• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë pasqyra ku BE sodit nacionalizimin dhe egoizmin e vendeve anëtare

by Mero Baze
22/06/2021 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Bashkimi Europian dështoi të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një vendimi bllokues të Bullgarisë. Pas kësaj, disa nga vendet e Bashkimit Europian që këtë radhë ishin dakord të hapeshin negociatat, kanë filluar të shprehin keqardhjen për bllokimin e dy vendeve nga Bullgaria dhe të diskutojnë mbi atë çfarë duhet ndryshuar në vendimmarrjen e Bashkimit Europian, kur vendime të mëdha e të rëndësishme të bllokohen nga konflikte dypalëshe.

Në fakt objektiv i sulmit këtë radhë ishte Maqedonia e Veriut, ndërsa ne e kemi pësuar meqë jemi vend paketë me të, në këtë proces.

Por kjo nuk duhet të marrë si persekutim. Në fakt, e kanë edhe me ne. Kur u bllokuam në vjeshtën e vitit 2019 nga Franca, meqë ajo kishte zgjedhje, Holanda heshti dhe dukej sikur fajin na e kishte vetëm Franca.

Më 2020, kur Franca ishte dakord, u shfaq Holanda, e cila paskësh qenë kundër dhe më 2019, por meqë ishte e sigurtë tek Franca, bëri sikur nuk e ngriti zërin.

Tani që dhe Franca dhe Holanda janë dakord, bile të zjarrta, na del që Bullgaria po ashtu paskësh qenë kundër që atëherë, por e ka fshehur veton e saj pas Francës dhe Holandës.

Pra i gjithë procesi nuk është i bazuar mbi përparimet ose jo të Shqipërisë apo Maqedonisë, por mbi problemet e vendeve të ndryshme, që përdorin hallin e Shqipërisë dhe Maqedonisë për probleme të brendshme politike.

Ndaj në këtë pikë, kredibiliteti i procesit të hapjes së negociatave, është rrënuar dhe poshtëruar në emër të përdorimit të këtij procesi jetik për dy vendet, për interesa të brendshme politike të vendeve të tjera.

Por për të qenë të ndershëm, ajo që i ka bërë Maqedonisë ky proces në raport me Shqipërinë, është një ferr i vërtetë. Vendi, integriteti i të cilit në vitet ‘90 ishte jetik për paqen në Ballkan dhe ku SHBA vendosi helmetat e kaltra për ta kthyer në zonë tampon kundër konflikteve të ish-Jugosllavisë, 20 vite më vonë u hodh si “mish për qentë” në gojën e nacionalizmit të fqinjëve të saj.

Greqia e bllokoi për mbi dy dekada në çdo proces integrimi në NATo dhe BE, derisa e detyroi të ndërrojë emër, tekste shkollash, të heqë monumente dhe emra rrugësh e aeroportesh. Siç themi ne në gjuhën e vrazhdët popullore, “i hoqi brekët”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Bullgaria, e cila ndjehet shtet “amë” i Maqedonisë, tani e ka bllokuar me një vendim unanim të Parlamentit, që ngjan si dënim me vdekje, për shkak të gjuhës dhe identitetit kombëtar që pretendojnë.

Të dyja bllokimet ndaj Maqedonisë në fakt janë në emër të nacionalizmit, një sëmundje ballkanike e pashërueshme, që të gjithë shpresojnë se do t’i shërojë ideja e Bashkimit Europian.

Fatkeqësisht, përkundër kësaj pritshmërie, Bashkimi Europian ka ngritur një strukturë pranimi që nuk të pranon në gjirin e vet, pa leje të nacionalizmit.

Next Post
VIDEO/ Meta “arratiset” nga i nxehti i Tiranës, filmohet duke luajtur “volejboll” në Gjirin e Lalzit

VIDEO/ Meta “arratiset” nga i nxehti i Tiranës, filmohet duke luajtur “volejboll” në Gjirin e Lalzit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Ne e dime se jane hapur q’ka ndodhi tani?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In