• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria ka nevojë të hapet ndaj administratës civile më shumë se ndaj asaj politike

by Mero Baze
25/09/2025 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Emërimi i Silva Cakës si zëvendësministre e Punëve të Brendshme ka rikthyer debatin mbi strategjinë e Edi Ramës për të brejtur përditë burimet njerëzore të opozitës duke i përfshirë ata në pushtet. Kjo ishte, mes të tjerash, edhe një nga ato objektivat që i vendosi Partisë Socialiste gjatë prezantimit të qeverisë, madje duke i paralajmëruar: “as mos të guxojnë t’u kujtojnë me fjali të tipit ‘kur ne ishim aty ju ishit atje’…” e kështu me radhë. 

Ky fenomen nisi që gjatë fushatës elektorale, ku në shumicën e qarqeve gjendej një apo dy kandidatë të listës që vinin nga opozita. Kjo e bën të qartë objektivin e pushtetit, për t’u zgjeruar përtej gardhit të tij për burime njerëzore. 

Ky është një zhvillim që nuk shkon paralelisht me rekrutimin e figurave politike të opozitës. Shumica e opozitarëve që po rekrutohen nga qeveria, nuk janë figura të pavarura opozitare që kanë qenë aty për shkak të fuqisë së tyre elektorale. Shumica e tyre janë tipa që kanë pasur një pozicion në opozitë për shkak të besnikërisë ndaj shefave të opozitës. Tani këtë besim e kanë transferuar tek Edi Rama bashkë me një vend në pushtet. Për këtë arsye ata vlejnë vetëm për të dëshpëruar lidershipin e opozitës, por jo dhe aq elektoratin e opozitës. Atë madje e egërsojnë. 

Për shkak të jetgjatësisë 12-vjeçare në opozitë, elektorati i opozitës është radikalizuar dhe është bërë më fanatik se para 12 viteve. Si të tillë, ata nuk dëshpërohen nga ikja e titullarëve periferikë të opozitës, përkundrazi, radikalizohen më shumë. Është pak a shumë ajo që ndodhi me PD kur mori Kastriot Islamin apo Dogjanin më 2013, që humbën dhe ato vota që kishin si të majta. 

E vetmja gjë që vlen realisht nga ky proces është që qeveria të jetë e hapur për burime njerëzore që vijnë nga ndonjë angazhim politik opozitar, por që janë të shquar për profesionalizëm dhe të merren për të tillë. Ai është një proces i ndershëm që vitalizon administratën, por që dhe ai duhet bërë jo përmes lidhjeve direkte me qeverinë, por përmes proceseve transparente të rekrutimit të zyrtarëve në administratë. 

Shqipëria realisht ka burime njerëzore për një administratë dhe aty nuk duhet parë ngjyra politike i majtë apo i djathtë. E vërteta është se Edi Rama është kryeministri më jopolitik në këtë pikë, që e ka zhdukur këtë kufirin klasor në bashkëpunimin për qeverisje. Dhe kjo ka kuptim të thellohet në administratën civile. Por rekrutimet në administratën politike të tipit zëvendësministër apo këshilltarë, për t’u dhënë një rrogë për shkak të ndryshimit të kahut politik, thjesht shërbejnë për të dëshpëruar opozitën, por nuk sjellin ndonjë gjë të re në drejtimin e shtetit. Përkundrazi, mund të jenë shtigje ku mbarten viruset e partive të tjera në administratën e lartë. 

Fjala vjen, ajo që ndodhi në Hipotekën e Vlorës do të kishte vlerë sikur ai që shkoi të ishte me PD, por jo ish-kryetari i saj. Por nëse PD vërtet ka pasur ndonjë profesionist të mirë në hipotekë, mund ta merrje. Si ish-kryetar i PD-së, ky është, mund të bëjë ca certifikata për tokat e Zenit, por nuk është se bën ndonjë revolucion në administrimin e hipotekës. 

Deri më sot, nuk kemi ndonjë rast suksesi nga “markata” e shitje-blerjeve politike që të na bëjë të besojmë se do funksionojë tani e tutje. Kurse tek administrata civile ka vend për hapje dhe rekrutimin e profesionistëve që po rrinë rrugëve vetëm se janë identifikuar politikisht me PD. Por ky proces i rekrutimit të administratës politike mund t’i kompleksojë ata dhe t’i bëjë të hezitojnë edhe nëse ka një hapje reale ndaj profesionistëve me bindje politike të ndryshme. 

Next Post
Zelensky: Jam gati të largohem nga posti i presidentit! Kam marrë aprovimin e Trump

Zelensky: Jam gati të largohem nga posti i presidentit! Kam marrë aprovimin e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In