• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria e preferuara në rajon, instituti i Vjenës jep mendimin e 3500 kompanive gjermane

by
22/05/2021 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ka publikuar së fundmi një raport të zgjeruar për mundësinë e “artë” që ka Shqipëria së bashku me 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të tërhequr kompani të huaja pas pandemisë.

Sipas raportit që trajton fenomenin e “nearshoring”, në këndvështrimin e tendencave proteksioniste në tregtinë globale, një tranzicion nga prodhimi në Azi, drejt vendeve më të afërta dhe të industrializuara ka filluar qysh prej një dekade. Por, ky fenomen shpjegojnë ekspertët e Institutit të Vienës do të rritet ndjeshëm në Europë pas pandemisë. Një pjesë e madhe e kompanive europiane aktualisht janë duke kërkuar ndryshime madhore në zinxhiret e tyre të prodhimit dhe furnizimit. Për këtë arsye, Ballkani Perëndimor shikohet si mundësia e artë.

Raporti i cili është një bashkëpunim me partnEritetin e dhomaVe të tregtisë së rajonit, si dhe me përfaqësitë e biznesit nga secili vend i rajonit ( me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së shqipërisë si partner në vendin tonë ) analizon pikërisht këtë fenomen, jo vetëm në teori. Një pjesë e raportit vjen në formën e një ankete mbi 3500 kompani gjermane që operojnë nëpër botë dhe Europë.

Anketa tregon se, një pjesë e madhe prej tyre, nga 20% në rastin e atyre që operojnë në Kinë, e deri në 55% në rastin e atyre që operojnë në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojnë ndryshime në zinxhirin e furnizimit. Në të njëjtat norma mbetet edhe përqindja e atyre kompanive që janë në kërkim të lokaliteteve të tjera për t`u zhvendosur. Pjesa më e madhe e kompanive gjermane që shfaqin problem në zinxhirin e tyre të furnizimit operojnë në sektorin e tregtisë, industrisë automotive apo IT. Madje, mbi 70% e kompanive që operojnë në sektor si ai kimik, farmaceutik kërkojnë ndryshime në zinxhirin e tyre të furnizimit.

Të pyetur për problemet kryesore sipas tyre në Ballkanin Perëndimor, kompanitë gjermane radhisin qeverisjen e dobët dhe mungesën e institucioneve apo mungesën e stabilitetit. Nga ana tjetër, të pyetur nëse Covid-19 ka ndikuar në planet e tyre për të investuar në rajon, 60% e tyre shprehen se jo.

Por cfarë ofron shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit për këto kompani? 71% e atyre kompanive që kanë vendosur të investojnë në vendin tonë shprehen se arsyeja kryesore ka qenë oportuniteti për një treg të ri. Kjo përqindje është më e larta mes të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Me nga 14% vlerësohen faktorë si vendodhja gjeografike dhe pagat e ulta.

Sa i përket aspekteve negative për të ardhur në Shqipëri, kompanitë gjermane të anketuara radhisin në vend të pare, me 6.4 pikë mbështetjen e dobët nga qeveria, si skemat incentivuese. Edhe qeverisja dhe institucionet e dobëta, ku përfshihet sundimi i ligjit apo korrupsioni merr një vlerësim të lartë sa i përket problmatikave. Vendodhja gjeografike ndërkohë merr pikëzimin më të ulët si problametikë, çka e bën Shqipërinë të preferuarën në rajon nga kompanitë e huaja në këtë drejtim.

Sa i përket barrierave që hasin me kompanitë vendase, rreth 36% e tyre shprehen se pamundësia për të ofruar të njëjtat standarde dhe cilësi është problem madhor. Kjo përqindje është më e larta mes vendeve të rajonit.

Një anketim është kryer edhe mbi kompanitë vendase në rajon. Të pyetur për bashkëpunimin me kompani të huaja, në Shqipëri vetëm 40% e tyre shprehen se kanë një partneritet. Kjo është norma e dytë më e ulët në rajon, me Kosovën që është e fundit, me vetëm 25%. (SCAN)

b.h

Next Post
Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje kalimtarin në Burrel

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje kalimtarin në Burrel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In