• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria destinacion i jahteve luksoze, plot 230 janë ankoruar në portin e Durrësit në 8 muaj

by A R
06/10/2017 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Porti më i madh në vend, ai i Durrësit, ankoroi nga janari në gusht 1290 mjete lundruese. Statistikat zyrtare tregojnë se mes tyte, në kalata janë ankoruar dhe kanë marrë shërbimet e tyre, 230 jahte e veliera turistike, si dhe 3 kroçera me turistë nga vende të ndryshme.

Autoriteti Portual i Durrësit raportoi se në Terminalin e Udhëtarëve janë përpunuar 680 tragete. Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në Terminalin Perëndimor, në atë Lindor dhe atë të Kontejnerëve, në periudhën janar-gusht, janë përpunuar 377 anije gjithsej, ose 30 anije më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2016. Numri më i madh i anijeve tregtare, saktësisht 162, është ankoruar dhe përpunuar në Terminalin Perëndimor.

127 të tjera janë përpunuar në Terminalin e Kontejnerëve, ndërsa në Terminalin Lindor janë përpunuar 88 anije gjithsej. Gjatë 8 muajve të vitit 2017, në port janë përpunuar 2.4 milionë tonë mallra gjithsej, si dhe 664 mijë udhëtarë, bëri me dije APD.

Jahtet
Tetëmujori 2017 mban edhe numrin më të madh të jahteve të ankoruar në Portin e Durrësit me 230 të tillë nga 218 që ishte numri përgjatë gjithë 2016. Nga të dhënat e raportuara bëhet me dije se gjatë këtij viti janë ankoruar për herë të parë në Durrës një numër i madh jahtesh luksoze, me gjatësi deri në 100 metra, të cilat përveç qëllimeve turistike dhe të shërbimit, kanë sjellë mysafirë edhe për bisedime me autoritetet shqiptare.

Vetëm gjatë muajit gusht 2017, në Portin e Durrësit janë ankoruar 71 jahte, numri më i madh i kësaj kategorie mjetesh lundruese që kanë mbërritur në një muaj. “Kalliste”, “Mirana”, “Sea Dew”, “Lucipara 2”, apo “Moonlight”, “Kingdom”, “Anemos”, “Oktegon”, “Smile”, “Carpe diem”, janë disa nga emrat e jahteve me gjatësi të ndryshme dhe nga porte të ndryshme, që kanë zgjedhur të ndalojnë nga disa orë në një javë në portin më të madh të vendit tonë./Monitor/a.m.

Next Post
“Sekondat që i shpëtuan jetën”, kur Panuçi humbi avionin e tragjedisë…

"Sekondat që i shpëtuan jetën", kur Panuçi humbi avionin e tragjedisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In