• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria e “vaksinuar” nga sëmundja e pazareve me Perëndimin

by Mero Baze
07/01/2021 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka boll kritika dhe mëdyshje rreth gjestit të kryeministrit Edi Rama për të refuzuar vaksinën ruse, një ditë pas kritikave të tij për indiferencën e BE rreth Ballkanit Perëndimor, si dhe mos angazhimin e tij për vaksinën kineze. Kritikat dhe mosbesimi ndaj këtij refuzimi, vjen nga ide pragmatiste për të siguruar sa më shumë burime vaksinash dhe për të mos bërë politikë me vaksinimin.

Debati bëhet dhe më i fortë, kur një vend ballkanik si Serbia, e ktheu shumëllojshmërinë e vaksinave në koleksion gjeopolitik, duke filluar vaksinën amerikane tek mjekët, duke premtuar se vaksinën ruse do ta bëjnë liderët politikë, dhe se populli do bëjë vaksinën kineze.

Në të vërtetë, Shqipëria dhe Serbia është hera e dytë që ndahen fort sa i përket orientimit Perëndimor në krizën e pandemisë.

Hera e parë ishte fillimi i pandemisë. Kur Ballkani, si gjithë bota u trondit nga izolimi dhe paniku, si dhe nga padija se çfarë vinte më pas, presidenti Vuçiç doli thuajse duke u përlotur në televizion, duke i kërkuar presidentit të Kinës me përulje dhe ndjesë, ndihmë mjekësore, ku mendohej se ishin maskat apo disa aparatura oksigjeni. Nuk është se kjo gjë e nderoi para Kinës.

Disa muaj më vonë ai u detyrua të firmoste në Shtëpinë e Bardhë bashkë me kryeministrin Abdullah Hoti, një dokument ku angazhoheshin kundër ofertës kineze të 5G. Kjo bëri që presidenti kinez të refuzojë një vizitë të tij në Pekin, pas vizitës në Uashington, duke e paralajmëruar “kinezçe” se nëse shkonte në Kinë, mund të mbyllej në karantinë. Pra në një farë mënyre, i shkoi dëm aktorllëku pro kinez dhe karshillëku kundër Perëndimit.

Shqipëria, që ishte nën të njëjtin presion psikologjik gjatë fillimit të pandemisë, bëri një gjest të kundërt. Ajo çoi 30 infermierë dhe mjekë në Itali, vendin europian më të goditur nga pandemia e marsit, duke u kthyer në kryelajm të medias Perëndimore për gjestin e saj dhe natyrisht, duke bërë krenarë qindra e mijëra shqiptarë në Itali.

Ky i tanishmi, i krizës së vaksinave, është rasti i dytë që Shqipëria dhe Serbia ndahen në këto qëndrime. Në kushtet e krizës së vaksinave dhe kur politika e vendeve europiane, është të sigurojnë fillimisht sasitë për vendet e tyre, duke ndarë fonde për vendet e Ballkanit, në vend të vaksinave, Serbia reagoi duke premtuar se udhëheqësit e saj do vaksinohen publikisht me vaksinën ruse, ndërsa kryeministri i Shqipërisë refuzoi publikisht me “nervozizëm të llogaritur’, ofertën e qeverisë ruse për vaksinën e saj.

Kritikat ndaj politikës së BE për politikat e sigurimit të vaksinave janë të forta dhe vetë brenda Bashkimit Europian, por reagimi politik ndaj tyre ka shumë rëndësi për Shqipërinë.

Shqipëria nuk i ka lejuar vetes të kthejë tenderin për vaksinën, në një tender gjeopolitik, por ka bërë betejë brenda Perëndimit për politika më të drejta dhe të sigurta për vendet aleate të tij.

Për fat të mirë, kontigjenti i parë prej 500 000 copë i vaksinave Pfizzer, është siguruar dhe ai është i mjaftueshëm për fazën e emergjencës. Por bashkë me të, kjo krizë provoi se Shqipëria është vaksinuar për të mos u infektuar nga viruse anti-Perëndimore në politikën e saj, pasi raste të tilla tregojnë nëse Perëndimin e kemi pazar, apo destinacion.

Next Post
“Është i paqëndrueshëm dhe i papërshtatshëm”/ Parlamentarja demokrate kërkon largimin e Trump përmes amendamentit 25

"Është i paqëndrueshëm dhe i papërshtatshëm”/ Parlamentarja demokrate kërkon largimin e Trump përmes amendamentit 25

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In