• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria hedh sytë nga Rusia? Një delegacion rus takim në Ministrinë e Ekonomisë

by A R
04/04/2017 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Rusisë ishte fokusi i takimit të sotshëm të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes mes delegacioneve shqiptare dhe ruse. Ky ishte takimi i bashkëkryetarëve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Ekonomiko-Tregtar dhe Tekniko-Shkencor “Shqipëri-Rusi”, i cili i paraprin zhvillimit të takimit të Komisionit të 7 të Përbashkët Ndërqeveritar mes dy vendeve. Delegacioni shqiptar përfaqësohej nga zv Ministrja e MZHETTS, znj Adela Karapici ndërsa delegacioni rus nga zëvendësministri i Parë i Drejtësisë së Federatës Ruse z. Sergey Gerasimov. 

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe ruse, ku përveç nevojës për bashkëpunim në sektorët  kryesorë si: ekonomia, tregtia, transporti, bujqësia dhe energjia, u diskutua dhe u shkëmbyen mendime mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, kulturës dhe arsimit.

Gjatë takimit palët vlerësuan bashkërendimin funksional si dhe trendin pozitiv në rritje të marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjithashtu u kërkua thellimi i dialogut konstruktiv në të gjitha drejtimet ku dy vendet mund të gjejnë hapësira bashkëpunimi.

Gjatë fjalës së saj, zëvendësministrja Karapici foli për potencialet që ofron Shqipëria si në investimet në infrastrukturë, në industrinë nxjerrëse, por edhe në turizëm. Ajo vuri theksin për mundësinë e rritjes së volumit tregtar mes dy vendeve, si dhe vendosjen e një mekanizmi të qëndrueshëm për bashkëpunim solid në të ardhmen, duke zgjeruar marrëdhëniet në fusha të ndryshme.

Z. Gerasimov infirmoi për interesin e madh të kompanive ruse për të investuar në Shqipëri, kryesisht në projekte energjitike, në transport, por dhe në turizëm. Ai tha se Rusia është e interesuar të nisë fluturimet Charter të turistëve rusë drejt Shqipërisë për të shijuar bukuritë e bregdetit dhe natyrës shqiptare. “Për këtë -shtoi më tej, z. Geramisov – duhet një promovim më i madh mediatik i turizmit shqiptar në Rusi.

Zv.Ministrja Karapici pohoi se kanë nisur procedurat për heqjen e vizave për shtetasit rusë drejt Shqipërisë nga muaji maj deri në tetor për sezonin turistik, ndërkohë që kërkoi heqjen e vizave edhe nga pala ruse për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Rusisë.

Palët vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve, si dhe shprehën nevojën për një intensifikim të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. /a.m.

Next Post
FOTOT/ Çfarë nuk u pa në debatin Berisha-Balla, debati me “dëshmitarin”!

Qeveria e 'besimit'/ Berisha: Rama të dëgjojë Metën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In