• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë grupet e mëdha politike në Parlamentin Europian

by Taulant Balla
23/10/2019 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Taulant Balla

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë grupet e mëdha politike në Parlamentin Europian:
Moshapja e bisedimeve – gabim historik

Grupet Parlamentare të Parlamentit Europian depozituan mocionet e tyre mbi draft-rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë🇦🇱 dhe Maqedonisë së Veriut🇲🇰 me BE🇪🇺.

Qartazi në mocionet e depozituara theksohet zhgënjimi i grupeve më të mëdha të Parlamentit Europian mbi mungesën e vendimit të Këshillit Europian që do të mundësonte hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në mocionin e Grupit të Partive Popullore Europiane (inicijuar nga eurodeputetët Michael Gahler, Željana Zovko, David McAllister, Sandra Kalniete, Kinga Gál, Andor Deli, László Trócsányi) dhe Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (inicijuar nga deputetët Kati Piri, Tonino Picula, Isabel Santos, Andreas Schieder dhe Tanja Fajon) evidentohen pasojat negative në besueshmërinë e politikës së zgjerimit, e cila minon në mënyrë të drejtpërdrejtë reformat e thella të ndërmarra nga dy vendet kandidate.

https://www.europarl.europa.eu/…/docum…/B-9-2019-0161_EN.pdf

https://www.europarl.europa.eu/…/docum…/B-9-2019-0159_EN.pdf

Në mocionet e depozituara nga grupet më të rëndësishme vërehet me shqetësim se vendimi i Këshillit i dërgon një sinjal të rrezikshëm vendeve të rajonit dhe lë hapësira për influenca nga aktorë të tjerë.

Grupet më të mëdha parlamentare i kërkojnë Këshillit Europian “të marrë përgjegjësinë e tij dhe më në fund të veprojë në përputhje me angazhimet e veta; dënon çdo vendim që dobëson angazhimet e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”. Në mocionet e depozituara nga grupet e rëndësishme politike në Parlamentin Europian vihet në dukje qartazi fakti se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli vitin e kaluar.

Edhe Grupi i tretë më i madh në PE “Renew Europe” ku bën pjesë partia e Presidentit Macron apo e Kryeministrit hollandez Rutte vleresojnë pozitivisht hapat dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut.

https://www.europarl.europa.eu/…/docum…/B-9-2019-0160_EN.pdf

Tre grupet e tjera “të majtët e bashkuar”, “të gjelbërit” dhe “konservatorët”, të cilët janë opozita (që nuk kanë votuar Komisionin Europian) janë edhe më të ashpër në reagimin e tyre ndaj gabimit historik të Këshillit Europian, siç e quajnë ato mos-fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë strategjike për BE të Ballkanit Perëndimor.

https://www.europarl.europa.eu/…/docum…/B-9-2019-0156_EN.pdf
https://www.europarl.europa.eu/…/docum…/B-9-2019-0157_EN.pdf
https://www.europarl.europa.eu/…/docum…/B-9-2019-0158_EN.pdf

Vetëm grupi i “Identitetit dhe Demokracisë”, i themeluar nga Le Pen r ku aktualisht bën pjesë edhe AFD gjermane ka depozituar një mocion, (që nuk ka asnjë shans të miratohet) ka përshëndetur mos-vendimin e Këshillit Europian.

https://www.europarl.europa.eu/…/docum…/B-9-2019-0155_EN.pdf

Nëse e lexoni mocionin e tyre, çuditërisht lexon paragrafë që ngjasojnë me qëndrimin në Tiranë të disa përfaqësuesve të opozitës rrugore, kryesisht të Partisë Demokratike. Keqardhje për këtë parti, e cila duhet të rishikojë qëndrimin për të qenë në linjë me simotrat e saj europiane në PPE, e cila ka shprehur qartë qëndrimin e saj pro rrugëtimit Europian të Shqipërisë në mocionin për rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, e depozituar pranë Parlamentit Europian.

Next Post
U shkarkua nga detyra, burri i zv.ministres: Kërkoj falje publike, ja pasuria ime

U shkarkua nga detyra, burri i zv.ministres: Kërkoj falje publike, ja pasuria ime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In