• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”/ Santos: BE duhet ta bëjë realitet

by Java News
10/11/2021 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tre ditësh të një misioni faktmbledhës në Shqipëri, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka publikuar një komunikatë për shtyp. Në këtë komunikatë, raportuesja Santos konsideron, se  Shqipëria është gati për mbajtjen e konferencën së parë ndërqeveritare  dhe Këshilli i ministrave i Bashkimit Europian duhet ta bëjë këtë realitet.

Sipas Santos vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka bërë gjithçka që i është kërkuar për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Santos u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian që më në fund të caktojnë një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare (IGC).

Në të njëjtën kohë, ajo këmbënguli se që përpjekjet për procesin e zgjerimit të kenë sukses, duhet të mbizotërojë dialogu dhe bashkëpunimi mes mazhorancës shqiptare dhe opozitës ndaj mosmarrëveshjeve politike. Lidhur me këtë Santos është shprehur: “Unë besoj se hapja e negociatave  do të angazhonte më tej aktorët e ndryshëm politikë të Shqipërisë që të përballen së bashku me sfidat e mbetura dhe të kenë sukses në përpjekjet për ta bere Shqiperine anëtare te BE-së.

Prandaj jam e lumtur të shoh që pas zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi ka mundur të rifillojë punën e tij dhe ka dialog demokratik mes mazhorancës dhe opozitës. Ky dialog politik është vendimtar për reformën në sistemin e drejtësisë dhe vazhdimin e procesit të vetingut të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. E njëjta gjë vlen edhe për diskutimet për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”.

Santos i është referuar gjithashtu mbështetjes financiare të Bashkimit Europian në Shqipëri. “Jam vërtet e  impresionuar nga cilësia e projekteve të shumta që Bashkimi Evropian financon në Shqipëri. Jo vetëm me fondet e para-anëtarësimit që vazhdojnë të ndahen, por edhe me ndihmën e posaçme për rindërtimin nga tërmeti – tani po shohim shumë investime të ndryshme, duke përfshirë shkolla shumë cilësore, që janë rindërtuar me ndihmën evropiane. Ata janë prova e vërtetë që BE-ja është tashmë në Shqipëri dhe se integrimi i popullit shqiptar në BE në fakt po ndodh çdo ditë falë kësaj pune“ tha ajo./ abcnews.al

g.kosovari

Next Post
Kim dhe Soreca takojnë Celibashin: Mbështesim KQZ për të forcuar procesin zgjedhor në Shqipëri!

Kim dhe Soreca takojnë Celibashin: Mbështesim KQZ për të forcuar procesin zgjedhor në Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In