Ambasadori i delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi, Luigi Soreca ka reaguar pas deklarates se Komisionit Europian se ka miratuar një paketë prej 70 milion euro për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimorë për të blerë vaksinën anti-Covid-19.
Soreca përmes një postimi në Twitter shprehet se gjatë krizës se COVID dhe tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerët e saj.
“Gjatë krizës së COVID19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar.
BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës. 70 milion € për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin mjekesore dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE”, shkruan Soreca
/a.r