• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe, po Kosova

by Ben Andoni
19/04/2017 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është e vërtetë se rruga drejt Evropës paraqitet e vështirë për të gjithë familjen e shteteve ballkanike. Është e vërtetë që Serbia në familjen ballkanike gjendet më parë me reformat. Ashtu si duket e vërtetë që Bashkimi Evropian është shumë kaotik sa i përket Ballkanit dhe përkrahjes së elitave ekzistuese të tij.

Është kaq i vërtetë ky fakt, saqë liderat që janë më afër Brukselit, janë dhe njerëzit që po e çakordojnë krejt Ballkanin. Mjafton të dëgjosh ligjëratat e tyre, por edhe veprimin politik, pa përfshirë përkrahjen gjithnjë e më të vogël popullore, që të kuptosh realisht sa larg janë ata me problematikat e vendeve të tyre.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian, në të gjithë ekipin e tij drejtues, duket se është konfuz, por më shumë nga të gjitha fare i respektueshëm edhe nga elitat, që ka ngrehur vetë dhe që e kanë futur në këtë hulli Ballkanin. Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Shqipëria, po e reflektojnë për çdo ditë brishtësinë e tyre demokratike.

“Bashkimi Evropian, aktualisht as në raport me Kosovën dhe as me Ballkanin Perëndimor, nuk ka as vizion dhe as lidership për integrimin apo zgjerim me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Presidenti i Kosovës Thaçi, duke treguar indirekt atë që në fakt mendojnë vetë njerëzit e stadit të tij për Brukselin.

Ideja e tij ka shkuar pas përgjigjeve të intervistës për “Politico”, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se “Evropa mund të përballet me një makth” nëse vendet e Ballkanit “çmenden” si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së BE-së”. “Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin”.

Por, ndërsa Thaçi mund të justifikohet pasi njihet për deklaratat disi të nxituara, që kur ka ardhur në postin e presidentit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i homologut kosovar Mustafa, që i ka cilësuar si populiste, thëniet e Ramës. Duke pasur parasysh oksigjenin e BE-së, me të cilën ushqehet Kosova, ai njëkohësisht ka vendosur dhe një lloj kufiri me Thaçin. Me ditë pritet prishja e koalicionit qeverisës në Kosovë dhe mungesa e zërit të përbashkët ndihet njësoj në të dy qeveritë shqiptare. Nga ana tjetër, Kosova dhe Shqipëria, paçka atyre që shprehin, janë larg gjërave që duhet të arrinin me deklaratat e tyre panegjirike.

Kjo u duk  pak kohë më parë, në takimin e tryezës së rrumbullakët të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Sarajevë, ku u shtrua ideja e bashkimit doganor dhe ekonomik të vendeve që janë ende të pa anëtarësuara në BE. Vuçiç dhe Rama, që prej kohësh janë liderët më të afërt të Brukselit në gadishull, e inkurajuan, porse nuk kishin llogaritur goditjen, që shqiptarët e morën nga shteti i vogël shqiptar, Kosova; kurse serbët nga kushërinjtë e vegjël të Malit të Zi.

Ditët rrodhën dhe kjo miqësi e Ramës me Vuçiç është fashitur pak prej deklaratave të fundit të Ramës, ku në horizonte kanë dalë sërish indirekt fantazmat e Shqipërisë së Madhe, që Daçiç dhe të tjerë i janë përgjigjur po indirekt me idenë e Serbisë së Madhe!

Ndërkohë që të dy shtetet harrojnë atë që Kosova ndjen për ta. Për Serbinë ky qëndrim dihet, edhe pse të dy vendet paçka barrierave nuk e kanë shmangur inercinë e bashkëpunimit të dikurshëm ekonomik, kurse me Shqipërinë jo shumë, sado që Kosova e ka mbledhur tre herë qeverinë e përbashkët me Tiranën dhe pas kushedi sa e sa takimeve, vendet po largohen mes tyre!

Një takim që përgatitet në muajt e ardhshëm në Trieste do tregojë shumë për konceptin evropian sa i përket zhvillimit të Ballkanit, porse Kosova është gjithnjë e më shumë e vetme, bashkë me Malin e Zi duke menduar mirë atë që i pret në kalkulimet e shteteve më të mëdha të Ballkanit. E sa për Serbinë dhe Shqipërinë që luajnë indirekt, duke sjellë ndërmend përcaktimin e Madhe, Kosova e Vogël, në të dy përkufizimet mbetet nën to. Që do të thotë sërish më pak frymë lirie, atë që e mori me vështirësi me një investim shumë të madh njerëzor dhe konjukturat e favorshme ndërkombëtare.

Konceptet irredentiste që dalin disi pakontroll nga Shqiptarët dhe Serbët vërtet nuk janë shumë në modë, porse mjafton diçka e vogël dhe të dy palët tregojnë konceptin që fshehin brenda vetes për të akuzuar njëra-tjetrën, por edhe të tregojnë supremacinë balkanike. Kjo e bën Ballkanin një zonë ende të minuar, kurse Brukselin humbur në xhunglën e tij. Mu aty, ku Kosova po mundohet të dalë dhe të nisë rrugën e gjatë të integrimit, atë që po i bëhet e vështirë dhe nga dy shtetet e saj kufitare, që e duan…nën vete. (JavaNews)

 

Next Post
FOTOT/ Pornostarja shqiptare çmend fansat me pozimet e fundit…

FOTOT/ Pornostarja shqiptare provokon sërish...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë në Tiranë

Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

January 29, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Pse po sulmohet Edi Rama prej disa shqiptarëve për vizitën në Izrael?

January 29, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Monolog për të fshehur të vërtetën”, Beqiri: Meta, skenar me Berishën për të vrarë protestuesit e 21 Janarit

January 29, 2026
Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

January 29, 2026
Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

January 29, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Reshje shiu intensive në të gjithë territorin, erë dhe dëborë në disa zona

January 29, 2026
Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In