• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia!

by Denis Dyrnjaja
26/06/2021 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias për padinë e Shoqatës së Bashkive të drejtuar nga Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi, për pavlefshmëri të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019 ka krijuar një debat përtej atij juridik. Në fakt debati është i thjeshtë dhe parimor.

Jemi një republikë parlamentare ku Parlamenti është organi me fuqinë më të madhe kontrolluese dhe Gjykata Kushtetuese organi më suprem i interpretimit të kushtetutës dhe ligjeve të tjera në Republikën e Shqipërisë. Për rrjedhojë të këtij atributi madhor gjykata mendohet se ka të gjitha atributet ligjore, disponon në përbërjen e saj asetet e nevojshme dhe anëtarë me kapacitete të mëdha profesionale e integritet për të dhënë vendime jetike për shtetin dhe vendin.

Përveç kësaj gjykata disponon edhe këshilltarë dhe konsulentë të jurisprudencës që mund të japin ekspertizën dhe opinionin e tyre për çdo padi apo çështje sado e rëndësishme, e përgjithshme apo e veçantë qoftë ajo. Por ndërkohë Gjykata Kushtetuese përtej rolit interpretues dhe vendimmarrës në raport me çështje që lidhen me Kushtetutën, ka edhe një funksion tjetër, atë të krijimit të precedentit gjyqësor mbi të cilin ecet më pas edhe në raste të ngjashme në të ardhmen.

Thënë kjo do të jenë pikërisht vendimet e kësaj gjykate, bazuar mbi qëndrimet dhe pozicionet e arsyetimet e anëtarëve të saj që do të krijojnë bazën e praktikës gjyqësore kushtetuese të vendit, ose praktikën e akteve të jurisprudencës kushtetuese. Çështjet që ka tani në duar Gjykata Kushtetuese janë sa delikate, por edhe të paprecedenta. Ndaj ky është rasti që anëtarët e saj të tregojnë se janë në lartësinë e detyrës që kanë marrë përsipër të kryejnë.

Është fjala për kërkesën për pavlefshmëri të një procesi zgjedhor si ai i 30 Qershorit 2019 “Për zgjedhjen e organeve të pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë” dhe shkarkimin e Presidentit të Republikës, me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë që ka votuar pro shkarkimit të kreut të shtetit duke renditur edhe shkeljet e kushtetutës në ushtrimin e detyrës. Por ndërkohë që i gjithë opinioni politik pret që kjo gjykatë të tregojë autoritetin dhe dinjitetin e saj profesional në lidhje me këto çështje, ajo zgjedh të shmanget duke e kaluar topin e analizës ligjore dhe kushtetuese te një institucion këshillimor ndërkombëtar, sikurse është Komisioni i Venecias.

Ky komision mblidhet vetëm 4 herë në vit që do të thotë se shqyrtimi i çështjes së zgjedhjeve prej tij do të marrë kohë disa muaj në rastin më të mirë, gjithnjë nëse kjo çështje do të jetë në axhendën prioritare të Komisionit. Por a ka kuptim të priten muaj të tërë për të marrë opinionin e Venecias kur tanimë kemi Gjykatën Kushtetuese që ka detyrim ligjor pikërisht zgjidhjen e këtyre çështjeve?! Adresimi në Venecia po justifikohet me marrjen e një opinioni më të kualifikuar. Por në fakt mund të merret edhe si shmangie nga pesha e përgjegjësisë së vendimeve me pasoja politike e shtetërore. Dhe ky është një fillim që të lë një shije të përzier mes dobësisë institucionale dhe asaj profesionale.

Ndaj do të ishte në dinjitetin e kësaj gjykate që të kryente vetë të gjithë procesin analitik dhe vendimmarrës si ajo e mendon dhe çmon atë që ka ndodhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe me rolin kushtetues të presidentit. Ne na duhet vendimi i saj me arsyetimin e saj ligjor, jo arsyetimi ligjor i Venecias me vulën e Gjykatës sonë Kushtetuese. Ndaj pasiguria ose shmangia për që të marrë përsipër vendimmarrje qofshin ato edhe delikate apo të koklavitura e vë në dyshim autoritetin e kësaj gjykate. Cilido të jetë vendimi, ne na intereson që Gjykata Kushtetuese të analizojë, çmojë dhe vendosë vetë, pa “u fshehur” pas Venecias.

Në të kundërt duhet të ndryshojmë emrin nga Gjykatë Kushtetuese në Gjykatë Noteriale që vulos arsyetimet e Venecias. Pra përtej retorikës politike dhe mediatike, Gjykata Kushtetuese duhet të tregojë se ekziston dhe funksionon jo si organ honorifik, por si organ themeltar i drejtësisë dhe garant i kushtetutës dhe demokracisë me qëndrimet dhe vendimet e veta.

Çdo argument se ekspertiza e huaj është e domosdoshme e se çështjet janë delikate, apo se ekspertiza e huaj është e gjithpranuar, thjeshtë tregon impotencën institucionale të kësaj gjykate që në fillesë të erës së saj të re, për të mos thënë edhe limitet e kufizuara profesionale të disa prej anëtarëve të saj që po dalin në pah shumë më shpejt nga sa pritej. Shteti do këllqe, aq më shumë shteti i së drejtës. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë para sprovës së këllqeve duke lënë pas faktin se kush loboi apo votoi për ta.

Next Post
“Kur do të bëhesh mami për herë të dytë?”/ Rudina Dembacaj zbulon gjininë e fëmijës që dëshiron të sjellë në jetë

“Kur do të bëhesh mami për herë të dytë?”/ Rudina Dembacaj zbulon gjininë e fëmijës që dëshiron të sjellë në jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

March 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

March 31, 2026
Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In