• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria ka një shans historik për anëtarësimin në BE”, Gonzato thirrje aktorëve politikë për bashkëpunim

by A R
11/12/2024 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin “Shqipëria 2030 në BE”, organizuar sot nga Kuvendi, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se vendi ynë ka një mundësi historike për t’iu bashkuar BE-së, pasi integrimi i saj është në krye të përparësive të unionit.

“Integrimi i Ballkanit në BE mbetet në krye të përparësive të BE në të ardhmen e afërt. Udhëheqja e re që ka marrë detyrën më 1 dhjetor e rikonfirmoi mjaft qartë. Ribashkimi i Evropës është bërë pjesë përbërëse e vizonit për një Europë më të sigurt, qëndrueshme dhe të begatë. Shqipëria ka një mundësi historike para, perspektiva e vendit tuaj për tu bërë anëtarë të BE është reale. Procesi bazohet në meritë dhe se demokracia e sundimi i ligjit do të mbeten shtylla e tij. Nëse kandidatët do japin rezultate, BE do jetë aty. Institucionet kanë përgjegjësi të mobilizojnë të gjitha burimet për të ecur para në mënyrë vendimtare”, deklaroi Gonzato.

Pa dyshim që ky proces ka sfidat e veta dhe për këtë Gonzato nënvizoi se reforma në drejtësi duhet të jetë një proces i pakthyeshëm për Tiranën zyrtare.

“Parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Shqipëria është angazhuar qartë të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemi prokurorisë e gjyqësor për të konsoliduar llogaridhënien në të gjitha nivelet. Është thelbësore që ekuilibrat institucionalë ekzistues dhe ndarja e pushteteve të garantohen plotësisht.”

Duke qenë se vetëm dy muaj më parë Tiranë dhe Brukseli çelën bisedimet për kapitullin themelor, për Gonzaton, institucionet shqiptare duhet të japin pikërisht rezultate për një grup reformash që përbëjnë shtyllën për integrimin në BE.

“Pas një viti shpenzuar me autoritet shqiptare, duke analizuar kuadrin ligjor, BE ka përcaktuar qartë se kush janë reformat që udhën arritur në këto fusha. Fokusi kryesor i Shqipërisë është t’i zbatojë këto reforma. Ky nuk është proces ku plotësojmë disa kuti, kur BE monitoron progresin në raport nuk sheh vetëm strategjitë, por nëse reformat janë zbatuar dhe masat janë ekzekutuar”, shpjegoi ambasadori i BE.

Një mesazh për të gjithë aktorët e klasës politike në Tiranë nuk mund ta kursente asesi, teksa sërish përsëriti thirrjen që të bëhen bashkë për të punuar që Shqipërira të anëtarësohet sa më shpejt në BE.

“Ne jemi për të ndihmuar financiarit dhe për të siguruar që teknikisht është kështu. Reformat kërkojnë diskutime të pjekura politike mes palëve, konsultime me shoqërinë civile. Parlamenti ka rol kritik në anëtarësimin në BE, forumi i debatit poltik por edhe rolin mbikëqyrës të qeverisë. Rruga është e qartë, na duhet së bashku të mbetemi të përqendruar. Mirëpres miratimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe jam krenar që kemi ndihmuar”, nënvizoi Gonzato.

/a.r

Next Post
Shqiptarët e Amerikës e pyesin çfarë mund të bëjnë për të, Rama: Bëhuni garant që Shqipëria të mos…

Integrimi në BE, Rama ndalet edhe tek akuzat: Folën për një “komplot ndaj SPAK-ut”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Draghi “shkund” Europën: Me Trump duhet të negociojmë, mos shikoni gjithçka negativisht…

Draghi i ashpër me Europën: Nëse dëshiron pushtet duhet të bëhet federatë!

February 2, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Ka ardhur koha e ndëshkimit

February 2, 2026
Debati i Trashëgimisë me Sunak/ Mitsotakis zbutet me Britaninë: Nuk ndikon në marrëdhëniet tona!

Imuniteti dhe “vende pune përjetë”, Mitsotakis kërkon të rifitojë besimin pas skandalit të korrupsionit

February 2, 2026
Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

February 2, 2026
GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In