Biznesmeni shqiptar Besnik Benz, u bë i njohur pasi premtoi 1 milionë euro për kombëtaren shqiptare në rast të fitores ndaj Serbisë në Beograd. Dhe pas shumë peripecish, dhe dhunës së ushtruar nga serbët në Beograd, fitorja erdhi dhe madje me rezultatin 3:0.
Tashmë mbetet që biznesmeni nga Rugova të mbajë premtimin e tij dhe të ofrojë shpërblimin prej 1 milionë eurosh për djemtë e kombëtares.
Premtimin biznesmeni që jeton në Zvicër e bëri një ditë para ndeshjes kur mësoi se tifozët shqiptarë nuk do të lejohen në stadium.