• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Shqipëria e Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore”, Rama publikon shkrimin

by A R
21/04/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama e ka nisur fundjavën me një urim në facebook duke postuar një shkrim të ATSH dhe një foto të Alpeve. Ai shkruan se “Me lajmin e bukur se Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”, cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar, ju uroj një fundjavë të qetë”. 

Shqipëria dhe Kosova nisin bashkëpunimin për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe organizata simotër në Kosovë CDF (Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve) kanë filluar punën për zbatimin e këtij projekti që financohet përmes fondeve IPA Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri.

Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh të Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor, i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.

“Via Dinarica” vlerësohet në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit të Alpeve Shqiptare (PKST) si një ndër itineraret turistike më të rëndësishme që duhet zhvilluar. “Via Dinarica” është një shteg 2,000 km i gjatë dhe përshkon Slloveninë, Kroacinë, Bosnje – Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
Shqipëria dhe Kosova do të punojnë së bashku për një sërë ndërhyrjesh në përmirësimin e infrastrukturës turistike, rigjallërimin e shtigjeve malore në të dy anët e kufirit, rritjen e aksesit për të apasionuarit e ecjes në këmbë dhe me biçikleta, etj.

Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh në Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.
“Via “Dinarica” është një korridor kulturor që në mënyrë natyrore përmes shtigjeve të reja apo ekzistuese lidh shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetet, duke shpërfaqur një larmi mbresëlënëse pejsazesh e traditash.

Në thelb jo vetëm nxitet potenciali i të gjithë rajonit për turizëm, por njëkohësisht synohet edhe zhvillimi i zonave rurale të thella përgjatë shtegut dhe rritja e mirëqenies së popullsive lokale nëpërmjet nxitjes së shërbimeve turistike.

Gjatë vitit 2017, FSHZH është përzgjedhur si partner në 6 projekte të financuara nga Programet CBC/Bashkëpunimit Ndërkufitar. Këto projekte kanë fokus zhvillimin turistik dhe novacionin në mjedis. Projektet në total kanë një vlerë prej 1 milion ruro dhe kanë filluar zbatimin në fillim të vitit 2018.

Alpet e Shqipërisë, renditen në majën e këtij itinerari, Via Dinarica, për shkak të mjedisit surprizues.

Synimi është që të realizohet kombinimi i duhur mes turizmit të aventurës dhe autenticitetit. Maja të ashpra, shtigje të markuara, banesa tradicionale, ushqim i freskët dhe mikpritje nga vendasit.

Kjo është ajo që ofron projekti itinerari Via Dinarica, me impakt në shtimin e një fluksi të ri turistësh, përmes një ane të re të turizmit, e pa eksploruar më parë në vendin tone dhe me shtrirje gjeografike rajonin e Ballkanit./atsh/

Next Post
VIDEO/ I ulur i vetëm në parlament, ja socialistët që takuan Tahirin

INTERVISTA/ Tjetër mesazh Ramës? Tahiri: Nuk e ha ai ( për dosjet e kundërshtarëve...)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In