• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria e panjohur, destinacionet turistike që bota ende nuk i ka parë

by Java News
03/12/2016 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne shënimet on line në “Tripedia.info”, qe mund të konsiderohet si një enciklopedi udhëtimesh e shkruar nga udhëtarët për udhëtarët, edhe Shqipëria ze vendin e saj me atraksionet turistike që bota akoma nuk i ka njohur.

Ndër më interesanti vlerësohen Syri i Kaltër. Është një fenomen natyror në rajonin e Vlorës në Shqipëri.

Uji i pastër ngjyrë blu gjendet në një ‘pishinë’ rreth 50 metra të thellë, çka e bën këtë vend tepër mistik. Syri i Kaltër është në të vërtetë një nga atraksionet më të famshme të vendit.

Plazhi i Jalës, është një nga vendet më të bukura në Shqipëri. Një përzierje e natyrës së bukur dhe jetës së mahnitshme të natës.

Plazhi i Jalës është një vend fantastik për çdo turist që dëshiron të kalojë kohën më të mirë të jetës së tij. Ju mund ta vizitoni Plazhin e Jalës dhe Shqipërinë me një çmim vërtetë të lirë.

Varri i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu, ishte një komandant shqiptar, i cili ishte pjesë e Perandorisë turiz5Osmane gjatë shekullit të 14-të.

Disa vjet pasi u largua nga shërbimi i Perandorisë Osmane, ai bëri një revolucion në Shqipëri.

Më vonë populli e njohu atë si Princin e Shqipërisë, edhe pse ai ka lindur në Firence të Italisë. Për shqiptarët, Skënderbeu është më shumë se një hero kombëtar, ai është një simbol për shqiptarët.
Sot turistët mund të vizitojnë varrin e Skënderbeut me një tarifë vërtetë të ulët.

Manastiri i Zvërnecit gjendet në ishullin Zvërnec. Ishulli në vetvete është pjesë e Lagunës së Nartës në jug të Shqipërisë. Ishulli i Zvërnecit është i lidhur me tokën përmes një ure prej druri 300 metra të gjatë.

Kjo urë e bën manastirin edhe më spektakolar. Përveç kësaj, Manastiri i Zvërnecit është një Manastir Bizantin i shekullit të 13-të. Është i mahnitshëm fakti se si shqiptarët e kanë mbajtur këtë vend të paprekur ndër shekuj. Ka vetëm pak vende në botë, ku manastiret bizantine janë në gjendje kaq të mirë.

Pazari i Krujës. Kruja është një qytet i vogël që ndodhet në veri të Shqipërisë.
Qyteti është aq i vogël saqë turistët mund ta vizitojnë atë në turiz3këmbë pa problem. Ishte me të vërtetë interesante për mua të vizitoja Pazarin e Krujës.

Në këtë Pazar ju mund të shihni kulturën aktuale shqiptare dhe traditat. Shqiptarët aty shesin çdo gjë, nga suvenirët tek qilimat.

Turistët që shkojnë në Shqipëri, nuk duhet të kthehen në shtëpi pa një qilim shqiptar. Një tjetër avantazh i qytetit të Krujës është se ai gjendet vetëm 20 km larg Tiranës.
Shqipëria ka qenë pjesë e rëndësishme e Perandorisë Osmane.

Në këtë mënyrë shumica e arkitekturës së lashtë shqiptare është e bazuar në stilin otoman dhe traditat.

Qyteti i Gjirokastrës ka shumë ndërtesa sipas stilit otoman.

Për vendasit, Shtëpia e Zekatëve është shembulli më i mirë i arkitekturës historike shqiptare. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1811-1812. Këto lloj shtëpisj njihen po ashtu si “ Kulla”, që do të thotë se ndërtesa ishte në prondësi të individëve të pasur. Tarifa për ta parë atë është vetëm 1 euro.

Tuneli i Luftës së Ftohtë. Ky tunel ka qenë ndërtuar nga komunistët shqiptarë gjatë viteve 1960. Qëllimi kryesor i tij ishte të mbante të burgosurit politikë. Tuneli është mbajtur sekret për vendasit deri në fillim të viteve 1990. Ky tunel/bunker ka rreth 80 dhoma dhe një kapacitet për deri në 300 njerëz. Sot tuneli është kthyer në atraksion turistik dhe gudi turistike. Nëse ju pëlqen historia ju duhet të vizitoni Tuneli e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër.

A dëshironi të shikoni si duket parajsa? Doni të shikoni plazhet e zotave? Nëse përgjigja është po, atëherë ju duhet të vizitoni Plazhin e Pasqyrave në Shqipëri, i vendosur në rajonin e Sarandës.

Rruga që çon turistët në këtë plazh është e ngushtë dhe e vjetër, por udhëtimi ia vlen.

Uji dhe rëra në këtë plazhë janë të pastra si kristali. Herën e fundit kur unë shkova në Plazhin e Pasqyrave, pashë një vazjë të vogë dhe familjen e saj. Vajza e vogël pyeti nënën e saj: Kjo është parajsa?

Plazhi i pasqyrave është perfekt për familjet me fëmijë të vegjël.

turiz1Ura e Mesit, kalon mbi lumin shqiptar Kir në qytetin e Shkodrës. Mesi është një vend i vogël në veriperëndim të Shqipërisë, pranë qytetit të Shkodrës. Ura është më shumë se 100 metra e gjatë dhe pak metra e lartë. Gjenerali osman lokal, Kara Bushati, ndërtoi urën në shekullin e 18-të.

Në Shqipëri Ura e Mesit do të thotë “ura në mes”.

Shumë vendas tregojnë histori romantike rreth kësja ure. Nëse ju dhe shpirti juaj binjakë po shkoni afër Shkodrës, ju duhet patjetër të vizitoni Urën e Mesit dhe madje edhe t’i propozoni zonjës tuaj.

Kanionet e Osumit. Shqipëria e bukur ju mirëpret me këtë atraksion natyror spektakolar.

Gryka e Osumit shkon rreth qytetit të Beratit. Kjo grykë shqiptare është gati 30 km e gjatë. Shkencëtarët lokalë besojnë se vendi është krijuar rreth 3 milionë vjet më parë.

Aty mund të bëni raftin me një çmim vërtetë të lirë.

Disa nga seksionet duke filluar nga gryka janë vetëm 2 metra të gjera, çka e bën atë edhe më spektakolare.

Shumë të pasionuar pas raftin e njohin mirë këtë vend.

Arsyeja më e madhe lidhet me shkëmbin e njohur me emrin e çmendur që ndodhet në këtë grykë. Emri i këtij shkëmbi është, “Vrima e Shejtanit”.

Qyteti më i afërt në krah të Kanioneve të Osumit është Berati. Janë disa kuriozitete që paraqiten në faqet e “Tripedia.info” për vendet më interesante në Shqipëri.
BW/d.i.

Next Post
Prostituta nuk mjaftohet me pagesë, i vjedh 1 milion lek dhe orën 51-vjeçarit

Përgjimet, prostitutat e luksit në Tiranë me çmim 100 mijë lekë ora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In