• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria dhe Maqedonia i kanë përmbushur kushtet”/ Ministrja gjermane para vizitës në Tiranë: Të nisin menjëherë bisedimet

by Java News
17/01/2022 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada gjermane në Tiranë zbardh mesazhin e parë të ministres së Shtetit, Anna Lührmann, e cila zhvillon nesër vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, ku në fokus të diskutimeve është pikërisht integrimi drejt BE-së.

Në mesazhin e saj para udhëtimit drejt Tiranës e Shkupit, ministrja gjermane për Evropën ka deklaruar se të dyja vendet i kanë përmbushur kushtet për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit, ndaj dhe sipas saj, duhet të nisin menjëherë bisedimet.

Mesazhi i publikuar nga ambasada gjermane:

Ministrja e Shtetit Anna Lührmann u shpreh si më poshtë rreth udhëtimit të saj në 🇲🇰 Shkup dhe 🇦🇱 Tiranë në datat 17 dhe 18 janar 2022:
„Gjermania mbështet seriozisht perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE: Bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian duhet të nisin menjëherë. Të dy shtetet i kanë përmbushur kushtet për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit. Ne kemi dhënë fjalën. Për rrugëtimin e mëtejshmën drejt Bashkimit Evropian vazhdon të jetë me rëndësi vendimtare vijimi me vendosmëri i reformave dhe qeverisjes së mirë.“
Ministrja e Shtetit Anna Lührmann do të qëndrojë në datat 17 dhe 18 janar në Shkup dhe Tiranë për të zhvilluar biseda politike.
Në Shqipëri Ministrja e Shtetit do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, zv.Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Megi Fino si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Rrjetit Rinor Rajonal RYCO Albert Hani. Në fokus të shkëmbimit gjatë bisedave do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit në 🇪🇺 Bashkimin Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe programi i Shqipërisë si vend anëtar i ri jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ministrja e Shtetit Lührmann do të takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të shoqërisë civile për të biseduar ndër të tjera rreth mbrojtjes së klimës. 🇦🇱️🤝🇩🇪

Next Post
saimir_tahiri_gjyq-1

Shtyhet sërish seanca në GJKKO për Saimir Tahirin, prokurorët me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In