• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria e viteve 1944-1991 dhe shqiptarët në trojet e tyre historike

by Pajtim Bello
12/10/2021 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Analiza e Z.Arianit Muraçi në shkrimin “’New York Times’, e djeshmja shkencore e Enver Hoxhës, ‘Shqipëria e Madhe’ dhe nevoja sot për dije dhe ndonjë patrioti” në disa media, më solli ndërmend një kronologji ngjarjesh për ato që janë quajtur “Miqësitë dhe Prishjet e Mëdha”. Koha në të cilën është mbajtur Konferenca e Akademisë së Shkencave në 12 Korrik 1982 përkon me lëvizjet e mëdha për Pavarësinë e Kosovës.

Është folur shumë, madje është lëshuar lum balte mbi Shqipërinë e viteve 1944-1991, kur flitet për qendrimin e sajë ndaj Çështjes së Kosovës. Politikanë e analistë, këtej dhe andej kufirit copëtues Shqipëri-Kosovë, lëshuar lum balt lëshuar lum baltes, shiten si anti Enverist e anti komunist dhe njëkohësisht fitojnë kredite si patriotë të mëdhenj. Shqipërinë, pas Luftës së Dytë Botërore, e syrgjynosën në Kampin e Lindjes. As e pyeti dhe as e begenisi kush, kur Jugosllavia dhe Greqia prisnin të kënaqnin orekset e vjetra grabitqare.

Falë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe gjakut të 28000 Dëshmorëve, me ndarjen territoriale të botës pas kësaj lufte, Shqipëria mbeti shtet brenda kufijve të pranuar nga Konferenca e Londrës (Dhjetor 1912-Maj 1913). Prej vitit 1944 deri në vitin 1978, siç e dimë, Shqipëria ka njohur tre miqësi të mëdha dhe njëkohësisht tre prishje të mëdha. Shteti shqiptar i kohës dhe Enver Hoxha kanë thurur dithirambe për farkëtimin e miqësive me ish Jugosllavinë, me ish Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën, ashtu siç i kanë anatemuar miqtë kur i kanë prishur ato miqësi. Ka qenë një vozitje e vështirë, në ujra të trazuara.

Si miqësimi edhe prishjet kanë qenë të vështira. Miqësitë shërbyen për të rimëkëmbur një vend agraro-feudal thellësisht të prapambetur ku këmbëkryq ishin ulur varfëria, malarja e tuberkulozi, pisha e kandili, mungesa e arsimimit dhe shërbimit shëndetësor..; më shkurt i gjithë mizerabiliteti social ekonomik i asaj kohe. Besnikëria ndaj parimeve të marksizëm leninizmit u gjet si vjegëza e afrimit në vallëzrimin komunist dhe më pas si vija e demarkacionit në prishje. Por si në vllazërim edhe në prishje Shqipëria, në aspektin territorial, mbetej atje ku ishte syrgjynosur me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.

Këtë nuk e ndryshonte dot Shqipëria. Kur Shqipëria përzuri nga baza e Pashalimanti Traktatin e Varshavës (në 6 Qershor 1961 në Bazën Detarë të Pashalimanit nuk kishtë asnjë këmbë ushtari rus!), Traktati i Varshavës humbi skajin perëndimor të territorit strategjik. Në këtë kohë vendet antare të NATO nuk guxuan as të shpreheshin publikisht; pa lere më ta falenderonin Shqipërinë që iu dha atyre këtë avantazh strategjik! Më tutje, të gjitha parrullat…, deri tek ajo që “Edhe bar do të hamë por nuk do të dorëzohemi!”, mos kujtoni se ishin për një sakrificë sublime ndaj parimeve të marksizëm leninizmit!

Të llogjikojmë: Nëse çizmja ruse do te ishte ne Pashaliman, vallë a do ti kishim këto zhvillime gjeostrategjike në rajon?! Këto tre shtete, mes tyre dy fuqi të mëdha, ende sot nuk lenë gur pa lëvizur për të minuar Pavarsinë e Kosovës. Nuk duhet të jemi aq naiv sa të besojmë se këto janë rastësi të një pas njëshme e të pa rëndësishme në historinë tone. Të jemi më realist, më të ndershëm, më të guximshëm, mos të ngatërrojmë ideologjitë me interesat kombëtare.

Më shkurt, të vemë çdo gjë në vendin e vet. Kështu do të respektojmë e do të duam më shumë njeri tjetrin dhe do të bashkojmë përjekjet tona si shqiptarë në dobi të së vërtetës historike. Prej kësaj të vërtete ne nuk ka pse të trembemi, të tremben mëkatarët që prej shekujsh na kanë maskruar pa fijen e dhimbjes. E them këtë sepse reminishencat mbi shtrebërimet për historinë e mardhënieve në vitet 1944-1991 po manifestohen  e po rrinë si akull edhe në gjykimin e mardhënieve të sotme mes dy shteteve shqiptare. Çudi, por ende ka nga ata shqptarë të cilët presin që Shqipëria të paguajë haraç për vujatjet e Kosovës nën regjimin serb!

Next Post
“Foltorja”/ Qytetari kuksian: Sali, e ke për njëmend këtë që ke nisur?! Berisha: Më i vendosur se kurrë, unë e mbaj fjalën

"Foltorja"/ Qytetari kuksian: Sali, e ke për njëmend këtë që ke nisur?! Berisha: Më i vendosur se kurrë, unë e mbaj fjalën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In