• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria, delja e zezë e Europës”, Basha: Do të jem i hapur para drejtësisë!

by A R
03/03/2021 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha këtë të mërkurë se Shqipëria është kthyer në delen e zezë të Europës. Ai zhvilloi një konferencë për shtyp ku citoi raportin e DASH për pastrimin e parave dhe korrupsionit.

Sipas Bashës, shqipëria është kthyer në parajsë për mafian. Kreu i demokratëve premtoi se do të jetë i hapur para drejtësisë kur të vijë në pushtet. Po ashtu ai shtoi se do të arrestohet çdo zyrtar i korruptuar që vjedh shqiptarët.

“Ditën e sotme si ditën e djeshme kam qenë në mes të qytetit të Tiranës duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, papunësinë, trashëgimia e qeve më të korruptuar. E keni dëgjuar nga kjo sallë, kjo gojë prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e DASH mbi pastrimin e parasë dhe korrupsionit në botë. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm në vitin 2020. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave, të korrupsionit është vetëm një, qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për pengesën dhe mungesën e luftimit të korrupsionit dhe pastrimit të parave është korrupsioni qeveritar. Këtë e ndjeni në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë të kujtoj përgjimet e antia-mafias italiane që tregoi se Shqipëria është kthyer në një parajsë edhe me Ndraghetën e cila pastron paratë me ndërtimet në Bashkinë e Tiranës. Raporti i DASH thotë qartë se investimet në pasuritë e paluajtshme janë në metodat më të përhapura të pastrimit të parave të paligjshme. Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë paratë për ushqimin e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në ministrinë që drejtohej nga Xhaçka për akuzën që në kulmin e pandemisë, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer shtëpitë tuaja, ky është shkaku i paralizës së biznesit, sipërmarrjes. Ky është shkaku pse gjithçka ka mbetur në vendnumëro. Më 25 prill kjo do të ndryshojë. Vota juaj është garancia për ndryshim. Duke nisur nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë dhe zyrtari do jemi të hapur para drejtësisë. Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedh bukën e gojës së fëmijëve tuaj që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raportet”, tha Basha.

/a.r

Next Post
U konfliktua me punonjësin e centralit për ujin, në banesë i gjendet një armë

U konfliktua me punonjësin e centralit për ujin, në banesë i gjendet një armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In