• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria deklarohet kundër taksës së vendosur nga Kosova për Serbinë

by Java News
22/11/2018 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100% është vlerësuar si jo e shëndetshme për ekonominë e dy vendeve, nga ana e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Në një intervistë për televizionin Scan, ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave shkon si kosto mbi qytetarët.

Ndërsa deputet e vlerësojnë si çështje të brendshme, ose si një përgjigje përkundrejt sjelljeve të shtetit serb ndaj Kosovës, duke e mos votuar për anëtarësim në Interpol.

Serbia eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej rreth 440 milionë euro, ndërsa importon mallra në vlerë prej rreth 21 milionë në vit.

Pas deklaratave të ardhura nga Brukseli, edhe Berlini është shprehur kundër vendimit të qeverisë Haradinaj për rritjen në 100 përqind të taksave doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Siç bëri të ditur për DW një burim nga qeveria gjermane të enjten në Berlin, Berlini, sikurse edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin Hahn, e shohin këtë rast si shkelje të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, shkurt CEFTA.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Prishtinës që ta tërheqë këtë vendim”, tha i njëjti burim për DW.

Por, njëkohësisht, Gjermania bën thirrje në përgjithësi që Kosova dhe Serbia të bëjnë ç’është e mundur për të shënuar përparime në normalizimin e marrëdhënieve mes njëra-tjetrën.

“Edhe Beogradi mund të japë ndihmesë për përmirësimin e atmosferës me hapa konkrete”, thuhet nga qarqet qeveritare në Berlin.

Edhe raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Peter Beyer, e mbështet thirrjen e BE-së. “Vendimi i djeshëm i Kosovës për t’i ngritur deri në 100 për qind taksat për mallrat e ardhura nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina është një shkelje e qartë e Marrëveshjes për tregtinë e lirë midis vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe mund të cilësohet si një sinjal kundër Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës“, tha deputeti demokristian për DW të enjten në Berlin.

Beyer, në deklaratën e tij, shtoi se “qysh prej rritjes së parë të taksave me 10 përqind, javën e kaluar, raporti ndërmjet dy shteteve është tensionuar”. Beyer tha se bashkohet me kërkesën e BE-së dhe i bën thirrje qeverisë së Kosovës që ta tërheqë vendimin sa më shpejt. Beyer, i cili është raportues në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, tërhoqi vëmendjen se konfliktet tregtare duhet të gjejnë zgjidhje në instancat dhe proceduarat e parapara për to.”

ma.me

Next Post
‘Sali si vajti dhe kjo puna jote, ke filluar sheh ëndrra me burgje’

‘Ndrikull ruaj gishtat’, Balla-Berishës: Çmenduria nuk ka brirë! Të kesh turp!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In