Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi doli në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se shtetasit e huaj me kontribute të spikatura në fushën e arsimit, të shkencës dhe sportit do të marrin shtetësinë shqiptare.
Me këtë vendim, për Çuçin, Shqipëria mund ta kthejë si instrument për të tërhequr rekordmenët e rinj në sport.
“Është një vendim që vjen si plotësim i një neni në ligjin e ri për shtetësinë që kemi miratuar që e hap këtë të drejtë dhe përcakton të gjitha procedurat, kriteret dhe afatet e të gjitha institucione të përfshira në këtë proces për dhënien sa më shpejt të shtetësisë për këta persona”, tha Çuçi.
/a.r