• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria dëshmoi se “të vegjlit” e meritojnë Evropianin

by Aalison Pearse Stevens
16/06/2016 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Turistët e Kampionatit Europian”, kritikat për rritjen e numrit të ekipeve në kampionatin evropian ishin të mëdha. Por të ashtuquajturit “të vegjël” po dëshmojnë se kanë merituar më shumë, mendon Joscha Weber.

Me dhënien e sinjalit të mbylljes së ndeshjes lojtarët me unofrmë të bardhë u shtrinë në fushë, të prekur prej zhgënjimit dhe raskapitjes. Ata dhanë gjithçka, vrapuan, mbrojtën çdo skaj në fushë e u mbrojtën prej të gjithëve, por megjithatë e vazhduan luftën për të prekur portën e kundërshtarit duke e sfiduar me krenari Francën si vend organizator. E më pas me dy gola në minutat e fundit humbën ndeshjen. Shqiptarët qendronin të ulur apo të shtrirë në fushë të mundur. Ndërkohë që ata mund të ishin larguar me kokën lart prej Stade Vélodrome të Marsejës.

Shqipëria e fortë në këtë premierë në faza të caktuara luajti në një nivel me favoriten e turneut, Francën. Për një Euro bast në fillim të turneut fitoje katër, në rast se Franca në fund do të fitonte. Për të njëjtën kuotë në bast fitoje 501 Euro, në rast se Shqipëria do të fitonte. Por nuk pati aspak një dallim të tillë mes të parit dhe të fundit në tabelën e garës së kampionatit. E Shqipëria nuk është rasti i vetëm me shembullin e saj në këtë kampionat.

Të ashtuquajturit “të vegjël” deri tani vazhdojnë garën në EURO 2016, sepse UEFA e ka shtuar nga 16 në 24 numrin e ekipeve pjesëmarrëse dhe të sapoardhurit po tregojnë, se me nivelin sportiv ato i përkasin vërtetë këtij kampionati. Austria e forcuar suprizoi me një fitore bindëse ndaj Islandës e gjithashtu duke e dëshpëruar me barazim 1:1 me Portugalinë Ronaldon, i shpallur tri herë sportisti botëror. Suedezët para katër vjetësh të klasifikuar si pa shanse papritur po demonstrojnë një futboll klasi, Ukraina po sfidon kampionen botërore, Gjermaninë, ekipet e Uellsit dhe Sllovakisë kanë secili nga një fitore në llogarinë e tyre. Një masë ekipesh sa për të shtuar koloritin në raundin e parë? Mais non! Vives les Outsiders…

Modusi jo në rregull, por shtimi i ekipeve një fitore

Qysh tani po vërtetohet qartazi, se shtimi i ekipeve në Kampioantin Europian është një pasurim. Ndeshjet kanë treguar shumë më tepër cilësi nga sa pritej, grupet janë bërë mjaft interesante dhe numri i shtuar i ndeshjeve padyshim që i gëzon europianët e apasionuar pas futbollit. Natyrisht pas kësaj fshihet një ineteres i fortë financiar i UEFA-s, që me çdo ndeshje grumbullon para të majme. Natyrisht që zgjerimi i planit të ndeshjeve u arrit falë lojërave për pushtet brenda UEFA-s, ku për të tilla masa sjellin vota federatat e vogla të futbollit. E natyrisht nuk është në rregull modusi i zgjedhur, sipas të cilit në raundin e parë klasifikohen tetë ekipe nga 24 gjithsej.

Por “të vegjëlit” e kanë merituar vendin e tyre. Pjesërisht me rendimentin e lartë në ndeshjet eliminatore e në radhë të parë me preznatimet e deritanishme dinjitoze në turne. Në nivelin e klubeve futbolli europian përjeton një përqendrim sa të pashëndetshëm aq edhe monoton që po fokusohet gjithnjë e më shumë vetëm tek një grup i vogël i Big Player-ve. Champions League me rregullat jo proporcionale të kualifikimit ka kohë që është bërë një Club fermé i klubeve të pasura. Eshtë ndoshta lajmi i parë dhe pozitiv që tani marrin pjesë edhe ekipet e reja të vogla nga vendet më të dobëta financiarisht në Kampionatin Europian, një turne ky që zakonisht dominohet nga kryeartikuj negativ.

DW/d.i.

Next Post

“Të q... nënën”, ja si tingëllon në gojën e një francezi (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In