• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë

by
18/09/2015 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Donald Lu/

Kryetar i Gjykatës së Lartë Zaganjori, Ministër Naço, zonja dhe zotërinj,

E dimë që populli shqiptar sot nuk i beson sistemit të tij të drejtësisë. Kemi kaluar muaj të tërë duke folur për gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe të paaftë dhe për një sistem ku të duhet të paguash para për të marrë drejtësi.

Jemi këtu sot për të folur për njerëzit që po punojnë në heshtje për ta ndryshuar këtë sistem, për ta bërë më të vështirë kërkimin e rryshfetit, për të publikuar emrat e zyrtarëve të korruptuar dhe për të edukuar gjykatësit, avokatët e prokurorët mbi standartet ndërkombëtare.

USAID ka shpenzuar rreth dhjetë milionë dollarë gjatë pesë viteve të fundit në mbështetje të Projektit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë (JuST). Qëllimi i këtij projekti ka qenë forcimi i aktivistëve shqiptarë të OJQ-ve, gazetarëve të pavarur, zyrtarëve të gjykatave dhe profesorëve që të punojnë për ndryshimin.

Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë për ta pastruar sistemin e saj të drejtësisë. Sot do të dëgjoni shumë prej historive të suksesit që na japin shpresë se gjendja po ndryshon në të mirë të reformës.

Pesë vite më parë asnjë seancë gjyqësore në Shqipëri nuk regjistrohej. Sot regjistrohen tetëdhjetë për qind e tyre dhe Ministria e Drejtësisë e Këshilli i Lartë i Drejtësisë po nxisin që të arrihet në njëqind për qind. Kjo u sjell gjykatave më shumë transparancë.

Pesë vite më parë, një çështje penale në Korçë ose në Krujë kërkonte zhvillimin e nëntë seancave gjyqësore për marrjen e një vendimi. Sot, nevojiten vetëm tre seanca gjyqësore falë teknikave të prezantuara të menaxhimit aktiv të çëshjeve gjyqësore. Kjo u jep njerëzve drejtësi pak më shpejt.

Gjatë pesë viteve të fundit, JuST ka mbështetur Gazetarët Shqiptarë për Drejtësinë për krijimin e një faqeje interneti të pavarur për botimin pa censurë ose ndërhyrje të artikujve dhe të kryeartikujve. Kjo lejon kritikën e hapur, e cila mund të ndihmojë në sjelljen e ndryshimit.

Më lejoni të falenderoj drejtorin e JuST Jay Carver dhe personelin e tij shumë të talentuar. Ata kanë punuar me çdo gjykatës, sekretar gjykate, profesionist të teknologjisë së informacionit në gjykatë dhe kancelar gjykate në vend për ta bërë këtë projekt të suksesshëm.

Jemi krenarë për arritjet e shumta të këtij programi novator përgjatë pesë viteve të shkuara. Presim me kënaqësi të vazhdojmë punën tonë në sektorin e drejtësisë dhe mbështetjen për një

reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi. Populli shqiptar meriton të ketë një sistem drejtësie të ndershëm, të drejtë dhe të pavarur. Programi JuST e ka ndihmuar Shqipërinë të lëvizë më pranë këtij qëllimi.

*Fjala e ambasadorit të SHBA në ceremoninë e mbylljes së Projektit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë

Next Post

Shqiptarët flasin 134 minuta në celular

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In