind të votave.

Shfuqizimi i dekretit të Presidentit Meta është vështirë i rrëzueshëm ligjërisht; e vetmja instancë që mund të përcaktojë ligjshmërinë apo jo të veprimit të tij është Gjykata Kushtetuese, një instancë tani për tani joekzistuese juridike në vend. Ndërkaq nga aspekti i legjitimitetit, është plotësisht brenda kompetencave të tij të përfaqësuesit të unitetit dhe të atyre që kanë të bëjnë me siguri kombëtare.

Presidenti nuk ka mundur të lejojë që vendi të zhytet syhapur në greminën e antagonizmit në rrugë të një populli të ndarë mes ithtraëve të pushtetit dhe atyre të opozitës.

Dhe, nuk ekziston arsyetim i qëndrueshëm legaliteti e as legjitimiteti që parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri të jetë largimi i kryeministrit Rama, apo e Qeverisë të drejtuar nga ai. Nëse opozita e do demokracinë në vend, ajo nuk mund të diktojë shpërfilljen e vullntetit të shumicës, të asaj shumice, e cila ia dha drejtimin qeverisës Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Shumicën për vete opozita duhet ta aspirojë në garë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, jo duke kërkuar që të largohen nga pushteti para garës.

2.

Më duket se Shqipëria do të shpenzojë – me ritualet e debateve në studio televizive, si ekstensione të  debateve në kafene – më kot kohë lidhur me këto tri pika të kornizës. Ky debat që tani ka marrë formën e fjalëve të mëdha si “puç”, duke përshkruar çdekretimin nga ana e presidentit. Dhe do të thellohet edhe më në listën e gjatë të juristëve që do të shpjegojnë të drejtën apo padrejtësinë e bërë Shqipërisë.

 

Ky është një debat që në kushtet në të cilat gjendet vendi, është në rastin më të mirë doktrinar. Në mungesë të ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, argumentimi juridik ka aq vlerë sa edhe vërejtjet që bëjnë tifozët në transmetimet e ndeshjeve futbollistike. Ky është akt ishte kushtetues, apo jo është konstatim i njëjtë si vërejtja se trajneri bëri keq që nuk e futi këtë apo atë futbollist në lojë më herët.

Sa më shumë të vazhdojë natyra e këtij debati, aq më shumë do të marrë formën e tifozërisë futbollistike. E tifozëria futbollistike, pas stadit fillestar të njohurive bazike për klubin e futbollin, pastaj është tërë emocion. Aty do të zdirgjet (apo ngrihet, kushdo si ta shohë), i tërë debati për 30 qeshorin, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Ekziston gjithnjë një rrugë qorre, një që shqiptarët e gjejnë pa gabim në konkurrencë me rrugët e tjera dhe kjo mund të jetë një prej tyre. Rruga qorre është ajo që të mos bëhet gjë dhe të vazhdohet me deklamime emocionale mbi të drejtën e atyre në pushtet dhe të atyre në opozitë, deri sa të bjerë viktima e parë njerëzore. Atëherë bëhet krejtësisht jorelevante se kush kishte të drejtë dhe kush e filloi i pari; atëherë bëhet relevante se përse duhej humbur jeta e njeriut dhe pastaj bëhet më relevante se si të mos humbet edhe një tjetër.

Kjo është pika e ciklit ku gjendet sot Shqipëria. Është në mundësi të zgjedhë, me nuhatjen e pagabueshmërisë, rrugën qorre që do të çojë drejt viktimës ë parë të radhës. Kjo rrugë qorre, tash, është debati rreth tri gjërave që nuk do të ndodhin – zgjedhjet më 30 qershor, shkarkimi i Metës, largimi i qeverisë së Edi Ramës – dhe insistimi që të fitohet debati i studios televizive apo kafenesë së radhës.

Dhe kjo është pika e ciklit, e cila mund të shmangë rrugën qorre, me zgjerimin e kontekstit të problemit. Problemet e Shqipërisë nuk mund të përkufizohen në një datë zgjedhjesh, një emër presidenti dhe një emër kryeministri. Problemi i Shqipërisë është mungesa e legjitimitetit të sistemit. Në Shqipëri, shtetit dhe demokracia janë legjitime vetëm për atë që është në pushtet, dhe nuk është legjitim për atë që nuk është në pushtet. Derisa ta marrë pushtetin.

 

Në atë zbrazëti të madhe legjitimiteti, qytetarët dhe bizneset janë të lidhura me institucionet e shtetit nëpërmjet të lidhjeve personale, krahinore e të klaneve politike. Aty diku në këto lidhje është prania e një force tashmë konstante të Shqipërisë, të krimit të organizuar, i cili investon që shtetit të jetë i këtillë si është – i ndikueshëm (të përdor një fjalë të butë) prej tij.

Nëse problemi është më i madh se a do të mbahen me këtë apo atë datë zgjedhjet vendore, atëherë çdekretimi i bërë nga Presidenti Meta mund të jetë rast i mirë që forcat politike në vend të ulen në një tryezë, e cila tejkalon tifozerinë e debateve televizive të mbrëmjes. Tryeza do të kërkonte përgjigje për konsolidimin e shtetit dhe të demokracisë, gjetjen e legjitimitetit për shtet e demokraci në funksionet e veta vitale. Dhe, nuk do mend, ky rilegjitimim do të mundë të përfundonte me gjetje të reja, prej sistemit zgjedhor deri te Kushtetuta e vendit.

E mira do të ishte që të ketë vullnet të mirë e maturi nga të gjitha kampet politike për një rimarrje përgjegjësie për fatin e vendit. Por nëse ka nevojë, e me gjasë ky është njëri prej fateve historike të këtij vendi, nuk do të jetë turp të kërkohet ndihma ndërkombëtare për lehtësimin e një procesi që do ta bëjë – një parullë rituale e forcave shqiptare prej zhbërjes së komunizmit – vendi si e tërë Europa. Apo ashtu si e perceptojmë të ishte Europa.

 

 

Next Post
Me këta e do me zor Edi Ramën!

Me këta e do me zor Edi Ramën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In