• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria, i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh”/ Bardhi: Si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga..

by Os De
27/01/2026 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se iniciativa e qeverisë për të dekriminalizuar shpifjen në Kodin Penal për gazetarët ka boshllëqe praktike për zbatimin e tij. Sipas Bardhit, gazetari nuk është një profesion i rregulluar me ligj dhe për rrjedhojë nuk ka si gjen zbatimi kriteri që nga dekriminalizmi i shpifjes do të përfitojnë gazetarët e regjistruar, pasi këta të fundit nuk kanë se ku të regjistrohen si të tillë. Kjo sipas deputetit demokrat sjell pamundësinë e organeve ligjzbatuese për të saktësuar se kush është gazetar dhe kush jo. 

Gjithashtu, Bardhi tha se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që penalizon me dënim me burg parkimin dysh, dhe shtoi se kjo nuk është e nevojshme pasi tashmë legjislacioni shqiptar ndëshkon pengimin e mjeteve të transportit. 

“Sot kemi ardhur në një tjetër standard, kemi ardhur në stadin kur kërkesa ndaj Shqipërisë na kërkon dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe nuk po u hy argumenteve që po përmend më pas. Ky vend ka marrë angazhimin për të reflektuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, për këtë le të referohemi Komisionit të Reformës Zgjedhore. 

Vini këtu dhe shikoni si standard diçka që nuk e ka asnjë vend tjetër. Ju thoni që nuk do të mbajnë përgjegjësi për shpifje gazetarët që janë të regjistruar, por ky Kuvend e di që profesioni i gazetarisë nuk është i rregulluar. Kush do ta ndajë kush është gazetar, kush nuk është gazetar, ku futen analistët, etj. 

Cili është problemi juaj që shpifja të jetë një shkelje civile, që edhe ajo në Kodin Civil duhet të trajtohet me standardet më të mira ndërkombëtare”,- tha Bardhi. 

“Ne e kemi vepër penale pengimin e mjeteve të transportit, me çfarëdo lloj mjeti e kemi sot vepër penale. Në asnjë vend të BE-së parkimin dysh e kriminalizojnë. Nëse parkohet makina dysh në një vend ku ndërtohet kulla, po s’ka një rrugë të re, zihen hapësirat publike, po nuk ka një zgjerim rruge në asnjë qytet, kemi mbetur akoma me rrugët dhe bulevardet që kemi pasur para viteve ’90, ama po parkove dyshe se ke një hall 2 minuta apo 3 minuta, apo po vodhe 50 milionë euro ti dhe të vish këtu, të ulesh në karrigen e numrit 2 të qeverisë. Qytetari që parkon dysh, me votën e Belinda Ballukut, do të shkojë në burg”,- tha Bardhi. 

Next Post
Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In