Fundi i karantinës duket se është afër, dhe tashmë kanë filluar llogaritë më konkrete të humbjeve dhe shpenzimeve nga qeveritë e vendeve të prekura. Sipas bankës botërore, muajt në vijim nuk do të jenë të lehtë për ekonomitë e ballkanit perëndimor, pasi pritet një recension deri në -5.6%.
Në një analizë krahasuese të paketave ndihmëse që qeveritë e shteteve të rajonit kanë dhënë për situatën pandemike në adresë të individëve dhe bizneseve, Shqipëria rezulton e fundit për pagesat direkte.
Shërbimi “delivery”
Krahas ngërçit në ekonomi kjo situatë pandemike ka diktuar disa norma të reja sjellje. Gjatë ditëve të karantinës shumë biznese që u detyruan të ulnin qepenin, u përshtatën duke gjetur mënyra të tjera për të realizuar shërbimet e tyre. Me moton “rri në shtëpi” supermarketet, restorantet, baret, bankat dhe të tjera shërbime filluan të fuqizonin rrjetet sociale dhe platformat online duke vijuar punën, ndoshta edhe me rritme të njëjta, ashtu si para pandemisë. BW