• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria, çfarë muskujsh në rajon

by
20/05/2015 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ Sa e ndryshoi miqësia me “çunat” në NATO

Shtatë vjet më parë, në prill 2008, Maqedonia ishte e përkëdheluara e BE-së dhe NATO-s. Por në samitin e zgjerimit të NATO-s në Bruksel, ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush pa, por pa mundur të bëjë gjë, largimin e delegacionit maqedon nga samiti pa marrë ftesën që lumturoi Shqipërinë dhe Kroacinë. Me një gjest krenarie, pavarësisht pantallonave të mbushura, maqedonasit u larguan për shkak të vetos greke: Ju nuk ndërroni emrin, ju nuk mund të hyni në klubin tonë politiko-ushtarak.

Shtatë vjet më pas kur në Maqedoni kanë rrjedhur shumë ujra dhe jo në drejtimin e duhur, situata duket e ndryshme. Pas grekëve që nuk ndryshojnë mendim, janë dhe shqiptarët që përmendin veton. Sot, kryeministri Edi Rama bëri një paralajmërim të qartë: “Ne duam jo vetëm një Maqedoni të qëndrueshme, por dhe një Maqedoni të jetueshme. Pa zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia nuk mund të jetë kurrsesi pjesë e NATO-s”. Më qartë se kaq nuk mundet. Bëjeni se ndryshe keni pasoja!

Shqiptarët tani mund të mbajnë shënim sesa shumë ka ndryshuar pozita e tyre në rajon: për herë të parë, në çështje që i konsiderojnë të drejta, mund të flasin dhe nga pozita e forcës dhe me forcën e të drejtës. Qoftë dhe kaq, një vështrim mbi ngjarjet e përditshme në Tiranën politike, në gër-mër-vër-vër e bër-bër-dër-dër-et e saj banale, meskine, budallaqe dhe provinciale, mund të dëshmojë sa ka ndryshuar Shqipëria që nga viti i bekuar 1999. Atëherë kur duke ndryshuar veten, Perëndimi ndryshoi dhe fatin për shqiptarët. Ka shumë arsye që duke kujtuar një gjë të tillë, të shtojnë bindjen se shpesh qeverisësit në këtë vend nuk e kanë merituar fatin që afron gjeopolitika në këtë anë të Adrtiakut. “Mutatis Mutandis”, thonë latinët: Ndryshimet e nevojshme janë bërë! Kthim pas nuk ka. Askush nuk mund të mendojë të trazojë rajonin në kurriz dhe mbi kurrizin e shqiptarëve.

Next Post

Xhihadisti shqiptar: E dashur të dua shumë, por më shumë xhenetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In